Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ksenofon M. Dilo: Kur i trembeshin të vërtetës

| E enjte, 25.06.2009, 07:10 PM |


Ksenofon M. Dilo

KUR  I TREMBESHIN  TE  VERTETES

Pikërisht atë mëngjes nëntori të 1984-tës, u dha rasti të njihej  cila ishte Mimoza-nxënësja  né klasën e gjashtë  e shkollës 8 vjeçare Dobrushë.
   Fjala mori dhenë: Mimoza Kapllani- bija e familes Kapllanajve shquar për  patriotizëm, kulturë,bujari e fisnikëri por,goditur rëndë nga dhuna e laboratorit komunist –  ka shkruar né hartim:..”Unë, Partine nuk e dua..”
  Servilët ,frynin madheshtinë e tyre ! Si zjarri né kashtë  përhapën fjalët  e Mimozës. Tërë mllef shfrynte ndonjë që e mbante vehten si “ babai i marksizmit”..
 Shpërtheu fortuna zë-çjerrëse kakaritëse…krra,krra :
 -Si guxon kjo nxënëse të fyejë nënën Parti?!...
Ci thuaj kësaj?
Ci duhet bijës sé reaksionarve të prashitë?!..të futë hundët né punët e Partisë?!..
 Armiku punon, pa mëshirë të goditet..të linçohet.   Derdhnin pikëllimin  sherbëtorët e diktaturës…   ç’do fjalë e njomnin me  jargët e tërbimit kuqalash! të egërsisë njerëzore, të luftës klasave,që është më e tmerrshmja nga çdo legjendë .
C’i thuaj    kësaj urrejtje ,si mund ti vësh emrin  oshëtimës sé saj, që  këput e dërmon
 jetë njeriu…!
E  pikëlluar vrapon e gjora ,e vuajtura Nënë…aq e prekura né shpirt  nga sëkëllditë.. dhimbjet e krijuara  prej atyre që ,nuk kanë zëmer-njeriu..
Po..dhe..me një fëmijë u mbeti të mirren !?
-C’të jetë kjo!?!-thotë me vehte - Mema që,në dritë të syrit fëmijët vështron!  E , zëmra  gjak i pikon !
  Shqetësimi  i shndërrohet né rënkim… Eshtë Mëmë që, nuk i mjafton mundimi i krahëve,as djersa e ballit për ti ushqyer fëmijët e ,ndoshta i  dërgon në shkollë  dhe pa mëngjes,me bark-bosh! Po..kurrë..fëmijët e  saj, s’e japin vehten e,ndër të paret né mësime  e  kudo!
Kujdes !  -u thotë - vuajtjet,hallet janë bërë për t’u kapërcyer…  
Turp për ata që vuajtje shkaktojnë…mendon…, kane me vehte parimin shkel e shko që  u  thotë : trëmbuni nga  e    v ë r t e t a.
 Metodë : gënjeshtrën,mashtrimin
Mjet-përbuzjen,poshtërimin e Njerit,shkatërrimin.. deri dhe te fëmija.Frika (nga e vërteta) ,nuk ua kursen dhe këtë marrëzi…
Bën kurajo !
E tillë  është filozofi  e tyre :  Njeriu-ujk e Ujku –njeri !..

 Tingëllim aktual  tani  ka, ai  5 maj i vititit 1954-tër  kur,- Hallë- Sava,në Sheper të Zagorisë, - befasoi  e alarmoi  të deleguarit per festë nga Tirana e kuqe   Vizitë në shtëpinë  e saj ,plot bujë e krenari për ditët e mira që  u harritën..,  insistuan t’ja merrte dhe një  kënge, kjo Mëmë  e 2 dëshmorëve ,.. Por..,ç’ndodhi ? sa dëgjuan që   buçiti  shtëpia nga kënga labe e isua aprovonte fjalët e saj :    
                                                                 “.. Moj Rusi,moj bolshevike
                                                                      Gjithë botënë e prishe
                                                                      Shiko si na katandise”               
 NDALUAN këngën!...
 -Aaa jo kështu Hallë Sava !… thane  - Pse ?!  ..u përgjegj Ajo,nuk po e shihni “vëndin që po e lini dhe pa një zog pule!”…Eh! Mor djem u  foli-Hall Sava-  të zëmëruarve.. .  ,kot nuk kanë thënë  të parët :“Rigoni – Lis nuk bëhet dot kurrë!” s’kini faj…

   Dhe.. në Dobrushë ,mërzitësia  përzihet me  kënaqësinë. Eshte e VERTETA ,që forcon Njerinë.
Kapllanajt nuk kanë si bëjnë  dot pa krenari !
- C’faj ka kjo fëmijë tani?
 I dhëmb shpyrti për Babanë e burgosur politik ,për  vëllezërit e tij ,  për njerëzit e shtëpisë keq-trajtuar . ..për  të pushkatuarit pa faj.. Vetëm e vetëm këto se, janë shqiptarë e duan demokracinë. Nuk duan Shqipërinë  vetëm me një”lule”..
 Një gjaknxehtësi “fëmije”..-mendon Mëma-Një zëmërim që dhe bukën kur kafshon e lag me lot  vajza…
 Rritet   dhe merr sulm  shqiptarja…e,  skraparlitja nuk bëkërka dot pa trimëri!
 Thuaj si të duash, kur  “thika  vete né  asht(kockë)” dhe dhëmbja të ndjek si hija trupin..nuk pyet më!.
     MOZA né natyrë  te saj   vërteton:  një jetë né dhimbje. Ajo jeton me dhimbje ,edhe ushqehet me dhimbje.
 ...Atë ditë dëgjonte né heshtje,vajza ballë-lartë me vështrim të qetë.., aty né bangën e 3-të të rrjeshtit të mezit të klasës sé saj. Dukej ,sikur thoshte me atë ekuilibër shpirtëror te saj :Pse e mundoni vehten aq shumë? Ç’kini që bërtisni. ( më kujton Donikën  e 7-të vjeçares,  nxënëse që kundërshtoi mësuesit  e saj: Sheperin e dogjën “çlimtarët” se,po të luftonin ,nuk fshiheshin me ne shpellave…ku, vetëm kakërdhi delesh kishte e jo gjermanë  ,pastaj né pararojën gjermane kish dhe  ish partizanë... ,ndryshe,nuk kish si futej armiku né këto gryka e të na digjte shtëpitë mor Jo?!..Veç ,Mësues siVangjel Kaso dinin të operonin me nxënësit  tërë takt e maturi )
 Vendosmëria-MOZE-dukej sikur thotë:  Njeri,kryej detyrën tënde.
Mbledhja ..filloi.. ..“Moza armike populli”  O  ZOT-njeriu me vehte- ç’bënet kështu !?..
..Një kakofoni e çuditeshme zhurmoi… breshëri fjalësh: zëra nga e majta ,nga e djathta,nga afër,nga larg.Në veçanti ç’do zë një britmë.. si e një gruaje né lindje !Aty monologe,aty né kor zëra…né ç’do tre fjalë njera thuhej  ARMIKE…krra,krra –ja e zakonëshme e diktaturës…
 O trazirë e verber e  rrëmetit  ! S’mbeti kush pa marrë pjesë,né mos dhe shpirtërisht,pa dalë kallauz nga kjo çetë të zgjedhurish e këtyre njerëzve të ditës, që bëjnë pjesë né skenën e luftës sé klasave..e lahen e lyen me  formula bolshevike e enveriste  për të luftuar shqiptarizmin. Varroset e verteta dhe me emërin e saj behet akoma krim.. !
Po..frikë dhe nga një fëmijë  kanë.. !..
... Diçka e çudittëshme.E egër. Rrënqethëse… Njëkohësisht e zakonëshme si né lënçime..në 100vjetor Stalini …
 Trëmbur nga e vërteta!.. Vezullon errësira e shpirtit “ kuqo” ..dhe ku?!
 Né shkollë,né vëndin e dritës,diturisë,ku..do të rrezatonte madhështia e fisnikërisë  sé saj , bretkosat politike kakarisin  :Nena Parti ka sjellë gjithë të mirat..Të punoje ku  të thoshte ajo,e të paguante sa te donte ajo!” Elbete Partia të merrte dhe lekun e fundit popullit dhe ,ky ta falnderonte…
Shkojmë një jetë provizore e duhet pirë uji i budallajit:ke vesh e s’dëgjon,sy e nuk shikon… Kush tha se,kish qënë profet dhe parashikojë këtë” të keqe, te e keqja”…Ngado ,që sillesh ndjen  dhimbje..duke ecur..,mbetet njeriu mbrapa..Kjo dhëmb dhe më shumë..
Ja si heqim e vuajmë…

 Një zë pëshpërit vazhdimisht né vesh:
.. Njeri,ti nuk ke lindur për bishë, ngjitu pra lart tek ajo që është fisnike,tek ajo që e ka emrin virtyt shqiptari. C’vlerë ka jeta kur tjetrit i thuaj:vdis né dëshpërim se,nuk ke shpëtim  po, e  thenë  shqip ”C’del nga macja gjuan mi”

 Po Moza?
 Moza që është lindur né vuajtje,ngjyen kafshatën e bukës né vuajtje , né shpirt e né trup vuan si rrallë kush tjetër . Tani.. me atë qetësinë e saj karakteristike dukej sikur thote :
Kam respekt për shokët e Partisë që erdhën e  nderuan(si servilë) dhe ngriti zënë:
“Eshtë ashtu si e kam shkruar.  Partinë    NUK  e   d u a”…
..Heshtje..  
Burrëria  e të parve KAPLLANAJ reflekton:
  U duk sikur vajza  çoi fjalë te MUHARREMI(Muharrem Kapllani-akademik,oficer ballist që s’denjoi të qëlloi mbi shqiptarin,kurrë se bëri lojën e te huajit. Të vritemi-thosh-vetëm për SHQIPERINE)) te DERVISHIT që nuk pranoi “humanizmin” e hetusit të kuq po,çau barkun e me zorrët e tij né dorë..mbaroi.. ashtu si né Vlorë  Leonidha Ruci (vallai i patriotit  të madh Aristidh Ruci,që mbeshteti aq fuqishëm Ismail Qemalin,e,nga drejtusit kryesorë të luftës Vlorës më 1920 anëtar i qarkorit të Ballit, që,kërkoi”më shpini te shokët e mij,te të burgosurit politikë “)
..MOZA  krenare,nuk lëviz nga e saja! Fjala  e saj mbush me jetë mendimin e lirë né fshatin e Beshir e Ismet  Dyrmishit,né vëndin e trimave !  Aq sa ,kur pritej të diskutonte tjetri-e shikon sikur thotë: shpejt se,filloi çfaqja ! Arbenit,”Xhites” Namikut,Fatmirit,..etj. nxënës nga të fisit saj … krenohen për kushërirën trime…e  né sytë , që u shkëlqejnë  lexohet :
Ja,mirrni shëmbull nga MOZA  jonë dhe, mësoni si  bëhet njeriu  trim !
 Me bisht të syrit e qetë,i vështron Moza ,  gjen ngushëllim né ta po,dhe më shumë forcë te   e    v ë r t e t a .
..Rrotullon sytë nga të tjerë, që ulërasin  sa ngjirren herë pas here “Parti- Enver”..  e i ngjan sikur dhimbja  pak sa e çliron… Duket sikur i mëson si ta bëjnë “mundimin”  të lehtë, dhimbjen të këndëshme….komedianët që, flasin e flasin për të vërtetën,për lirinë,po deri sa vdesin gënjejnë dhe ,bile ndjen se komunistët,”gabojnë  vetëm kur thonë të vertetën”
 Habit  kurajua e  forca shpirtërore e kësaj Vajze ! Ja pra, ku qëndron dhe vlera e dhëmbjes…Pushteti i vjetëruar  s’e ndjen vehten mirë… Sidoqoftë dikush do ta pësonte né shkollë..Ai…më i varfëri…nga biografia !
 Të zezat e njerimet vijnë nga..burgosja e të vërtetës, të drejtës! Jeta dhe vuajtja marrin vlera dhe kuptim kur nuk i trëmbesh sé vërtetës..
 Krenari  është,kush  vuan për mungesë të  d r e j t ë s i s ë  , sa dhe i trëmbur ai që,ka mohuar  e hedh balte te e verteta.  
Vuajtjet kurrë nuk të lënë pa shpresë,pa ngushëllim,pa shpagim:Kuptim-plotë fjalët e poetit:”Të  fala  rininë, të  fala  dhe  jetën
             Po,të vërtetën,JO ! Kurrë nuk ta fal !”