E premte, 26.04.2024, 12:36 AM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Ismet Tahiraj

E hene, 22.06.2009, 06:19 PM


ISMET TAHIRAJ

1.SHQETËSIME PURPURTE
 (sipas endrrës dhe bregave te Buçës)

etërit mbështjellë nepër eterin e zi
kënaqën në peshikzën  e brengave
si ne gugën te devës
t’ tulaturë në vëdhesinë e nikotinës
si këna nëpër duarët e vashave.
E plepi gjethon derisa sorrat
Kuvendojnë për vezët klloqkë
I gostitur nga glasat.
2.
të gjithë bijërive u thirrët emri
dhe secili prej etërëve të hedhë pështymë në gojë
se pështyma është lëngë hamshori
tepër të kënaqur në mëndafshin purpur
te shqetësimeve kapitale

del si lojë hamshori
si kakërdhi iriqi...


2.MESKINET

Si krimba  u aduluan
Për hiq njeri
Nëpër qivurin
E rrëhmijeve.

Derisa    u   krimb
Guaca e  mençurisë

Dhe mbi kështjellën e tyre
Valonte flamur  i poshtërsive.

3.BACILËT

Kokërr  e kripës
Dielli se thau,
As shiu se shpërlau

E ne prush s’ kopi
Se nuk kopi.

Fund e krye
S’u dogj.
2.
erdhën altruistet
me punën e tyre heshtake
damarëve punë bryme
si sharrëza te  bagëtia

qerthuan ne shtim
bacilet...

4.LULESHELGU

Te dali ne shëngjergj
Udha s’ ka udhë
Verdhës gjitherë , s’është  e verdhë.

Deomos ne te korra
Kur korr tifoja.

Lulebojgjake
Piptha gjelbrak.

Udha nuk i dihet udhës
Udha tinëz udhës i bënë lak.

Artieret a i ushqejnë
Aorta varfnjak.

5.DERRARET

Ngordhi i gjallë i atllë gomar
Tharku u mbush kokallë,
Hëna si drapër
Në fund garë.
2.
derraret i krehin kërriçat
ua jalnë prapanicat

ne fund  garë
u fishkëllojnë gishtave.

6.SYTË  UJORË

Sy ujorë
Më veshje trëndafili
U kam frikën.

Skajshmëri.
2.
uji i tyre nuk derdhet
as nuk shterret

rritet gufon
vazhdimësi.

7.ZEJEN E AKREPIT

Në Vushtrri
Lavirët në këmisha nate
Derdhin qumësht portokalli
Nepër fytyrat e agloshëve.

Bulërijnë kafeneve
Si merimanga  ne rrjetë

Tym i beft i duhanit

Bijave te veta
Ua mësojnë zejën
2.
zejën mbase te akrepit
ndoshta hyjneshave-vjedhce

rreze solare
u vetëtijnë dhëmbëve.


8.I VETMUAR

Ndajnatë të pashë
Ishte muzgu i parë,
Blirët e shëtitorës
Të kishin vënë napë.

Zjarrmia më dogji
Shtatin tim krahethatë

Andej e këtej luftova
Më vetevetën time , në  vetëmi,
Shkreptimë e syve tu
Mua me dogji llahtari.

Dhe blirët e gjatë
I vetëmuar si unë,
Mbatën atë natë...

9.I PA JETË

Edhe pse vjen
Më fëshfërimë-fustani,
S’ më gjenë
Se më dallgët
E vdekjës
U përplasa
Ia dola-mbanë
Nuk e ngushtoja
Kurrëkend

E tashë
Jam në cipën e ajrit
Në cipën e ujit,
Në cipën e dritës
Unë   ylli i parë.

Dhe cipës se jetës
I jap jetë....


10.INTIME ME BACË AHMET  DELINË

Udha më solli
Kryezot
Ne konakun tënd.

Ti bëjmë  dy llafe
Në katër sy.

Se trualli
Po dergjet nëpër hi.

Ai çove fjalë
Shaban Jasharve

Kund të mos lënë therrë
Truallit te mbijë.

Dhe ti kryezot
Ne heshtje me dhe –bekimin

Se turku kal me galsa sorrash
Këndej s’ te kalojë

As qiellor të përhenur
Këtej s’ do të ulurijnë.

Gishtverdhi yt
Ishte kah dielli

Kryezot
Edhe një rilindje të re
Po (gëzojm) përjetojmi....

        
11.TINËZ-AR

Në cilin krua
Të  vëmi ujë për të pirë,
Vrimat  e vetvetës
T’ i njohim më mirë.

Rrënjë e cilit kërcill

Se ushunjëzat
Ëngjejë
Na përthithinë
E plagët m’i lëpijnë.

Tani qelbet moti
Qelb i qelbur
Katranos

Uji në krua vije
Gurë (tinëz) na verë – verdhëza...


(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora