E marte, 16.04.2024, 12:58 PM (GMT+1)

Kulturë

Milazim Kadriu: NDSH-ja në Llap zhvilloi një aktivitet të dendur...

E marte, 23.06.2009, 06:38 PM


NDSH-ja NË LLAP ZHVILLOI NJË AKTIVITET TË DENDUR<NGA VEPRIMTARË TË NJOHUR
"Partia Nacional demokratike Shqiptare në Llap (1949-1953)" i autorit Adem Ajvazi

Nga Milazim KADRIU

Libri "Partia Nacional demokratike Shqiptare në Llap (1949-1953)" i autorit Adem Ajvazi që ditë më parë doli nga shtypi bënë fjalë për aktivitetin e dendur të NDSH-së në Llap dhe personalitetet që u prinë këtyre aktiviteteve .Ata në rajonin e Llapit dhe më gjerë mbetën personalitete të përjetshme historike, që përjetshmërinë e siguruan me punën dhe përkushtimin atdhetar si pjesë e rëndësishme e një organizimi për vetëdijesim, çlirim dhe prosperitet kombëtar.
Libri është një punim shkencor dhe vazhdim i librit "NDSH-ja në Llap (1945-1949), Mulla Ramë Govori" i potë njëjtit autor. Si është thënë edhe në librin e parë edhe në këtë libër autori,lexuesit ia bënë me dije se NDSH-ja në Llap si personifikim të vetin kishte atdhetarin e njohur Ramadan Hoxha apo si është njohur në popull Mulla Ramë Govori. Materiali i këtij libri që flet për aktivitetin e organizatës së NDSH-së dhe personalitetet e sajë është i ndarë në tri pjesë. Në pjesën e parë të librit bëhet fjalë për rrethanat shoqërore e politike në Llap 1945-1953, për Konferencën e Prizrenit dhe për delegatët e këtij kuvendi nga Llapi, për Konferencën e parë të PKJ-së për rrethin e Llapit dhe Rezolutën e Informbyrosë. Ndërsa në pjesën e dytë bëhet fjalë për themelimin dhe veprimtarinë e organizatës NDSH të Llapit në periudhën 1949-1953,për kryesinë e parë të NDSH-së në Llap, fjalimin e Mulla Ramë Govorit para të pranishmëve me rastin e themelimit të organizatës së NDSH-së. Pastaj për formimin e Komitetit në Koliq, formimin e NDSH-së në Llap, kuvendin themelues të sajë të mbajtur në Obrançë, programin e saj si dhe për shumë aktivitete të organizatës dhe atyre që e ndihmuan në forma të ndryshme përhapjen e NDSH-së në këtë rajon.
Në pjesën e tretë të këtij libri e që është më voluminozja,autori na sjell aktivitetin në kuadër të organizatës të aktivistëve më të njohur të NDSH-së në Llap, gjatë kësaj periudhe. Fillimisht na sjell të dhënat për korifeun e NDSH-së Sabit Kapiti, për të vazhduar më pas me Shaban Shalën, Mustafë Kikën, Ibrahim Demolli, Nuhi Gashi, Nexhmi Sejdiun, Xhafer Metën, Shaban Zhjeqin, Fetah Babatincën, Hamit Zhitin, Jusuf Islamin-Koliqi, Adem Bejtush Podjevën, Musli Fushën etj. Në fund të librit autori sjell edhe biografitë e NDSH-istëve të Llapit të periudhës 1945-1949 si Ramadan Hoxha-Mulla Ramë Govori, Ilaz Fazliu-Koliqi, Ajet Ruhani i Dyzit, Rashit Namani, Shaban Lepaja, Musli Dumoshi-Podvorica, Ramadan Ajvazi, Azem Rashiti-Bajoku, Rrustem Muharrem Statofci, Vëllezërit Musli e Ali Qosa, Hajdar Durmishi etj.
Siç thuhet edhe në libër qëllimi i formimit të NDSH-s ë ishte shtrirja e saj dhe formimi i komiteteve të veta në qytete dhe fshatra dhe të shtrijë aktivitetin , për pengimin e vendosjes së pushtetit komunist. Në vazhdën e këtyre planave u formua edhe komiteti i NDSH-së në Llap.
Si edhe komitetet tjera edhe NDSH-ja në Llap zhvilloi aktivitet të dendur deri në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore derisa një numër i aktivistëve u vranë, një numër u burgosën dhe një numër emigroi jashtë vendit për të zhvilluar aktivitetin nëpër vende të ndryshme të perëndimit.
Për dekada të tëra derisa u çlirua Kosova nga okupatori serb , për NDSH-në është shkruar shumë pak .Arsyet janë të njohura. Por me ardhjen e lirisë, historiografia jonë ka shkruar në një masë të konsiderueshme për veprimtarinë e NDSH-së .Edhe historiani Adem Ajvazi në dy librat e tij "NDSH-ja në Llap1945-1949 ,Mulla Ramë Govori
" dhe "Partia Nacional Demoke Shqiptare e Llapit 1949-1953" ka arrit të pasqyrojë në masë të mirë veprimtarinë e kësaj organizate dhe veprimtarëve të sajë.
Libri "Partia Nacional Demoke Shqiptare e Llapit 1949-1953"është botim i autorit, kurse për recensent kishte tashmë të ndjerin Dr. Sabit Uka.


(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora