E enjte, 25.04.2024, 10:57 PM (GMT+1)

Kulturë

Milazim Kadriu: Gërshetim i dashurisë,lirisë dhe bukurive të atdheut

E merkure, 24.06.2009, 06:25 PM


Gërshetim i dashurisë,lirisë dhe bukurive të atdheut

Romani : “Sytë e tu kanë ngjyrën e të gjitha luleve…” i Musa Jupollit ,botoi Shtëpia Botuese “Faik Konica,Prishtinë ,2008

Nga Milazim Kadriu
 
Krijuesi llapjanë Musa Jupolli ,që jeton e vepron që nga viti 1984 në Paris ,par lexuesve kosovarë erdhi me romanin “Sytë e tu kanë ngjyrën e të gjitha luleve…”Romani është i ndarë në dy pjesë : Bardhi dhe Zana dhe pjesa e dytë  Agroni dhe Afrodita.Siç shihet edhe nga vetë titulli i romanit në te shtjellohet tema e dashurisë por pjesa më emadhe ëshët historike ku flitet për hostorinë kombëtare.Pastaj dashuria për vendlindjen zë një vend të veçantë ku me një artë të të shkruarit përshkruhet natyra dhe gjithë bukuria e vendlindjes.Ndonse autori flet për historinë e një familje  liridashëse brez pas brezi që nga lufta e kaçakëve e deri në luftën efundit të UÇK-së .Duke përshkruar vuajtjet,sakrificat dhe kontributin e familjes Bardh Malit nga fshati Alban i Mesianës ai flet edhe për dashurin e protogonistëve kryesor Bardhit dhe Zanës si dhe për pengesat e tyre në realizimin e dashurisë së tyre ngase ishte kohë okupimi dhe familjet që ishin me orientime kombëtare heqnin të zit e ullirit nga okupatori shekullor.Andaj për shkak të pengesave që paraqiteshin në rrugën e dashurisë së bardhit dhe Zanës erdhi deri në prak të dështimit të kësaj dashurie.Kjo ndodhi për faktin se Bardhi për shkak të veprimtaris së tij atdhetare u burgos..si pretekst për burgosjen e tij merret një portreti të  viztuar në trupin e një qershie e ai ishte portreti i Zanës të cilën edonte aq shumë.Portreti Zanës ishte I gravuar dhe po ashtu edhe Shqiponja dykrenare.Edhe përkundër të gjitha vuajtjeve dhe fejesës së Zanës pa dëshirën e saj  me një njeri që ajo as që e njifte  sepse ai jetonte në botën e jashtme dhe që nuk u kthye ta marr asnjëherë.Pas daljes nga burgu prap këta dy të rinjë u bashkuan,por për tu larguar nga syri i okupatorit që Bardhin e ndiqnin në çdo hap bashkpuntorët e okupatorit ata shkojnë për të jetuar në fshatin e dajëve të Bardhit në Malsinë e Mesianës.Po thuajse i njëjti fat endoqi edhe djalin e tyre Agonin dhe të dashurën e tij Afroditën.Ndonëse ngjarja zhvillohet në vend të caktuar,ka personazh të caktuar  ajo pasqyron jetën dhe vuajtjet  e popullit shqiptarë që edhe përkundët të gjitha të këqiajve që ua shkatoi asnjëherë asnjë okupator nuk arriti ti gjunjëzojë.Vend të rëndësishëm në roamn zenë edhe përpjekja e popullit për arsimim në gjuhën amëtare të cilat përpjekje u kurorëzuan  me rezultate që ndihmuan  në rrugën e gjatë për liri.Frymzimi i autorit për këtë roman  vie ngase edhe vetë ai  i përkiste grupit  të të përndjekurve  për shkak të veprimtarisë  atdhetare.Për këtë edhe shumë momente janë origjinale dhe i ofrohen lexuesit shumë në mënyrë të kapshme dhe konkrete.Po ashtu në roman shumë vend zënë edhe bukuritë  natyrore  të këti vendi.Ndonse nga malli për atdheun  ku autori që nga viti 1984 prej se jeton në Parisë,vetëm një herë e ka vizituar vendlindjen.Autori në roman përshkruan qytetin e tij Mesianën, ashtu si dukej dikur në ditët erinisë së tij,që edhe tani pak ka ndryshime .Derisa  Bardhi edhe pse  bie në burg pas daljes nga burgu arrinë  të martohet më Zanën ,ndërsa Agoni qyshg iI ri detyrohet të shkoi larg për tu shkolluar edhe Afrodita  ndjek mësimet por q ëjanë larg nga njëri tjetri dhe kanë vështërsi të takohen sepse këtë ua vështërson gjendja gjithnjë e më e rëndë  që krijohet  në Kosovë.Mirëpo optimizmi ëshët shumë i madh  pas përfundimit të luftës së UÇK-së ,ku edhe kontributi i protogonistëve  nuk ka munguar.Për vuajtjet,depërtimet ,vrasjet e popullit shqiptarë nga pjestarët e okupatorit,plaqkitjet,shkatrrimet e shtëpive dhe qëndresën e oxhaqeve shkruan Afrodita në letrat esaj që ia dedikon Agonit.Po ashtu ajo i shkruan edhe disa letra të tjera në të cilat përshkruan gjithë atë që ndjen për Agonin.Pas ardhjes së lioris ëtë gjithëve iu kujtohen fjalët e Bardhit q ëua kishte thënë  shumë vite më parë  se “Liria e Kosovës duhet të vijë”.

 BOX:
Musa Jupolli  lindi më 7 qershor 1955 në fshatin Alban (Shajkofc) të Poduejvës.Kreu studimet në Letërsi Shqiptare në Universitetin ePrishtinës.Nga viti 1972 merret me poezi,disa prej të cilave I botoi në Zëri i rinisë,Flaka e vëllazërimit etj. Nga viti 1984 jeton në Paris,ëshët themelues i Shoqatës “ALBAKOS” e para shoqatë shqiptare në FIDH.Mban shumë takime  dhe konferenca në Francë, Belgjikë, Itali, Danimarkë e gjetiu për çështjen e Kosovës dhe kulturës shqiptare. Më 2001 botoi librin e parë  “Le Gardien de chevaux”,më 2002 një cikël të poezive  në “Voix d’Encre”.   


(Vota: 12 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora