E premte, 19.04.2024, 05:03 PM (GMT+1)

Mendime

Kerin Hope: Autostrada spektakolare

E premte, 26.06.2009, 06:42 PM


Autostrada spektakolare

Nga Kerin Hope*

Per Kosoven, e cila vitin qe shkoi shpalli pavaresine, rruga moderne me kater korsi shenon nje lidhje thelbesore komerciale, qe shtrihet ne nje vend miqesor. Me nje cmim prej 600 milione eurosh, kjo autostrade shkurton udhetimin tete oresh nga Tirana ne Prishtine ne me se paku dy ore, thote Ernest Noka, zevendesminister i Transportit ne Shqiperi. Ka qene nje nga sfidat me te renda te ndertimit ne korridorin qe lidh portin e Durresit ne Adriatik me rruget e brendshme te Ballkanit dhe pan-evropiane. Shpend Ahmeti, nga Instituti per Studime te Avancuara, ka thene se Durresi kesisoj mund te shnderrohet ne nje rival serioz perballe Selanikut te Greqise, duke zbritur cmimet e transportit per gjithe Ballkanin, pasi te jene hapur te gjitha seksionet e rruges. "Kjo eshte autostrada e shpreses, e besimit, e punes dhe e zhvillimit per shqiptaret", citohet te kete thene kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci. Shqiperia shpreson se rruga gjithashtu do te sjelle turiste ne vijen bregdetare relativisht te pazhvilluar te Adriatikut. Shqiperia ka arritur te terheqe vitin e kaluar rreth 1 milion turiste, kryesisht nga vendet qe s'kane dalje ne det, Kosova, Maqedonia dhe Serbia. "Hapja e rruges behet pikerisht ne fillim te sezonit turistik. Presim qe rreth 6 milione njerez te marrin kete rruge prej tash e deri ne fund te vitit", thote Noka. Autostrada e re perfshihet edhe nga tunele binjake, secili ne gjatesi prej 5.6 km, dhe dy urra mbi male shkembore. Eshte nje arritje e madhe ne nje vend qe njihet per infrastrukture te dobet. Megjithate, seksionet tjera te rruges 170 km midis Tiranes dhe kufirit te Kosoves duhet ende te riperterihen dhe kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha, eshte perballur me kriticizem per tejkalim te shpenzimeve.

Autostrada thuhet se do t'u kushtoje taksapaguesve shqiptare me shume se 1.1 miliard euro, dyfishi i 550 milione eurove te inkasuar, dhe padyshim do te kontribuoje ne deficitin e ketij viti dhe vitit te ardhshem. Kosova, nderkaq, nuk ka fonde per te ndertuar arterien e saj qe do te zgjatej deri ne veri, cmimi i se ciles eshte vene ne 650 milione euro. Sidoqofte, kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha, shpreson se autostrada e re, e ndertuar bashkerisht nga Behteli amerikan dhe Enka turke, do te shtoje gjasat e tij ne zgjedhjet e pergjithshme te se dieles ne Shqiperi.

*Financial Times


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora