Gjekë Marinaj: Lutje në ditën e tetë të javës (Cikël poetik)
| E marte, 23.06.2009, 08:04 PM |
Gjekë Marinaj u lind në Brrut të Malësise së Madhe me 26 Maj, 1965. Me 12 Shtator të vitit 1990, u detyrua të largohej nga Shqipëria për në Amerikë për arsye politike. Institutin Mjekësor ISPT në Arlington, e mbaroi në vitin 1998. Ndërsa Fakultetin e Shkencave të Përgjithshme (Degree: Associate in Science), e mbaroi në vitin 2001 në Brookhaven College. Pastaj u diplomua pranë Universitetit të Teksasit në Dallas, Shkolla e Arteve dhe Humanizmit (Degree: Bachelor of Arts in Literary Studies: Magna Cum Laude) në vitin 2006. Dy vjet më vonë, pra në vitin 2008, Marinaj u diplomua pranë UTD në Shkollën e Arteve dhe Humanizmit (Master of Arts in Humanities—Studies in Literature). Që nga Janari i vitit 2008 Marinaj vazhdon studimet për doktorature po në Universitetin e Teksasit në Dallas, ku është Kandidat për Ph.D. (Kandidat për Doktor i Filozofisë: Letërsia botërore e të gjitha kohërave). Për më se dymbëdhjetë vjet Marinaj ka punuar në Departamentin e Patologjisë pranë Baylor University Medical Centre. Aktualisht është Pedagog i English & Communication dhe i Letërsisë Botërore pranë Richland College në Dallas, Texas. Ndër dekoratat dhe titujt e nderit mund të përmendim: Magna Cum Laude, dhënë nga UTD në vitin 2008 dhe Magjistraturën (Class I) nga Universiteti i Teksasit në Dallas. Deri në Qershor të vitit 2009 ka botuar këto vepra: "Mos më ik larg", 1995 – poezi; "Infinit", 2000 – poezi; "Ana tjetër e pasqyrës", 2003 – intervista; "Ora e paqes", 2005, përkthim - poezi nga Rainer Schulte; "Në shpellën e Platonit", 2006, përkthim - poezi nga Frederick Turner; "Poezia Amerikane", 2006, përkthim - antologji nga poetë amerikanë; "Ca gjëra nuk mund të mbeten sekret", 2008 – prozë dhe "Lutje në ditën e tetë të javës", 2008 – poezi. Ndër çmimet letrare që i janë dhënë Marinajt mund të përmendim: Çmimin e Parë në poezi, nga revista letrare amerikane Sojourn në vitin 2006 dhe Çmimin Pjetër Arbnori në Letërsi, akorduar nga QNK (Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, Tiranë) në 2008-ën. Marinaj, gjithashtu, në 2008 ka qenë editori i revistës së famshme amerikane “Translation Review” Nr. 76. Që nga viti 1992, jeton në Richardson të Teksasit me gruan e tij, Dusita. Marrë nga libri “Lutje në ditën e tetë të javës”AUTOPORTRET I AVANCUARMarlowe më ka bërë shumë nder me Faustus;Tani i njoh mirë vlerat e shpirtit, kostot e dijes.E dalloj më pastër vijën e lakuar të ekuatoritDhe njësimin humano-kafshëror të centaurëve. Segmenti optik i kulturës së vuajtjes,Zbërthimi i bërthamave të atomit klandestin,Eksplozivi kimik dhe rezultati i shpërthimit,Mbeten strategjia ime e mësymjes, Sistemi mbrojtës nga forca shtytëse e gazeve.I lodhur nën mbikëqyrjen e paqes vetëm në letër,E kam ndërtuar veten përtej ngritjes së trupit,Ujit të bekuar që shtrydhi poetin Philip Sidney Të belbëzojë: "Thy need is greater than mine". Me më pak shkrola e me më shumë të bardhëSytë ma shtyjnë botën në të kundërt të logjikës, rreth balancës së rrezikshme: dashuri-dhimbje.Lind dhe perëndoj me diellin e planetit kiçelevQë të mos trazoj gjurmët e astronomëve në hënë. Atmosfera ime është një shtresë e hollë jete e vdekje.Hidrosfera më mbetet tërësia e djersëve dhe gjakut. Biosfera më nxit neutronet të veprojnë së bashku, Më ndihmon litosferën: fytyrën që mbroj nga turpi.I parrëfyer fare para kodeve të errësirës së KaositUrrej nga afër efektet e çdo prelude për pushtim;Shkatërrimin e njërit si mundësi e qetësisë së tjetrit:Të më falë Miltoni, por për mua do të ishte më mirë Të jem shërbëtor në parajsë se sa sundues në ferr.AFËRDITAAfërdita e la në ajër guaskën e para-dritës;Veshur fare hollë në pëlhurën e hënës,Bëri litar perdet e ylberta të mëngjesit,Si lule agu zbriti në Kankunë të Meksikës.Me ta parë, qielli u kthye në një pemishte prilli,Brigjet krijuan gjoks Afërditës t’i ngjajnë.Toka nga ndrydhja vesë të kristaltë djersiu;Buqeta yjesh të ndezur çelën në gjoksin e saj. Rëra e bardhë ia mbështolli gjurmët në gji;Peshkaqenët ia thyen dhëmbët njëri-tjetrit.Delfinët filluan të këndojnë në notën “si”,Dallgët fshehën thinjat në gjëmimet e detit.Bukuria e Afërditës e gjunjëzoi Kankunën,Sa dallgët kaltëroshe ia skuqi në fytyrë;Horizontit aty pranë prush ju ndezën buzët, Diellit i dridheshin rrezet si të ishte i pirë.Afërdita e shtrydhi fytyrën valëzuese të detit,Me elegancë e nderi mes dy syve të saj të qeshur,Në ikje, pa të keq, Kankunës ia bëri me dorë,Dhe horizontit në qafë iu hodh shkujdesur.ME SYZET E TUAKur lexoj botën me syzet e tua Aktivitetet vullkanike Ndërrojnë pikën e origjinës.Shkrumbi i një vdekje të hershme Gllabëron evidencën fizike të ish-gjallesave:Përbërjen e karbonit-14 që skadon në tërbim.Mbeturinat e zhdukjes përbëjnë Shtresën sipërfaqësore të humbjes.Thelbi i jetës së përjetësisë venitet Në atmosferën e ftoftë të realitetit. Tek konkurron me të vërtetat e errëta të nëntokësTunelet me mure të lëmuara ia thyejnë Paraditës tehet e këpucëve të patinazhit: Në atë moment kontakti i të dukshmes Dhe të padukshmes krijon njohjen e ngjyrave Të syve të tjerë që kanë nevojë për syze. Nuk është thjeshtë ngatërrim mprehtësish.Pikërisht në tehun e bisturisë të së përhershmesVetë-përtërihen horizontet e rezistencës, Si dhe idealet e harruara poetike të Rumit.Dredhur në fishekë fund-hapur prej letreShoh vizione të vëna në shënjestër, Pentagrame me më shumë se pesë vijaQë përpiqen të minimizojnë rëndësinë E renditjes së notave të etikësDhe qëllimin e drejtimit horizontal të gishtërinjveKur njerëzit i japin dorën njëri-tjetrit.KOMËSHINJTË, NË BRRUT TË M. SË MADHESi fëmijë,U fluturoja në krahë si zog dëbore;Gjithmonë gjeja cicërima ndjellëseNë bardhësinë e pafundme të zemrave të tyre.Dhe erë të mirë petullash Në ajrin e pastër të mëngjeseve gjeja.Si djalë,U largova si një nga dallëndyshet e F. ShirokësPër në një sfondKu pëllumbat e butë të mbrojnë nga egërsirat,Ku manekinët e zbërthejnë një komçëSi tramt që unë të rezistojÇdo ndjenjë, çdo dhembje, çdo arsye… Gjithsesi, Në kotecin e thurur me brinjët e miaMbështjellë në ca fletë të zverdhura librashGjej e rigjej dashuritë e tyre të çiltra.Si burrë, Gati e paskam humbur rrugën për në Brrut.Nuk qaj,Se “lotët më gjenden më thellë se malli”,Por shpesh trokas në dyert e tyre të hapuraEdhe pse ferrat e mungesës duart m’i përgjakin.Si i vdekur,Shpeshherë kur vdes E gjej veten duarkryq të mbyllur në qerpikët e tyre;Komshinjtë hapin sytë,Dhe unë ngjallem përsëri.BISEDË ME VDEKJEN Një ditë do më marrësh për dore, Thjeshtë, pa më pyetur.Në vend të syve Do më lëshosh rëndë dy globe të errëta.Dy teleskopë “nightshot” Do më varësh në qafën e lodhur.Trupin, edhe dy jetë më tej, Do ma largosh nga vetja. Të gjithë këtë do e quash Një eksperience vetjake. Do më bindesh se u largova Sa për të formuar një nocion... Rënkimet do m’i emërtosh Si këndvështrime subjektive,ShpirtinPër llambat e qyteteve të tretura, Do ma bësh neon.Njerëzit do shtegtojnë Labirinteve të motiveve të dikurshmeDuke i kthyer emocionet e mia Në trotuare ku krismat heshtin.Do i laj mëkatet Për të gjitha poezitë që i lashë të pashkruara,Dhe për vajzat Që në emër të nderit Dashurinë për mua e lanë të vdesin. Më në fund,Realitetit tënd Do ia pranoj tonin e fuqishëm moralist, Gjilpërat me të cilën grith Portretin e figurave dhe ngjarjeve jetësore. I menduar Ose i pamenduar mirë Do e nderoj frikshëm, Personalitetin tënd dyfytyrëshDhe përsosmërinë e drejtësisë hyjnore.TË GJITHA JURITË DO MË FALNINNë GjoksMban dy kambana të arta të kthyera përmbys,Por nuk është një kishë e bekuar.Çuditërisht,Kur kaloj pranë saj fshehurazi bëj kryq,Por nuk është besimi ai që m`i komandon duart.NdonëseHelena dhe Circia janë të Shkrira brenda saj,Ajo nuk është greke.I vetëdijshëmSe çdo shikim i saj edhe më thellë më zhyt në mëkat,Zotit, këtej e tutje, nuk i kërkoj parajsë tjetër. UDHËTIM ME LUNDRËN E KARONITLumenjtë e mbretërisë së nëntokës,Pa i ulur zërat për askënd,Vazhdojnë gurgullimet trishtuese të fjalëve, Ndërmarrin një vërshim arterial Në trupin e zverdhur të muzgut. Mesazhet marrin jetë Brenda membranës së flluskave, Sqarojnë për fajtorët Skicat e skalitura në portaret e ferrit:Nëse je lindur Je fajtor. Nëse e lexon këtë mesazh Je këtu.Mësohet se delta e lëvizjeve Mbetet vetëm një lojë mundimesh:Jeta na qenka Më parë një frymënxjerrje, Pastaj një frymëmarrje. Gjithçka midis tyre Vetëm një mundësi Për të kryer mëkate.Po qëndrimet neutrale, Bamirësitë në ç’qitap janë regjistruar?Sipas “skicës” janë shkrirë Nën llambadarët e trazirave mendore, Janë derdhur në kanalet shkumuese Që la pas lundra e Karonit,Në të njëjtët Kallëpe Ku derdhen monedhat e argjendta Shkulur nga goja e shpirtrave më të vjetër Para se të hidhen në “Had”.Në këtë nën-ajrosje,S’do mend,Zagushia fryn hirin e ferrit,Deklaron natyrën me re Të të çakërdisurve antikë.Aty çekani i instinktit obskurantist Mpreh inatin mbiQëllimin e fitimit Nga udhëtimi me të vdekurit.Xhudhinjtë projektojnë të ardhmen E qytetërimit mbitokësor:Duhet te gjendet një libër Më i vjetër se Bibla që ePërshkruan gjeografinë e qytetërimit të ri Si një tabaka mbuluar me pluhura bojë hiri.Aty ferri është Një pjesë e ekzistencës gjeografike Që mban mure rrethuesePër kufizimin e lumit Të shpirtrave të vdekur. Ç’mendonte Virgjili Kur e përshkruante ferrin Si qyteti i zotit!Gdhendja e këtyre portave të detyrueshme E portretizon atëSi një vend i shprehjes së hidhërimit, Pendimit të përjetshëm.Në këtë vend, Në këtë jetëFerri është e kundërta groteske e parajsës. Një vend prej të cilit kurrë nuk ka ikje.SHKODRËSJo, mos i mbyll dritaret e kësaj mbrëmje,Ndjenjat e mia në qiellin tënd vetëtijnë; Si zogj të hutuar që shtegtojnë plot dhembje“Shkodër!”, “Shkodër!”, cicërojnë.Sonte mos i ndiz qirinjtë e darkës,Durimin e Rozafës në sofër mos e sjell,Mallit që kam për ty m`i mjaftojnë flakëtQë hënën e qytetëruar ta veshin me diell.Këtë muzg, shqyej e bëni krahë perdet e teatritLe të dukesh midis tyre si një shpend.Migjeni që s’po e kapërdin dot kafshatën...Në poezinë time fshin djersët e portretit tënd.Mungesa mbetet një mesnatë me yje të vrarë,Kur këtu është natë, ditë është tek ti,Ti shtrydh ndjenjat e unë ndjehem i tharëPor madhështia jote më njomëson përsëri.FUJIPjesa skeptike e telepatisë së fujit,Shkruar, fshirë dhe shkruar përsëriNë rrënjët e thinjave të parakohshme.Hartat e funksioneve të mendjeveNë qendrat e mendimeve njerëzorePërcaktojnë për të sasinë shpirtërore.Mohon mungesat e provave gjenetike, Por çmon sa veten esencën e vetminë Sepse aty s’ka fjalë, vetëm mendime.Yamanaka fshin kodet primitiveNë shtresën më të fundit të MotosutPër të dhe për banorët e Gotembasë.Çdo gjë që koncepton imagjinataPoli i tij magnetik e kthen në jetë,Në një mineral shtesë në ujin blu. Pas rindeshjes së rrasave tektonike Shanset e reja u bënë jeta e së ardhmes:Ai qorroi vetëm sytë e vjetër të Tokjos.24 ORË DASHURIMuzgu e ndjeu nevojën tonë të fshihemi dikuGjithësinë rreth nesh e zbuti në bojëçokolatëFshehurazi qeshi me fytyrat tona të ndezura Dhe u largua tinëzisht për ne duke folur uratë:Natyrshëm, natyrisht, bëmë dashuri në natyrë.Me livadhet, para kohe, djersimë vesën e parëMe flokët e natës ia fshimë gjoksin mëngjesit.Lëndinën e shqyem në mes si një copë pëlhurëDhe zbuluam buzëqeshjen më të re të universit: Natyrisht, bëmë dashuri në natyrë, natyrshëm.Për dreq, të gjithë banoret e erës e morën vesh.Merkuri u shkëput nga vendi dhe u zhyt në det.Dielli vuri duart në bel e u lartësua plot ëndjeDhe muskujve të tokës u pëshpëriti një sekret:Bëmë dashuri në natyrë, natyrshëm, natyrisht.Pa ua qarë hallin kometave që luhateshin përtejMbrëmja e re erdhi si një luleëndërr plot nektar, Zbërtheu komçat e sipërme të këmishës së zezëDhe për ne të dy vari në qafë hënën e larë me ar.I PA IMUNITET NË SHQIPËRI Shqipërinë e gjeta si atë engjëllin e bardhëQë ecën ngadalë një pëllëmbë mbi tokë Me hijet e të vdekurve buqetë në dorë. E përqafova i vrarë dhe i zbetë në fytyrëSi një portokall aty-këtu i kafshuar.Pashë thonjtë e saj me njolla gjaku të tharëQë akoma vuanin dhimbjen e shkuljesKthyer në tjegulla mbi piramidat e akullit. U shtrydha, u bëra vaji i kandilit të saj, U bëra pjesë e fitilit me kokë pluhurore.E ndjeva se flaka e djegies time la imazh hiri.Por ndonëse drita që dhashë dukej prej tymi,Sytë u ngrinë xham rreth meje të mos fikesha. Sikur të kisha imunitet shpirtëror në Shqipëri,Do mbaja për vete pa turp kripën e lotëve. —Tiranë, Korrik, 2006
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.