E marte, 11.08.2020, 04:39 AM (GMT+1)

Komente

Lekë Mirakaj: Pse Edi Rama nuk mund të jetë kryeministër

E hene, 22.06.2009, 07:05 PM


Pse Edi Rama nuk mund të jetë kryeministër

Nga Lekë Mirakaj

Pergjigja e kësaj pyetjeje eshte e thjeshte. Nuk mund te jete kryeminister se zgjedhjet i fiton PD.

Por, le t’i japim vetes te drejten per te menduar te kunderten. Fillimisht te analizojme pretendimin e te derguarve te Rames ne debate, se Ai ka fituar ne Tirane dhe do fitojë perseri. Pa u mbeshtetur ne pretendimin e mazhorances, se çertifikatat kane qenë determinuese ne fitoren e tij, deshiroj te shpreh mendimin personal pse ne 2007 patem ato rezultate. Ka disa arsye: E para: si rregull qeverite fituese, ne fillim te mandatit, ndeshën me nje numer vështirësish. Keto veshtiresi vijne si rezultat i punes per korrigjimin e te metave dhe gabimeve qe ata trashegojne nga qeverite e mepareshme. Dhe e dyta, vijne si rezultat i veshtiresive ne implementimin e projekteve e metodave te reja ne pune, e voneses se rezultateve te prekshme. Ne pergjithesi elektorati, ai qe te ka dhene voten eshte i prirur per rezultate te menjehershme, gje qe ne dy vitet e para te qeverisjes “Berisha” linte hapësire per mjaft dyshime.

Le te kujtojme ketu energjine elektrike. Premtimet e Berishes per 24 ore drita dhe kthimin e vendit nga importues ne eksportues, perballeshin me realitetin e zhurmave te elektromotorave ne trotuaret e Tiranes, çka te krijonte nje ndjenje bezdie, e cila ne momentin e votimit u kthye ne indiference. Por arsyeja kryesore ka te beje me arrogancen provokative, me sjelljen haxhiqamiliste te Edi Rames, i cili ne nje kohe kur kerkohej qe vendi te demonstronte se jemi te denje per anëtarësimin ne Nato dhe avancimin e marreveshjes te Stabilizim-Asociimit me BE, luajti lojen e turpshme te bojkotit. Edi Rama vuri interesat e tij personale para interesave kombetare. Ne ato kushte qeveria, per hir te interesave madhore, per hir te se ardhmes, u dorezua para dilemes: te rrezikojë tere mundin e sakrificat e deriatëhershme apo te sakrifikojë imazhin para elektoratit qe kerkon t’i tregohet vendi Edi Rames. Shtyrja e zgjedhjeve qe nje veprim qe nga nje pjese e elektoratit u konsiderua si dobesi - dihet qe te dobëtit nuk shperblehen. Por nga ana tjeter tregoj para tere botes se qeveria shqiptare ishte e vendosur qe te realizonte objektivat e saje madhore, qofte duke dhene imazh te gabuar para elektoratit, me pasoja per momentin. Mund te kete edhe arsye te tjera, po le te kufizohemi ketu.

Si paraqitet situata sot? Kemi nje qeveri qe jo vetem i ka realizuar premtimet e 2005-s, por edhe i ka avancuar. Kriza energjetike mund te thuhet se i takon historise. Infrastruktura si pararendese e zhvillimit te qendrueshem, ka marre rrugen e zgjidhjes perfundimtare. Arsimi i larte si nje rezerve dhe investim i sigurte ne te ardhmen e zhvillimin e vendit, ka njohur arritje te paimagjinushme me pare. Korrupsioni, plage asfiksuese e shoqerise, mund te themi pa gabuar se sot mund te ekzistoje si fenomen po jo me si sistem, siç ishte kthyer ne qeverine e meparshme. Fakti i grumbullimit dhe i kthimit ne pronesi te qytetarit te kater miliardë e me teper dollarësh e verteton kete. Nuk qene as minierat e floririt, as puset e naftes, burimi i ketyre te ardhurave, po vetem lufta kunder korrupsionit. Keto pare deri dje vidheshin, kurse sot i kthehen qytetarit ne shkolla, rruge, ujësjellësa, ne 24 ore drita dhe garanci se e ardhmja do jete edhe me e ndritur. Po t’u shtojme ketyre arritjeve, rrogat e dyfishuara, pensionet e dyfishuara, panorama behet edhe me e pashprese, per kriminelet e djeshem, hajdutet e politikes "se vjeter" dhe kandidatet-hajdute te politikes "se re" edviniste. Qeveria shqiptare realizoi anetaresimin e vendit ne NATO. Pavaresisht se ndonje ish-diplomat, i mesuar me suksese "spektakolare" gjate kohes qe i bente nder kombit me sherbimet e tij te jashtezakonshme, e quan as me pak e as me shumë, por "Asgjë". Populli e konsideron si fitore, qe duke i shtuar edhe perspektiven tashme te anetaresimit ne BE, ka ndermend qe me 28 Qershor t’i thote "Jo" Edi Rames, e te vazhdoje rrugen e ndryshimit, rrugen e suksesit. Le t’i shtojme kesaj edhe faktin qe qeveria nuk u terhoq para kercenimeve e shantazhit te politikes se re per bojkot, fitorja behet edhe me e sigurte. Se cila do jete opozita ndryshe e "çunave dhe gocave" qe Edi Rama na i ka bere peshqesh, si neve, si socialistave, ne parlamentin e ri, pasi ai vete do jete duke u kujdesur per te mbuluar faktet e korrupsionit ne bashkine e Tiranes, kemi pasur rastin ta konstatojme gjate debateve televizive. E mbani mend yllin e ri te politikes se re edviniste, Ajola Xoxen, qe ne saje te paraqitjes skandaloze u dogj dhe fatmiresisht nuk do e kemi rrezik publik ne parlamentin e ri. Po nuk mund te thuhet keshtu per shumë te tjere, qe Edi Rama na i ka bere peshqesh si gozhden e Nastradinit, ne parlamentin e ardhshem.Vetem duke pare te diturin, Ditzi Bushatin, qe bente rrugaçin gjate debatit me ministrin e jashtem, do na mjaftonte per t’i thene Gramoz Ruçit se i ke bere llogarite gabim qe investove te nje person i papergjegjeshem si Edi Rama.

Qe Edi Rama nuk do jete kryeminister edhe po ti fitonte zgjedhjet nuk ka asnje dyshim. Se pari nuk mund te jete kryeminister nje njeri i pavotuar nga populli. Nuk mund te jete kryeminister nje njeri pa imunitet. Qe Edi nuk do jete kryeminister e di edhe Gramozi e peshkaqenet e tjere ne kupolen soc-komuniste, por i genjen mendja se modeli Rama do kete sukses dhe po e perdorin. Deri tani ne Shqiperi shumica e elektoratit, ne te dy krahet, ka votuar duke pare dhe duke e ndjere veten borxhli ndaj te kaluares. Sot elektorati shqiptar eshte bere i ndergjegjshem se duhet votuar jo per te kaluaren po per te sotmen dhe te ardhmen e tyre e te femijëve te tyre, te nipërve e mbesave te tyre. Dhe kete te ardhme, ia siguron ajo qeveri qe ka arritur suksese te atilla, qe per shqiptaret deri dje ishin vetem enderr. Ja siguron ajo qeveri, qe ka dhene prova se i mban premtimet, e premtimet jane pune, rrugë, shkolla e arsim.

Le te mos perdorim si argument periudhen e tmerrshme te diktatures. Periudha e tranzicionit na ka dhene dy modele: Hajdute qe gjate tete viteve u pasuruan ne kurriz te popullit dhe tani me fytyra re reja, po edhe me te  pangopur, i jane turrur pushtetit si hijena dhe e konsiderojne ate vetem si mjet fitimi e pasurimi ne kurriz te popullit - Dhe nga ana tjeter kemi Berishen, qe ndoshta e demton zerin, po nuk vjedh, nderton shkolla, ujësjellësa, rruge e garanton pensione e rroga te dyfishuara. Zgjedhja këtë radhë për shqiptarët është më e lehtë se asnjëherë tjetër, për të tërë. Si për të majtë, si për të djathtë, interesi është i njëjtë: të vazhdojmë ndryshimin e madh të filluar katër vjet më parë e do jemi si tërë Evropa.


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora