E premte, 19.04.2024, 01:51 PM (GMT+1)

Kulturë

Arsim Halili: Intervistë me Hamit Gurgurin – krijues letrar

E merkure, 24.06.2009, 07:11 PM


Hamit Gurguri
Hamit Gurguri
Intervistë  me Hamit Gurgurin – krijues letrar


Nga Arsim Halili

Në vend të letërnjoftimit:

Hamit Gurguri i lindur më 1. nëntor. 1949 në fshatin Godancë të Drenicës. Shkollën fillore të kryer në  Dobroshec, ku mësues të parë kishte poetin Fazli Grajqevcin. Siç pohon Hamiti ky ishte edhe “fajtor” në thonjëza, që sot unë shkruaj. Sepse, ai  na mësoi, se si krijohet vargu, rima, ritmi, metrika, e shume çka lidhur me teknikën e artit letrar.  Për fat të keq nëna e frikësuar, nga pushteti, i kishte djegur të gjitha shkrimet, që kisha deri atëherë. Kam ndjerë shumë dhembje për to, edhe sot ndjejë dhembje. Me profesion jurist, studimet e mbaruar në Zagreb.  Jeton në Suedi që 17 .

Nisma e juaj për të bërë art?

Kam filluar si nxënës, gjegjësisht në vitet e shtatëdhjeta, por që për fat të keq, nuk kam mundur të publikoj. Shkrimet e mia  përjetuan një fat të keq, sepse më 23. shtator. 1998, së bashku me shtëpinë, më janë djegur gjithçka që kisha edhe dorëshkrimet edhe biblioteka personale. Punimet më të mira, atëherë i kam shkruar për uniformat. Nuk e di se erdhi të shkruaj, por ja që ende vazhdoj të shkruaj .
 
Ju keni qasur kryesisht prozës, pse?

Kam shkruar më herët  edhe poezi, nuk kam të botuar ndonjë përmbledhje, me përjashtim që e kam të botuar ndonjë, nëpër  revista. Kur jemi te proza, më duket se mundë të shprehem më mirë te ajo, gjë që mund ta përshkruaj shumë mirë, ngjarjen, personazhin, kohën, mendoj se e kam gjetur vetën.
    
Jetoni në Skandinavi, çka do të thotë për ju, që jen larg vendlindjes, sa ofrohen kushte atje për një krijues?

Librat e Hamit Gurgurit ne panair
Librat e Hamit Gurgurit ne panair
Suedia si vend stabil, pra me një paqe të gjatë, që 200 vjet pa luftë, do të doja të citoj se i lakmoj për dy gjëra:

-    E para varrezat e rregulluara për mrekulli
-    si dhe e dyta, bibliotekat që kanë një qetësi shumë të lartë dhe hapësirë shumë të madhe dhe gjen libra të gjitha gjuhëve të botës.
Libri lexohet shumë, çmohet,ai lexohet kudo qoftë pavarësisht vendin ku gjendesh.
Krijuesi nuk kërkon kushte. Ai ka  nevojë për kushte të brendshme shpirtërore, ai është një vullkan që del, qoftë  herë pas here, qoftë çdo herë por megjithatë ai çmohet.

Në shkrimet tuaj vrehen, se keni qasje, për legjendat, mitet, thënë qartë  shkruani prozën historike?  

Me që jam lindur në Drenicë, jam rritur me: legjenda, tregime, këngë, fjalë të urta dhe që në personalitetin tim kanë luajtur një rol  të jashtëzakonshëm.
Po ju tregoj një gjë në veri të Suedisë, mbahet një festival letrar i natës, me që dimrit, netët janë shumë të gjata dhe njëri nga miqtë e mi në Suedi, më bëri një pyetje:
-    Si i lexonin tregimet prindërit tuaj?
Unë mendova pak,  thash meqë prindërit e mi ishin analfabet, dhe  një gjë do të tregoj, isha  ndër të parët që lexoja letra që vinin nga ushtarët që ishin aso kohe në shërbime ushtarak.
Por, nëpër oda tona, nëpër ato llamba të dobëta vajguri, uleshin burrat dhe gratë dhe tregonin, shpjegonin për jetën nderin, për besën, traditat,  për solidaritetin, për ndihmën njëri- tjetrit. Shpesh kur shkruaj, mendoj se ngjyra është i dobët, aftësia është e kufizuar, për të shprehur të gjitha ato dukuri, ato përshkrime,  ato legjenda që po i përmendni. Unë ato i zbukuroj dhe mendoj se lexuesi do të ndjejë kënaqësi, por natyrshëm se edhe unë ndjejë kënaqësi si krijues.

Sa kënaq organizimi i mërgatës shqiptare në Suedi, e në veçanti në fushën e letrave?

Mërgata shqiptare është një potencial i madh. Do të merrja guximin të them, se nuk është në nivel të kënaqshëm, se po të ishte e organizuar mirë, është një forcë jashtëzakonisht e madhe intelektuale, atdhetare, gjuhësore, pse jo edhe ekonomike. Ka luajtur edhe rolin e vet diplomatik edhe ushtarak. Krijuesit, mendoj mund të kenë një rol të veçantë, mund të jenë një faktor koheziv, të lidhjes dhe të ndërlidhjes, të afrimit dhe të bashkëpunimit me njerëzit tanë, që të ruajnë dhe të kultivojnë, gjuhën dhe traditën te gjeneratat e reja, të cilët po rriten, me një mes, me një kulturë, me një gjuhë tjetër. Kultura është një kështjellë, e cila mund të ngrihet nga pak, por që mund të zbukurohet çdo ditë.

Mund të na flisni rreth përkthimit të librit nga suedishtja ”Sëmundja mistike”, mendoni se janë zbardhur fakte, rreth kësaj tragjedie?

Miku im Goran Wassenius, ka shkruar librin në suedisht ” Den Mystska Sjukdomen”, që në shqip do të thotë “Sëmundja mistike”, autori suedez e ka kryer ngadalë këtë punë, pjesë; pjesë, punë e cila i ka zgjatur,diku dhjetë vjet. Pasi e dëgjova zërin e tij në “Radio Suedi”, të një njeriu të qetë, një njeriu me një shëndet jo aq të mirë, mora përsipër ta përkthej këtë libër. Kam bërë një punë të vogël, e kam bërë me kujdes më vjen mirë, sepse ditë më parë ishim në Prishtinë me autorin Goran Wassenius, është prit jashtëzakonisht mirë edhe autori edhe libri i tij. Ju bë një nderë nga ana e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare, për të cilën gjë edhe u bë promovimi i librit. Ishte një prani e madhe edhe referuesve, por edhe dashamirëve të librit. Konsideroj se edhe mediat në Kosovë, kanë luajtur rol pozitiv në publikimin e këtij libri. Për sa i për ketë çështjes se a janë zbardhur të gjitha faktet, rreth helmimeve të nxënësve në vitin 89, mendoj se nuk janë zbardhur të gjitha faktet, ka ende për të bërë, në këtë drejtim.  Autori i librit i luti, respektivisht, u bëri apel institucioneve tona, me që tani është Kosova shtet, që të hulumtoj, dokumentacionin në arkivat dhe në organizatat ndërkombëtar,  t’i siguroj ato dokumente, lidhur me këtë çështje për të cilën autori nuk ka pas mundësi që t’i siguroj. Sepse nuk ja kanë ofruar ato dokumente. Mendoj se organet tona do ta bëjnë një gjë të tillë.

Planet tuaja rreth krijimtarisë?

Kam përfunduar romani “Ah Toplicë”, arsye pse e kam shkruar këtë roman, është se gjyshi im ka ardhur në Kosovë, si shtatë vjeçar nga rrethi i Toplicës, d.m.th pas Lidhjes së Prizrenit.  Kanë ardhur nga fshati Gurgur, prej nga edhe mbiemrin.  Ky fshat i për ketë komunës së Bllacës në Toplicë. Do të përpiqem të jap në vazhdime, do të shkruaj atë që më kanë treguar, atë që e kanë përjetuar të parët tanë, të ardhur nga ky vend. Mendoj se do ta laj një borxh sa do të vogël si pasardhës  i tyre.

Romanin “ 99 vjet rrugëtim”, një pjesë të tij ju keni qasur edhe Luginës, pse e keni trajtuar këtë gjë?

Po të isha më i ri, më besoni, se më kënaqësinë më të madhe, do të vija të jetoja në Preshevë. Shpresoj se kufijtë do të jenë formal. Ashtu siç janë në shtet skandinave. Por për gazetarë, e shkrimtarë, kufijtë nuk i ndjejnë kurrë. Ju duhet të qëndroni aty, do të vijnë ditë të mira edhe për Luginën e Preshevës,  e di se tani për tani nuk janë në pozitë të favorshme. me gjithë qejf do të vijë ta vizitoj atë pjesë.

A meriton përkrahje më të madhe krijuesi kudo qoftë ai?

Kam frikë se gaboj për këtë që e them, se edhe këtu edhe në mërgim krijuesit, nuk janë në pozitë që të stimulohen. Të paktë janë, ata krijues  që janë pasuruar me libër. Bëjmë një jetë modeste. Krijuesi është një kronist i kohës, ta pasurojë kohën, për brezat që vijnë pas nesh.

Në krijimtarinë tuaj, hasim edhe personazhin femër, çka ju shtyn juve, ta trajtoni atë?

Më kujtohet thënia e Ismajl Qemajlit në Londër, ku thotë:
“Në asnjë vend të botës, nuk respektohet femra, se sa në vendin tim”.
Burimi i inspirimi janë femrat tona, qofshin ato: gjyshe, gra, nëna, apo motra. Femra është strumbullar i mbrojtjes së çështjes kombëtare, e pranuam këtë ose jo, ne meshkujt.  Po ta shihni edhe në mërgim femra kishte ndjesinë, dashurinë shumë të madhe, për çështjen tonë kombëtare. Këtë rast nuk i anashkaloj edhe meshkujt. Femra jonë nuk nxjerr fjalë urrejtje edhe ndaj atyre që na kanë bërë keq. Femrat tona janë edhe motra të bijës sonë të madhe Nënës Terezë, atë duhet ta lartësojmë. Janë femrat tona që i dhanë disfatën e parë anti-osmane në Drenicës, shih më gjerësisht te romani “ Burrneshat”

Porosia për lexuesit tanë

Duhet të kemi një lidhje reciproke, ne njerëzit  që jetojmë në mërgim dhe të atyre që jetojnë këtu, sepse po i humbëm këto lidhje të forta, atëherë, ju na keni humbur neve, ne ju kemi humbur juve. Suedia, para 100 viteve, ka qenë shumë e varfër dhe për këtë shumë suedez migruan për në SH.B.A,por ata nuk e harruan vendin e tyre,  kapitalin e tyre edhe intelektual edhe ekonomik e sollën ne Suedi. Çka mund të vërehet, se edhe krijuesit suedez, shkruajnë stilin, që shkruajnë amerikanët. Prandaj them, pse të mos e japim edhe ne kontributin tonë reciprok, në mënyrë që vendi  ynë të jetë, vend me perspektivë evropiane.


(Vota: 5 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora