E premte, 29.03.2024, 07:36 AM (GMT)

Mendime

Halit Bogaj: Veton Surroi refuzoi të shkonte në Parlament

E hene, 22.06.2009, 05:16 PM


VETON SURROI REFUZOI TË SHKONTE NË PARLAMENT

Nga Halit Bogaj

Me rastin e ardhjes së Marti Ahtisarit tek ne dhe paraqitjes së tij në Palamnetin e Kosovës për ta marrë shpërblimin që ia ndau kryetari e vendit, Televizioni surroian u ngut ta jepte një lajm’’bombastik’’se Veton Surroi’’patriot’’i radhëve të para të çlirimit të Kosovës dhe ‘’demokrat’’i dorës së parë, ngase kishte qenë i zhgënjyer me shkeljen e Kushtetutës së Kosovës që nga dita e parë e implementimit të saj, nuk paska shkuar me 15 qershor për ta festuar Një vjetorin e saj kur tek ne erdhi Arkitekti i Pavrësisë së Kosovës- Kolosi Marti Ahtisari.Pra voglushi Veton Surroi me mendjemadhësinë e tij paranoike  provoi të matet dhe ta tejkalojë Marti Ahtisarin që edhi me rastin e Një vjetorit të Promovimit të Kushtetutës së Kosovës për të cilën shkiet po çmenden nga inati dhe pamundësia për ta penguar ..Pra ky Veton Surroi egocentrik i llojit të vetë  po përpiqet akoma që të bëhet dikushi pa qenë askushi! I mjeri pasi i humbi zgjedhjet e kaluara dhe mbeti askund, sot përpiqet të bëjë bujë se kinse nuk ka dashur të shkojë në Parlament sepse Kryetari/demek Fatmir Sejdiu /që në ditën e parë e paska shkelur Kushtetutën!!!!’.Meraklia i mbarëvajtjes së Kosovës edhe sot u mundua të na mbushte mendjen se kishte të drejtë që nuk shkoi aty ku ishte Marti Ahtisari, burrështetasit e tjerë evroperëndimorë dhe përfaqëuesit e institucioneve të Kosovës.!Ai pa fije turpi në Televizionin e vetë/siç thotë Gjergj Fishta- Lela Kros he Lela Kros vetë shkraj vetë vulos/u mundua t’i lëshojë do pleshta dhe të na e mjegullojë trurin se kinse paska bërë heroizëm që nuk paska shkuar në promovimin e Njëvejtorit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.Ky farë kodoshi i dorës së parë mundohet të na mbush mendjen se është dikushi dhe nuk mendon fare se ne të gjithë e dimë se ai i humbi zgjedhjet dhe mbeti si gjynah pa asnjë vend në ulëset e Parlamentit të Kosovës. Madje nga zavali dhe inati kinse po bënte diçka., u tërhoq nga kryetarllkau i partisë duke mbeur  nën mëshirën i njëfarë Teutës e cila pa fije turpi vazhdon të del para opinionit, sikur të ishte dikushi dhe t’i kishte 20 vende në parlament!.Këta njerëz të frustruar dhe të dashuruar në vetëvete përpiqen që përmmes televizioneve të veta private dhe shtypit majtist të tregojnë se akoma jemi gjallë!..Për çudi lajmin, për mospjesmarrjen e Vetonit në Parlament, përveç Televizionit privat/KTV/të të tij u ngut ta jepte edhe RTK-ja e cila me Vetonin ka raporte si macja me miun, por në këtë rast si duket i kishin disa interesa të përbashkëta /të ditura vetëm prej tyre/.Prandaj edhe ranë në një gojë dhe kinse u bë kiameti që nuk paska shkuar plangprishësi i dikurshëm në vendin e ngjarjes, në Parlament.. Thuajse qenka bër nami dhe kinse e paska pasur shumë zor edhe Parlamenti pa Vetonin!!!!.Por unë si lexues, dëgjues dhe vëzhgues po ia shoh shumë të madhe edhe presidentit se përse ia ka dërguar ftesën atij i cili ,edhe në këtë  ditë shumë të lumtur dhe të rëndësishme për Kosovën/me rastin e ardhjes së Marti Ahtisairit tek  ne/ e prishi me deklaratën e tij e cila i ka shkuar për shtati vetëm Beogradit. E si ta spiegojmë ndryshe atë që e tha Surroi se’’Kishtetuta e Kosovës është shkelur në ditën e saj të parë e deri sot’’!!!.Shkiet e Beogradit me të drejtë do të thonë’’ Falemnnderit prej Zotit, Vetoni është i mençur, e pse jo  edhe i drejtë,sipas tyre/.’’.Ani më në ditën kur erdhi Ahtisari! Ata do të kenë qenë të  kënaqur duke kundërmuar në shlivovicën e tyre tradicionale.Prandaj ti o Veton Surroi preke pak kokën dhe mendo për dëmet që ia shkakton këtij vendi.Mbase të drejtën për të folur dhe për t’u sjellur në këtë mënyrë do ta fitosh në zgjedhjet e ardhshme të cilat për fat të mirë janë shumë afër.Mjerisht edhe sot fole hashamet,siç thot populli ynë, bile në këtë ditë, më 15 qershor 2009 kur është dashur t’i tejkalosh zënkat, mospajtimet dhe marifetllëqet e tjera që bluhen vetëm në kokën tënde të padefinuar.Të mjertë ne çka dëgjojmë prej teje, nasihat pas nasihati dhe pa kurrfarë kuptimi. Ti je ai i njejti që nga sikleti që nuk fitove asnjë votë dhe pasi ke rënë nga dynjallëku pas humbjes, u përpoqe të na hedhje hi syve që krahas Ministrisë sonë të punëve të jashtme u përpoqe ta formoje njëfarë ‘’Klubi të politikës së jashtme’’se kinse ti je ai Lela Krosi për të cilin e kishim fjalën më lart. Me atë Klubin tënd të Politikës së jashtme ti mund t’i bësh qejf vetëm vetëvetes, prandaj freno pak o Veton dhe shkel nëpër tokë se mos po rrëzohesh ashtu siç je rrëzuar gjithmonë.!


(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora