E enjte, 25.04.2024, 07:01 AM (GMT+1)

Mendime

Kush e vrau Bardhyl Ajetin?

E merkure, 24.06.2009, 06:40 PM


Bardhyl Ajeti
Bardhyl Ajeti
Nga Bota sot


Sot, më 25 qershor, mbushen 4 vjet nga vrasja mizore e gazetarit të kombëtares “Bota sot”. Por sot, pikërisht këtyre ditëve, sikur na vjen nga Evropa vërejtja kundër kërcënimeve ndaj gazetarëve. Po kërcimet që i trillojnë ata që provojnë ta paraqesin median shqiptare si viktimë e dikujt a dikushit, dhe që kritikohen nga organizata të ndryshme të Evropës, sikur asnjëherë nuk u ka rënë në mend, për kaq vjet, jo për kërcënime, por të reagojnë për vrasjen e gazetarëve shqiptarë të Kosovës. Jo që s’kanë reaguar, por as që e kanë përmendur rastin e vrasjes së gazetarëve shqiptarë pas luftës. Pse? Sepse ata ishin gazetarë të nacionales “Bota sot”, mbase për këtë, mbase pse nuk ishin gazetarë të periodikut të shoqërisë civile të sponsoruar pikërisht nga ato “organizata” që kishin përfaqësi administrative të OKB-së në Kosovë. Dhe gazetarët e vrarë të “Botës sot” nuk janë pak, edhe pse numri në këso rastesh nuk definon shkallën e krimit mbi lirinë e fjalës, mbi lirinë përgjithësisht. Ata, ndaj, nuk janë pak, janë: Enver Maloku, Xhemail Mustafa, Bekim Kastrati…por këta janë dëshmorë të lirisë së fjalës, publicistë heronj që nuk u trembej syri nga falangat e nëntokës politike kombëtare dhe ndërkombëtare. Bardhyl Ajeti ishte më trim se të tjerët, dhe katër vjet pas instalimit të Administratës Ndërkombëtare, ai megjithatë u vra. Por ironike është sjellja e mediave të tjera, të cilat e heshtën rastin, e lere më të protestonin, madje e dhanë vetëm si lajm. Pse, sepse ai pikërisht ishte kritik edhe ndaj një pjese të medias së Kosovës, kështu që mund të shihet jo ndonjë implikim i prejudikuar, por së paku një indiferencë. Kështu, a nuk është shumë lehtë të hetohen motivet e vrasjes së Bardhyl Ajetit? A nuk është ky një motiv më shumë që drejtësia nën protektoratin ndërkombëtar kaq shumë të lavdëruar, nuk bëri asnjë hap në zbardhjen e së vërtetës, së paku të shpallë zyrtarisht hetimet kundër kriminelëve anonimë? Pra nuk janë përmendur as hetimet. Pse? Pse ato organizata evropiane që sot po luftojnë (duke e kritikuar) mungesën e lirisë së fjalës në Kosovë, heshtin për krimet e rënda dhe flasin për shkelje etike dhe morale të të drejtës së lirisë së fjalës. Kjo nuk është vetëm hipokrizi, por është edhe politikë, politikë e qartë që bën diferencime të kategorive ideologjike të gazetarëve, dhe nëse ata nuk i takojnë shoqërisë civile ballkanike ortodokse, menjëherë janë persona adapta për t’u inkriminuar, për t’u indeksuar, dhe në fund edhe për t’u vrarë. Përvjetori i vrasjes së Bardhyl Ajetit, për ne redaksinë e nacionales “Bota sot” është një ditë zije dhe pikëllimi. Dhe ky pikëllim sot është edhe më i madh, sepse në asnjë media të Kosovës as nuk jepet një lajm për këtë përvjetor. Çka flet kjo? Dhe edhe çka tjetër duhet të themi në qëndrimin e administratës ndërkombëtare ndaj “shoqërisë civile” dhe asaj që me ngulm ka qenë, është dhe do të mbetet shoqëri e fizionomisë politike nacionale. Vetëm kjo mënyrë e përkujtimit të vrasjes së një gazetari në moshën e tij shumë të re, pra vetëm kjo vetmi në mbrojtjen e jo vetëm të fjalës së lirë, por të drejtës së jetës së gazetarit, dëshmon shumëçka për këtë shoqëri në të cilën jetojmë sot. Por nuk do të dorëzohemi. Dhe, edhe pse ata që prezantohen si nacional bëhen objekt cinizmi dhe urrejtjeje që shpreh kultura mediale mercenare e fondeve të huaja ndaj çdo qëndrimi nacional, si qëndrim ”i demoduar”. Koha dëshmoi atë që bota sot insistonte para dhjetë vjetëve dhe deri sot në kontinuitet. Shqiptarët nuk kanë shans të arrijnë atje ku nuk janë shqiptar. Djathtizmi, si edhe në Evropën e sotme, do të triumfojë edhe në Kosovë e në Shqipëri, dhe gjaku i gazetarëve të vrarë për të, si dëshmori Bardhyl Ajeti, nuk do të shkojë kot!


(Vota: 6 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora