E shtune, 20.04.2024, 12:25 PM (GMT+1)

Mendime » Dardani

Ilir Dardani: Une jam Shqipnia, jo ti!

E diele, 21.06.2009, 12:59 PM


Une jam Shqipnia, jo ti!

Nga Ilir Dardani

Ti nuk je Shqipnia! Gjuhen e vendasve e mesojne te gjithe, por ti shqiptar nuk je. Le te eksitohesh nga te qenurit krenar sepse krenarine tende e duartrokasin vetem humbesit si ti. Krenar jam une, qe gjene me te veshtire kam te jem i qete, kur ty te  ka vdekur shqiptarizmi e njerezia dhe nuk i qane dot.
Mua me ka bere zoti njeri, prandaj kam lot syri e zemre. Kerkoj ringjalljen tende, clirimin tend, lulezimin tend larg varrit nostalgjik.
Une jam Shqipnia, por mund te jesh edhe ti, nese s’do vazhdosh te refuzosh kombin te cilit i perket.
Shqipnia nuk eshte si ti, nuk ka asgje te perbashket me ty, ti vetem e ndyne ate dhe veten, sa here flet, apo edhe sa here pretendon se je bir i zotit, me te cilin na flet shemtueshem e dhimbshem.
Dy nga te keqiat qe ka njeriu jane Tradhetia dhe Injoranca. Qe te dyja i ke shtrenguar fort, saqe shume here rrezikojne te te keputen duart, kur te terheq nga vetja me force.
Pushtimet te kane degjeneruar ne kohe te keqe, por dhimbja ime per ty te tregon qarte se sot ka ardhe liria dhe plumbin per ta vrare tredhetine, injorancen e degjenerimin ta jap une, falas, biles ‘’qes edhe pushke per ty’’, apo e kam bere shume here, por…?!
Ti nuk je Shqipnia, por as Ballkani dhe as Europa. Ti je i huaj, i fundit ne gjithcka sepse nuk ecen me hapin tim, por me ate tendin…projektues antijete e hijeshi vdekjeje.
Ti gjithnje dukesh si pjese e tepert e qiellit europian. Zoti yt leshon gjithnje shi te ndotur per te te mbajtur pergjithmone te palare, ne stinen qe une nuk e njoh.
Zoti im eshte i verteti, me jep gjithcka dua, lule pranvere, det vere, fruta vjeshte.
Gur e ke zemren, por sikur te ishe i gjithi do isha skulptori me i mire shqiptar, do te gdhendja ne menyre te persosur dhe ti do perfaqesoje shqiptarin e vertete. Por ti je gjallese dhe gdhendja eshte fatale, prandaj ndjehem artist i pafuqishem, por para se te vdes ti do jesh Shqipnia, si une, te premtoj!


(Vota: 21 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora