E marte, 23.04.2024, 12:54 PM (GMT+1)

Kulturë

Shkurte Fejza, një këngë meritore për presidentin historik

E merkure, 24.06.2009, 06:23 PM


Shkurte Fejza (Foto: Fadil Berisha)
Shkurte Fejza (Foto: Fadil Berisha)
Një këngë meritore për presidentin historik


"Kënga ka dalë e mirë dhe jam e lumtur për këtë", i ka thënë "Lajmit" këngëtarja Shkurte Fejza, e cila, pas disa muajsh përsiatjesh mbi tekste dhe vija muzikore, ka qëlluar ta pikasë atë që dëshironte dhe me këtë të ndihej e nderuar që po i këndon presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova

Nga Naime Beqiraj

Prishtinë, 22 qershor - Kërkesa esaj të interpretojë një këngëhomazh për presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, ka zgjatur më shumë seç e kishte menduar. E donte një tekst jodosido, një muzikë të goditur dhe ta realizonte një videoklip që ta meritonte emri i kësaj figure të ndritur, e që ta nderonte edhe vetë këngëtaren. Tekste të panumërta i kishte sjellë ndër duar, po ashtu edhe vija të ndryshme muzikore. Por, ishtendalur vetëm te vargjet e poetit Faruk Tasholli, të cilat ia kishin përmbushur kërkesën e saj artistike. E kënaqur që teksti dhe muzika e kompozitorit Naim Gjoshi janë pothuajse ato që kishte kërkuar, apo siç thotë një këngë paksa më e veçantë, ajo ka vendosur që këngës t'ia realizojë edhe një videoklip. "Gjoshi njihet si kompozitor i mirë dhe fitues çmimesh nëpër festivale. Krijimin muzikor të kësaj kënge e ka marrë me një dashuri të veçantë, ndaj edhe mua si këngëtare më ka ndihmuar që ta këndoj, jo vetëm me dashuri e përgjegjësi, por edhe me ndjenjën se është këngë e realizuar mirë". Ndërkaq sa i përket realizimit të videoklipit të këngës, ajo shprehet se është duke biseduar me miqtë që edhe videoklipi të jetë i së njëjtës frekuencë artistike si kënga. "Jam duke u konsultuar me shumë njerëz, në mënyrë që videoklipi të dalë, jo vetëm i veçantë dhe meritor, por edhe i bukur". Më shumë se emocion gjatë incizimit të këngës, Shkurta thekson se ka ndier krenari. "Është vetë teksti që të krijonemocion, sepse brenda tekstit e kam parë figurën e Presidentit tonë. Më ka emocionuar, por jam ndier edhe shumë krenare, sepse kjo figurë përherë ka krijuar te unë një atmosferë frymëzimi, ndaj jam munduar 't'ia jap hakun' me këtë këngë". Shkurta ka vendosur që kjo këngë të jetë pjesë e albumit të ri, i cili pritet që shpejt të dalë në qarkullim. "Është këngë e një natyre tjetër. Kujtoj që është artistike dhe si etillë mua më bën nder", flet ajo, koshiente se e ka bërë gjetje të mirë sa i përket kësaj teme dhe figure. "Presidentin Rugova e kam nderuar dhe dashur përherë. E kam pasur rastin edhe ta njoh. Unë nuk jam militante e asnjë partie, as e profiteve, por këtë këngë e këndoj me zemër", përfundon këngëtarja Shkurte Fejza.


(Vota: 9 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora