E enjte, 25.04.2024, 10:35 AM (GMT+1)

Kulturë

Bajame Hoxha - Çeliku: Letër falënderimi për poetin Përparim Hysi

E merkure, 24.06.2009, 05:58 PM


BAJAME HOXHA-ÇELIKU
 
Letër falënderimi për poetin Përparim Hysi
 
I nderuar Zoti Perparim,
Ju falënderoj nga zemra,Më bënë shumë pershtypje vargjet tuaja të dala nga një shpirt i pasur dhe ndoshta shumë i plagosur.Ato vargje që mi keni kushtuar mua janë një vlerësim i madh nga ana ime! Jam prekur thellë dhe i lexova me lot në sy disa herë! Po ja, koha ecën e bashkë me kohën edhe ne kemi ecur,ndoshta  çalueshëm,ndoshta
me perde përpara,ndoshta të cënuar në shpirt, por ja që patëm guximin të ndjekim kohën,të ngrysim vitet e egra të rinisë sonë e më në fund të gjëndemi perpara këtyre vargjeve që na prekin e na bëjnë akoma më të ndjeshëm më poetë...
Ishta e thënë të kalonim kohën e vitet më të bukura të jetës sonë nëpër terrinë,S'ke ç'i bënë,nuk ndreqim dot asgjë,na mbetet të vajtojmë!
Por jo,ne jemi të fortë nuk do vajtojmë por do të tregojmë për plagët tona,per metodat despotike,tiranike, të cilat i provuam e i perballuam për ditë e për ditë,Tani fëmijët e mi më thonë:Mami,mos shiko më pas, por të lutemi shiko përpara...
Eh,e ç'të shikoj përpara unë...?! Unë s'shoh më asgjë përpara meje, asgjë..! Ata nuk e kuptojnë dot se përpara meje nuk shtrihet më asgjë,asnjë projekt nuk duket më...gjithçka eshtë tretur e humbur duke u mbuluar pa e zënë ende vesa e mëngjesit nga mjegullajat përpirëse!
Po e mbyll  këtë letër me ndjenjën e falënderimit dhe të respktit për ju, dhe pë stafin drejtues të gazetës. Bajamja


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora