E enjte, 25.04.2024, 08:01 PM (GMT+1)

Mendime

Hysen Ibrahimi: Telegram Urimi - Kryeministrit, Prof.Dr. Sali Berisha

E enjte, 25.06.2009, 08:29 PM


URIME NGA ZEMRA KRYEMNISTËR PROF.DR. SALI BERISHA
DHE MBARË POPULLIT SHQIPTAR
 
RRUGA DURRËS-KUKËS ËSHTË ARTERIA MË E KËRKUAR E  SHEKULLIT DIAGNOZEN E KËSAJ ERTERIE E GJETËT JU KRYEMINISTËR SALI BERISHA

Do të donim që me përurimin e kësaj rruge të ishte i gjallë edhe ish-Presidenti i parë historik dhe shpirtëror i Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, që ai e kishte ëndërr këtë rrugë. Vdiç me dëshirën që kjo rrugë të ndërtohet. Ai thoshte: ”Rruga Durës – Kukës është boshti qëndror i lidhjeve tona të popullit shqiptar dhe vendeve tona Shqiperi-Kosovë”. Ooo qou o Pesident Rugova, e shife se kjo tani është relitet, ëndrra e jote është një fakt i pamohueshëm, të cilin e realizoi Prof. Dr. Sali Berisha, e Djathta e Shqiptarisë Kombëtare, dhe këtë amanet tëndin e kreu ashtu siq e kërkove Ti.
 
TELEGRAM URIMI
 
Kryeministrit, Prof.Dr. Sali Berisha
       
Nga Hysen Ibrahimi – Kryetar i Lidhjes Demokratike të Dardanisë – Dega në Suedi.

Shumë filozof të djeshëm dhe të sotëm kanë pohuar se shenjat e bashkimit janë aftësi artikuluese të politikës moderne duke krijuar ”arterie” komunikimi që shprehin atdhedashurinë e lidhjeve kombëtare dhe të njerëzimit. Këtë e bëri më së mirë i Madhi Dr. Prof. Sali Berisha, i cili duke i qëndruar besnik Bashkimi Shpirtëror Kombëtar arriti të ndërtoj arterjen më të nevojshme, në kohën më të duhur duke u ballafaquar me shumë sfida, por ai diti që me një brilantizëm të pa shoq, i sfidoi të gjithë kundërshtarët e kësaj rruge dhe ja arriti të triumfoi.
Kjo rrugë që zbuloi horizontin e ri që do t’a quaja horizontin kombëtar, është urbanizëm i klasit kombëtar,. është kryevepër e Kryministrit Prof. Dr. Sali Berisha dhe bashkëpunëtorëve të tij.
Mbase kjo duket aq emocionale, sepse të hapet arteria e shekullit, don të thot se është gjallërim i përnjëhershëm, i fuqishëm, i intenzitetit shpirtëror që ka tronditur prej gëzimit të gjitha zemrat shqiptare kudo që ndodhen në botë, që e kanë pritur këtë ditë të lumnueme. Kjo rrugë nuk lidh vetëm Kombin Shqiptar, por ka vlera edhe më të mëdhaja sepse kjo lidhë të gjitha vendet e Ballkanit dhe të Europës. Tani Shqipëria do të futet në harten e gjeografike të Europës me rrugë të një standardi më të lartë që gjenden në meridianet e rruzullit tonë të Tokës.
 
Kjo rrugë do të furnizoi të gjitha sferat e jetës, lidhjet e një tradite dhe kulture që e kemi, ekonominë, arsimin, turizmin, shëndetësinë, miqësinë dhe mbi të gjitha ATDHEDASHURINË. Një furnizim i tillë i vlerave të domosdoshme, përafrohet me bindjen se kjo rrugë ka kuptimin që përcakton njeriun e vuajtun dhe ja zgjedhë gjitha brengen e një shekulli.
Ndërtimi i kësaj arterie të rrugës Durës – Kukës – Morinë - Prizren, nga Prof. Dr. Sali Berisha, duhet kuptuar në kuadër të ngritjes dhe vetëdijes së tij të origjinalitetit iliro- shqiptar, dhe dashurinë që ka për popullin e vet, duhet kuptuar në kuadër të pozitës së tij si kryeministër i vendit dhe i përmasave të tërë hapësirës konkrete shqiptare duke i krijuar bindjet më të mira të qenies njerëzore në përgjëthësi.
Tashmë ky eveniment për vlerat që ka dhe që do t’i sjell, rënditet si njëri ndër evenimentet më të mëdha të popullit shqiptar përkrah veprave që priten të ndërtohen edhe në të ardhmen në Shqipëri me në krye Kryeministër i vendit,  Prof. Dr. Sali Berisha.
Eliminimin e kufirit i cili ka qenë barikadë e ngritur për të penguar lidhjet e kombit shqiptar, eliminimin e të gjitha pengesave për ndarje gjeografike me vëllezërit tanë të një gjaku dhe një gjuhe dhe duke realizuar ëndrren e madhe kombëtare, bëhen me ndërtimin e këti gjigandi të madh që është rruga Durës – Kukës – Morinë.

Në rend të parë kjo rrugë ka kuptimin e saj si kërkesë imediate e kohës, përfshirë hapësirën e saj shumë-kuptimore por që në rend të parë fillon nga ajo shpirtërorja e lidhjes kombëtare e cila u nda me pa të drejtë, pastaj është një infrastrukturë e hapur e cila përmban mesazhe të kjarta që do të verifikojnë lidhjet kombëtare dhe ndërkombëtare, për hapësirën e komunikimit dhe vizitave të ndërsjella. Kështu përmes kësaj rruge do të dëshmohet se ndodhet e fortë antika kombëtare ilire, në përkujtim të civilizimit të hershëm që ka gjenezen Pellazgo-Ilir.
Kjo rrugë për shumë politikajë të të gjitha trojeve etnike shqiptare e veçmas të Shqipërisë, ishte vetëm si pikëpamje e përjetimit  imagjinativ, pa pasur ide!
 
Do të donim që me përurimin e kësaj rruge të ishte i gjallë edhe ish-Presidenti i parë historik dhe shpirtëror i Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, që ai e kishte ëndërr këtë rrugë. Vdiç me dëshirën që kjo rrugë të ndërtohet. Ai thoshte: ”Rruga Durës – Kukës është boshti qëndror i lidhjeve tona të popullit shqiptar dhe vendeve tona Shqiperi-Kosovë”. Ooo qou o Pesident Rugova, e shife se kjo tani është relitet, ëndrra e jote është një fakt i pamohueshëm, të cilin e realizoi Prof. Dr. Sali Berisha, e Djathta e Shqiptarisë Kombëtare, dhe këtë amanet tëndin e kreu ashtu siq e kërkove Ti.
Sa do të donim që ai të ishte e së bashku me Krymeinistrin Prof. Dr. Sali Berisha t’a  përurojnë këtë rrugë të cilën Kryetari Rugoav kështu do t’a BEKONTE:
”ZOTI E BEKOFT KËTË RRUGË DHE KOMBIN SHQIPTAR”, ZOTI I BEKOFT MIQTË TANË DHE SHBA-NË”


(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora