E diele, 28.02.2021, 10:21 PM (GMT)

Lajme

Shqipëria po Ndryshon

E shtune, 27.06.2009, 03:00 PM


Klikoni mbi foto:


Shqipëria po Ndryshon

I dashur Mik / E dashur Mike,


Katër vjet më parë, Partia Demokratike premtoi ndryshimin e Shqipërisë.

Ne e mbajtëm këtë premtim.  Që prej 2005, ne kemi krijuar 80,000 vende të reja pune.  Kemi ndërtuar dhe rindërtuar 6,000 kilometra rrugë për të afruar shqiptarët me botën dhe njëri-tjetrin. Kemi rritur 2000% ndjekjen penale kundër korrupsionit. Kemi ndërtuar dhe rinovuar 700 rrjete kanalizime dhe ujësjellësash. Kemi ndërtuar dhe rinovuar 1,012 shkolla dhe 720 qendra shëndetësore dhe spitale.  Kemi dyfishuar rrogat për 60,000 arsimtarë, mjekë dhe infermierë dhe i rritëm rrogat e tjera mesatarisht 60%-70%. Dyfishuam pensionet për 160,000 pensionistë dhe i rritëm ato 50%-70% për 360,000 të tjerë. Mbajtëm premtimin për të siguruar 24 orë drita. Anëtarësuam Shqipërinë në NATO dhe kemi aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Të vazhdojmë së bashku ndryshimin për të ndërtuar Shqipërinë Europiane. Për të arritur këtë, kemi nevojë që ju të bëheni pjesë e vazhdimit të Ndryshimit duke votuar numrin 10, Partinë Demokratike më 28 Qershor.

Këto zgjedhje që po afrohen janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë.  Vendimet që do të marrë Qeveria e ardhshme do të kenë ndikim afatgjatë për vendin tonë, për ju dhe për fëmijët tuaj.  Me mbështetjen tuaj, në katër vitet e ardhshme ne do të:

    * Liberalizojmë vizat për të lëvizur të lirë në BE brenda 365 ditëve të para të mandatit të dytë;
    * Fillojmë negociatat për anëtarësim të plotë në BE;
    * Krijojmë 160,000 vende të reja pune;
    * Rrisim rrogat dhe pensionet që të jenë më të larta se 6 shtete anëtare aktuale të BE-së;
    * Furnizojmë 24 orë në ditë me ujë çdo familje;
    * Ndërtojmë boshtet e shkurtëra rrugore dhe do asfaltojmë të gjitha rrugët e vendit;
    * Rrisim buxhetin për kujdesin shëndetësor me 60% për të rritur standartin e shërbimit;
    * Rrisim buxhetin për arsimin me 6% të GDP-së për të siguruar standard Evropian të arsimit;
    * Vazhdojmë luftën kundër korrupsionit;
    * Sigurojmë kredi pa interes për prodhimet bujqësore dhe agro-biznesin;
    * Modernizojmë infrastrukturën në të gjitha fshatrat;
    * Ndërtojmë industrinë e turizmit Shqiptar, në veçanti në zonat bregdetare;
    * Luftojmë varfërinë duke siguruar që asnjë Shqiptar të mos jetojë me më pak se 60 dollarë në muaj.

Ne mund ta bëjmë këtë me mbështetjen tuaj.  Për të kontribuar në vazhdimin e Ndryshimit të Shqipërisë, më 28 Qershor Voto nr. 10, Partinë Demokratike.

Vizitoni faqen tonë të internetit ku ju mund të dëgjoni këngën zyrtare të fushatës tonë, shikoni videot e Partisë Demokratike, lexoni lajmet e fundit, shikoni se cilët janë kandidatët e PD-së dhe lexoni gazetën "Tirana Europiane".



Shqipëria po ndryshon.  Duke votuar Nr. 10, Partinë Demokratike në 28 Qershor, së bashku ne do të vazhdojmë ndryshimin e Shqipërisë.

Sali Berisha
Kryetari i Partisë Demokratike


(Vota: 11 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora