E enjte, 28.03.2024, 10:03 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Shqiptaret e Ukraines. Si kane mbijetuar te tille

E diele, 26.08.2007, 09:22 PM


Kater fshatra qe flasin shqip ne veriun e ftohte. Si ruhet tradita gjuhesore dhe traditat zakonore nga komuniteti i shqiptareve atje. Rrefim per shqiptaret qe beshkejetojne mes dy kulturash te largeta.  Kater fshatrat jane te banuara nga Shqiptaret qe jane vendosur rrethe vitit -XVIII- dhe ato quhen Karakurt (sot Zhovtnjovoje), Devneskoje (Taz), Gjeorgjevka (Tyshki), dhe Gamovra (Xhandran). Fshati kryesor eshte Karakurt. Keto kater fshatra shqiptare mbijetojne ende dhe sot. Ata kane nje urbanistike te thjeshte.

Karakteristikat e tyre

Shtepite fillimisht qene ndertuar prej balte te pjekur, me pas u perdor guri i gdhendur dhe u bene me monumentale. Hyrja ne shtepi behet nepermejet dhomes se zjarrit, ne njeren ane qe dhoma e vogel e ndenjes dhe ne anen tjeter eshte dhoma e madhe e miqve. Ne keto shtepi gatuhet me oxhak. Aty eshte furra,(kymbet) dhe prane saj minderi prej balte. Pjesa e brendeshme zbukurohet me qilima dekurative, dhomat kane mobilje druri. Kane dhe nje furre ne oborr te shtepise. Prane kater fshatrave ka nga nje kishe te cilat kryejne te gjitha rritet fetare sipas menyres se lindjes. Popullsia shqiptare e ketyre fshatrave i ruan traditat e veta, pasi ata kane folklorin gojor dhe koreografik. Grate thurrin qilima me motive shqiptare dhe perdorin zbukurimet prej argjenti me motive te vjetra. Vathet jane ne forme unaze dhe ruhen ne vite kostumet e hershme kombetare si dhe paftate brezit prej arghendi.

Pak histori

Shqiptaret e Ukraines fillimisht u vendosen ne veri te Odeses 220 km ne fshatin Karakut se bashku me bullgaret dhe gagauzet. Ne fillim te vitit 1860 nje pjese e fshatit Karakut u shperngul ne rajonin e brigjeve te detit Azov rreth 10 km larg brigjeve, ku u themeluan 3 fshatra, Devnenskoje, GJeorgjevka, Gamovra ku jetojne edhe sot qe kete toke ja dhuroi Katerina -II- e Rusise. Ata kane nevoje per shqiptare, pasi nuk kane njeri tjeter pere t¡¯i mesuar gjuhen shqipe. Ne arkivin e tyre ruhen nje numer i madhe fotografish te vjetra dhe kostume prej 195 vjetesh qe kur kane ardhur ketu. Eshte per te ardhur keq deri me sot, pasi asnje dietar shqiptar i Istitutit te Kultures Popullore nuk ka qene ne fshatrat shqiptare te Odeses. Nuk mund te kuptohet dot pse askush nuk ka qene i interesuar te takoje keta njerez, te vizitoje shtepite e tyre dhe te shohin si ata e rruajne me aq fantatizem tradicionalitetin e tyre shqiptar.

Problemet
Te gjithe kane dicka per te treguar, per kohen e veshtire qe kane kaluar qe kur kane mberritur ne keto zona, madje problemet duket se nuk jane mbaruar edhe tani qe kohet kane ndryshuar rrenjesisht. Jane te varfer. Kane nevoje per nderhyrje ne rriparimin e shtepive te tyre, per riparimin e kishave. Madje edhe uji i pijshem qe ata perorin eshte jashte kushteve higjeno-sanitare. Kerkojne ndihme. A e di dikush nga vendi yne se ka shqiptatare edhe ne Ukraine dhe a do te mund te ndihmohen keto familje????



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora