Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Korridori i shqiptareve, dje nisi nga puna

| E premte, 26.06.2009, 07:45 PM |


Nga Blerina Hoxha

Ajo qe dikur ishte vetem nje enderr per shqiptaret e dy aneve te kufirit, Shqiperise dhe Kosoves, prej dites se djeshme eshte realitet. Prishtina dhe Tirana do te mund te komunikojne me njera-tjetren, mesatarisht me vetem tre ore udhetim neper autostraden e re Durres-Morine, neper te cilen ka filluar levizja e makinave dje. Rruga qe lidh Portin e Durresit me Morinen, ne kufi me Kosoven, pershkohej nga dy drejtime rrugesh ekzistuese asnjera prej te cilave, nuk i pergjigjej kerkesave per nje rruge qe do te lidhte dy rajonet ne fjale, nevojave te trafikut dhe te levizjes mallra/pasagjereve.

Kjo per faktin, se si njeri dhe tjetri variant ekzistues kalon nga Qafa e Malit, ne lartesi mbi 1000 m dhe zbret ne lugina ne kuota 300-600 m, duke pershkuar distancen prej 234 apo 214 km nga 5 deri ne 7 ore, me shpejtesia 30-45 km/ore, krejtesisht te pamjaftueshme per nevojat e transportit dhe trafikut midis dy rajoneve. Autostrada Durres-Kukes-Morine, projekti me i madh infrastrukturor ne Shqiperi, eshte me 4 korsi, 2 korsi ne cdo drejtim dhe shpejtesia e levizjes lejohet 80-100 km/ore. Ndertimi i saj perfshiu edhe dy tunele paralele me nga 5.6 km, por edhe 29 ura. Afro 4.5 km rruge eshte mbi ura dhe struktura deri ne 80 m lartesi. E gjithe kjo veper inxhinierike madhore u ndertua nga kompania turko-amerikane Enka & Bechtel. Nje ane rruges eshte bere e kalueshme dje per automjetet, ndersa korsia tjeter sidomos ajo e pjeses se Tunelit pritet te behet gati ne shtator. Rruga e re eshte shume e rendesishme per Shqiperine, sepse shume turiste qe vizitojne vendin jane nga Kosova ose Maqedonia. Keshtu, pritet qe ne veren e 2009, qindra mije pushues nga Kosova, do ta kene shume me te lehte per te ardhur ne plazhet e Durresit. Edhe 'nxitimi' per te ndertuar ne krah te rruges se re, objekte sherbimi apo magazina grumbullimi produktesh bujqesore dhe industriale eshte i kuptueshem. Fluksi i madh i turisteve ne kohen e veres, por dhe zgjerimi i tregtise me Kosoven, fale Marreveshjes se Tregtise se Lire, e ben mjaft atraktiv kete segment te ri rrugor. Autostrada e re, e konsideruar si nje veper gjigante, kalon ne Durres-Vore-Fushe Kruje-Milot-Rreshen-Reps-Thirre-Kalimash-Kukes-Morin. Gjatesia totale e kesaj autostrade llogaritet 170 km, ndersa gjatesia e re e rruges per t'u ndertuar rezultoi 111 km.

Histori e shkurter e projektit te rruges

Studimin e fizibilitetit te aksit rrugor Durres-Morine e kryen firmat TECNIC&Mott McDonald, me nje financim nga Banka Boterore, me rreth 700 mije USD. Por projekti nisi si ide qe ne vitet 1990. Por me vone pas perfundimit te luftes se Kosoves, idea u konkretizua nga kryeministri i asaj kohe, Pandeli Majko, i cili vendosi nje takse te posacme per ndertimin e rruges. Por deri ne vitin 2005, me gjithe perpjekjet e vazhdueshme per te dhene ca segmente te rruges me konsension nuk pati rezultati. Pas vitit 2005 qeveria vendosi qe te ndertoje rrugen me fondet e buxhetit, iniciative qe u konkretizua dje. Megjithate, ndertimi i rruges eshte shoqeruar me polemika per korrupsion.

Segmentet dhe "veprat e artit" te autostrades

- Segmenti Durres-Vore-Fushe-Kruje-Milot, eshte gjithsej 59 km, konsiderohet ekzistues dhe pjese e Korridorit Veri-Jug.

- Segmenti Milot-Rreshen ka nje gjatesi prej 26 km. Projekti i zbatimit u financua nga qeveria shqiptare dhe u rishikua nga BB. Ky segment perfshin lotet Milot-Skurraj, Skurraj-Rubik dhe Rubik-Rreshen, financuar perkatesisht nga Banka Boterore dhe Fondi OPEC.

- Ne segmentin e dyte Rreshen-Kalimash, me gjatesi 61 km, punimet e se ciles po kryhen nga kompania "Bechtel- Enka", perfshihen dhe 2 tunelet me gjatesi prej 5.6 km, si dhe 29 ura, mes te cilave dhe ajo 80 m e larte, e cila lidh daljen e tunelit me pjesen tjeter te rruges.

- Segmenti i trete Kalimash-Rexhepaj prej 5.6 km, konsiderohet si segmenti me i veshtire, pasi ndertohet ne nje gjurme te re, ne nje rruge qe nuk ka ekzistuar. Ne kete segment jane tete ura, por ne te ndodhet edhe ura me e gjate prej 440 metrash.

- Segmenti tjeter rrugor Kukes-Morine, tashme do te pershkohet me shpejt ne saje te cilesise se punimeve te kryera, por edhe projektit te ri te zbatuar qe e shkurtoi ate me 8 km. Ne segmentin Kukes-Morin, punimet iu besuan 8 kompanive shqiptare te ndertimit, te cilat ecen me ritmet e kompanise amerikano-turke "Bechtek-Enka".

- Nderkohe firma maqedonase "Granit" beri te mundur dhe ndertimin e 7 urave te medha ne kete segment rrugor. Punimet prej 16 km perfshine jo vetem nje autostrade me kater korsi te standardeve evropiane, por dhe vendosjen e sinjalistikes rrugore, ndersa tashme eshte mundesuar dhe lidhja e nenstacionit te tensionit te larte, ngritur ne hyrje te tunelit te Kalimashit me nenstacionin e Kalimashit.

Rruga e re, lidhje me Korridoret Pan Evropiane

Rruga e re Milot-Rubik-Rreshen-Reps-Thirre-Kalimash-Kukes-Morine, jo vetem qe shkurton ne menyre te ndjeshme distancat e transportit ne krahasim me rruget ekzistuese, por e lidh edhe me shume infrastrukturen rrugore me Korridoret e Pan Evropiane. Rruga e re krijon kushtet per nje levizje me shpejtesi 80-100 km/ore, duke realizuar lidhjen e Morinit ne kufi me Kosoven, me Durresin, per vetem 2 ore e 30 minuta. Rritja e dendesise se levizjes qe ka jo vetem lidhja e kesaj treve, por edhe e nje rajoni me te gjere ne perspektiven e afert deri ne takimin me Korridorin Pan Evropian nr.10 ne Nish dhe me tej ne Rumani, Bullgari e gjetke, e ben kete arterie mjaft me perspektive per Kosoven, Shqiperine dhe vete rajonin.

Skeda e projektit

-Kohezgjatja e Projektit-

2006 - 2009

Gjatesia: 61 km (5.6 km tunel)

Tipi: 4-korsi autostrade

Shpejtesia e planifikuar: 80 -100 km/ore

Ura: 29 cope ne total

Afro 4.5 km rruge do te jete mbi ura dhe struktura

Deri ne 80 m lartesi

Ndertuar nga trare te gjate te betonuar 38 m

Rruga: 2 korsi ne cdo drejtim, plus shpatulla te fuqishme
Koha Jone