Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Agim Gashi: Për Ty!

| E merkure, 24.06.2009, 06:23 PM |


Për Ty!

Mos dëgjo fjalët e botës
Mos e qit fjalën pa mendu,
Fute n´kokë vetëm një mendim
Atë ndjenjë se unë të du.
        Moj e shtrenjëta e fjalës sime
        O moj tokë në rrotullim,
        Si u bëne aq „katile“
        Nuk ma fale veq një gabim.

Ti moj lule që qel n´mesnatë
E tërë ditën aromë lëshon,
Pash njat bukuri që ke
Thuama troq a m´dashuron.
        Mos u tremb nga ai e ky,
        Se kto punë ndodhin për t´gjallë,
        Thuaje e bëje atë furtunë
        Se nuk do të zhgrehem n´vaj.

Ti je boshti i jetës sime
E në vdeksha n´mashim kur t´shkoj,
Do të ngjallem përsëri
Vetëm Ty të dashuroj.
        T´përshëndes agime e verës
        Ti je flakë në mes dëborës,
        Ma ke ngjallë shpirtin e vdekur
        Mi ke ngjallë gishtat e dorës.


Agim Gashi
16.02.2009-Düren