E premte, 29.03.2024, 02:40 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

FBKSH: Deklaratë Publike

E diele, 21.06.2009, 11:30 AM


Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar

Zona Nr. 2 “KOSOVA HISTORIKE”

P R I SH T I N Ë

Deklaratë Publike

FBKSH  Zona  Nr. 2  “Kosova Historike” ka mbajtur Kuvendin e dyte me datën 16.06.2009 dhe atë ne dy seanca plenare;


Mbledhjen e hapi kryetari i kryesisë se punës dhe kryetari i kuvendit te FBKSH-se për

 zonën nr. 2 “ Kosova Historike Z. Bajram Haliti duke e propozuar rendin e ditës:

1.      Paraqitja e Raportit Gusht 2006 – Maj 2009.

2.      Diskutimi dhe marrja e vendimit lidhur me komunikatën e 10 majit  2009 të “sekretariatit vendimmarrës “ për shpalljen e memorandumit – detanta e FBKSH-se  si dhe vendimi i datës 13.05.2005 i kryesisë se FBKSH-se zona Nr.2 .

3.      Zgjedhja e Kryetarit dhe Kryesisë se FBKSH-se zona Nr. 2 ne Republikën e Kosovës.

4.      Përgjegjësit e  Gafurr Adilit  dhe demet  kolosale shkaktuar FBKSH-se dhe çështjes Kombëtare.

Kuvendi i dytë i FBKSH-se i mbajtur me 16.06.2009 filloi punimet ne ora 11:30. Ne ketë Kuvend morën pjesë 128 delegat me te drejt vote – përfaqësues nga te gjitha trevat e Kosovës, dhe Kosova lindore si dhe mysafir nga subjektet tjera politike.

Nen tingujt e Himnit Kombëtar delegatet përshëndetën këtë Kuvend, më pastaj ju be nderim Atdheut si dhe një minutë heshtje për te gjithë heronjtë dhe dëshmoret e kombit shqiptar.

Raportin e punës e paraqiti anëtari i kryesisë se FBKSH-se z. Fehmi Ademi pastaj u hap diskutimi lidhur me ketë raport. Nga diskutimet  doli konkluzioni i përbashkët se FBKSH e cila ka vepruar ne Kosovë,  ka qen  afër rrjedhave dhe te gjitha ndodhive pozitive gjatë periudhës Gusht 2006 – Maj 2009. Prania e FBKSH-se ka ndikuar në  ruajtjen e  qetësisë  dhe rendit publik,  ka ndikuar në  përshpejtimin dhe  zgjedhjen e statusit te Republikës se Kosovës.

Ky raporti i FBKSH-se zona Nr.2 “Kosova Historike” unanimisht u aprovua.

Pika e dytë e rendit te ditës ishte ca e ndezur, diskutuesit flisnin me emocione. Nga nëntë diskutues  qe morën pjesë  në diskutim veçojmë  një nga njësia e Vushtrrisë z. Emin Selmani: “Me   sakrifica të mëdha jemi përpjekur qe të zhvillojnë aktivitetin  neper  këshillat e  FBKSH-se ne ter Kosovën dhe në  Kosovën Lindore”, më tej ai shpalosi emocionet nga lufta e fundit dhe me një ton kërcënues iu drejtua z.Gafurr Adilit  “ çfarë mendon ai atje, nga zyra apo kafehanet e tij nen ndikimin e rakisë jep urdhra te ndryshme që ne duhet te bëjmë atë-këtë ne Kosovë,  qe bijën ndesh me aktet statusore dhe te rregullave ne fuqi. Deri  sa ne i zbatonim urdhrat e tij në terren ishim djem dhe vasha te idealit luftëtarë të Shqipërisë Etnike ndërsa tani(sot) jemi  “ banda dhe hajdut “ vetëm e vetëm pse parimisht i kemi thënë JO veprimeve Staliniste dhe marroqe qe po e çoroditnin krejt aktivitetin tone. Ne nuk jemi me njerëz si Gafurr Adili i cili ndërron mendimet e veta si “nata e dimrit” kësaj  i  thonë tradhti klasike e idealit. Ky diskutim u përcoll me duartrokitje.

Emëruesi i përbashkët ishte se Kuvendi Aprovoj vendimin e Kryesisë se FBKSH-se zona Nr. 2 “ Kosova Historike” dhe hedh poshtë komunikatën e (10 majit 2009) z. Gafurr Adilit . Veprimet e z. Gafurr Adilit kanë injoruar tere atë qe është arritur me mund dhe me sakrifica të mëdha.

Seanca e pare përfundoi  punimet ne ora 13:00 / pushim dhe koha për drekë.

 Kuvendi  vazhdoi punimet  ne ora 14:00 me rendin e ditës te radhës. Paraprakisht ishin ber përgatitjet  teknike nga komisionet qe do te udhëheqin zgjedhjet në këtë kuvend:
 
1.      Komisioni Kadrovik – Kandidues i FBKSH-se

2.      Komisioni Votues;

3.      Komisioni Verifikues;

Paraprakisht u vendos qe ne te ardhmen  kryesia qendrore  e FBKSH-se e cila do te vepron ne Republikën e Kosovës do te përbehet prej 7 anëtaresh  duke përfshire edhe kryetarin e FBKSH-se. Më pastaj u bë votimi per zgjedhjen e kryetarit te FBKSH-se. Kuvendarët propozuan që të behet zgjedhja me aklamacion, pra e hapur, nga te gjithë  te pranishmit ky propozim u përkrahë me duartrokitje.

Komisioni kandidues paraqiti tre kandidat për kryetar të FBKSH-së:

1.      Alban Kosova, kryetari i gjertanishëm

2.      prof Bashkim Shqipëria , nga Prizreni

3.      Dr. Pëllumb Sokoli , nga Regjioni i Ferizajt.


Për kandidatët e propozuar u zhvillua një debat i ashpër dhe mjaft konstruktiv. Diskutantët për punën  e secilit veç e veç jepnin arsyet se pse votohet i preferuari i tij. Për secilin prezantoheshin te arriturat qe janë ber.

Sukseset e prof Bashkim Shqipëria, ishin aq evidente saqë kuvendarët me brohoritjet  e një pas njëshme, dhe ngritjen e dorës ( me aklamacion pra  me shumice absolute votash) e zgjodhën  kryetarin e ri të FBKSH-se për Republikën e Kosovës me mandat 4 vjeçar prof. Bashkim Shqipëria. Edhe një duartrokitje frenetike pasi u dëgjua zëri i kryesuesit të mbledhjes, për zgjedhjen e kryetarit të ri të FBKSH-së.

Pa dyshim pika me e nxehtë ishte pika e katërt e rendit  ditës, sepse deklaratat e z. Gafurr Adilit kishte futur shumë konfuzion  dhe huti te delegatet e kuvendit, ata bënin edhe shumë pyetje, diskutimet ishin te orientuara drejtpërdrejt me gojë dhe në formë të shkruar.

Duke mos dashur qe te komentohet çdo diskutim veç e veç sa i përket  veprimeve te z.Gafurr Adilit,  ne e përmbledhim në një diskutim vetëm:

Gafurr Adili përfundimisht e ka humbur besimin ne radhët e  FBKSH-se  dhe strukturave te saj jo vetëm ne Republikën e Kosovës por edhe ne te gjithë hapësirën shqiptare dhe diasporë, nuk është i denjë te përfaqësoj dhe të flas ne emër te FBKSH-se për shkak te dëmeve qe i ka shkaktuar strukturës kombëtare te FBKSH-së dhe çështjes kombëtare ne përgjithësi se bashku me meteorët e tij Shaban Maliqi dhe

Hysni Elshanim. Delegatët e FBKSH-së këto sjellje të z. Gafurr Adilit i  cilëson akt tradhtie dhe si të tilla, i propozon Kuvendit të përgjithshëm të tretin e radhës të FBKSh-së, që i njëjti të shkarkohet nga të gjitha funksionet e FBKSH-së, në cilësi të tradhtarit të idealit dhe i çështjes kombëtare.

     Duhet te ngritët nje komision, i cili do te mbledh te gjitha te dhënat per veprimtarin e Gafurr Adilit, qe nga vendlindja e tij, nga diaspora ku ka qenë i punësuar e gjer me sot, ky komision njëkohësisht do te mbledh shënime, deklarata dhe fakte tjera per mënyrën e financimit të FBKSH-së në Tiranë, për shpenzime të krijuara, për borxhe të deklaruara, për mënyrën se si janë mbledhur mjetet financiare dhe jo vetëm financiare etj.

Me ketë  Kuvendi vendosi qe ne përfundim te mbledhjes te aprovoj konkluzat dhe vendimet e kuvendit si ne vijim:


K o n k l u z i o n e t  e Kuvendit të dytë të FBKSH-se

   1.  Gafurr Adili, Mjeshtër i rrenave, i imagjinatave  dhe i shpifjeve që i  plason në internet me një  mjeshtri te rrallë, imagjinon intervista me vetveten me qellim qe ti dedikoj atributet me te larta vetvetes, dhe njëkohësisht manipulon me dëshirën dhe vullnetin e personaliteteve të ndryshëm për  çështjen e Bashkimit Kombëtar. Është vetëm një e vërtet e jo dy të vërteta. Anëtarësia e gjerë dhe këto personalitete shpejt do ta kuptojnë se  z. Gafurr Adili është manipulues, trillues, shpifës, mashtrues, rrenacak  i llojit te veçantë i cili  hap projekte te reja me qellim te  përfitimeve  financiare në adresën e çështjes se bashkimit kombëtar (pasi që i  ka mbetur “grazhdi thatë” për shkak se i janë zbuluar rrenat)

   2. z. G Adili me shumë nofka,  tituj dhe detyra te rrejshme:  Zëdhënës i  FBKSH-së, Kryetar i FBKSH-së e tani i vetëquajturi kryetar i FDBK-se  është personi i dëmshëm dhe i rrezikshëm për FBKSH-në  kudo  qe veprojnë  ne trojet shqiptare dhe ne diasporë. Është person i shitur dhe ka marr për  detyrë te dekonspiroj gjithë punën dhe emrat e bashkëpunëtoreve  edhe pse ai  është betuar ne pranin e shokëve se këto çështjes   janë te mbyllura për opinion. Këto lojëra te fëlliqura nuk kanë emër tjetër përveç TRADHTI KOMBETARE, Andaj Z.G.Adili është person Non Grata për FBKSH-në në të gjitha trojet shqiptare;

   3. Të gjitha veprimet e pa dëshiruara  dhe jo te ligjshme qe janë kryer ne emër te FBKSH-se  i kanë kryer njerëzit e Z. Gafurr Adili pra   nen ombrellën  dhe komandën  e  tij;

   4. Kuvendi  kërkon nga Kuvendi i III  (çoftë edhe i jashtëzakonshëm) shkarkimin e zëdhënësit politik te FBKSH-se z.Gafurr  Adili nga te gjitha funksionet  dhe te hapet procedure për dhënien e përgjegjësisë për demin  e madh qe i ka shkaktuar FBKSH-se dhe çështjes Kombëtare;

   5. Çdo dalje publike e z.Gafurr Adilit ne media te shkruara dhe elektronike ne emër te FBKSH-se- Kryesisë Qendrore  tani e tutje është ilegale dhe e papranueshme sepse ai e ka udhëhequr një politik përqarëse, konfrontuese ka ofenduar personalitete dhe familje, ka  fyer dhe sharë bashkëpunëtoret, figurat eminente te Republikës se Kosovës, Republikës se Shqipërisë, të Ilirides, trojeve tjera shqiptare dhe  diasporës.  Andaj e ka  humbur te drejtën qe te paraqitet dhe te  thirret ne emër te FBKSH-se.

   6. FBKSH ka pësuar ndryshime pas datës 17.02.2008 vetëm ne strukturën e AKSH-se e cila nuk vepron në Republikën e Kosovës me arsyetim se për sigurinë  ne Republikën e Kosovës kujdesen institucionet e Kosovës  SHPK-ja , TMK-ja (tani  FSK-ja)  dhe KFOR-i. Ndërsa FBKSH-ja ka vazhduar aktivitetin politik sipas ndryshimeve në programin dhe planin e saj.

   7. Mbetet ne fuqi  vendimi i kryesisë se FBKSH-se lidhur me ndërprerjen e aktivitetit te AKSH-se ne Republikën e Kosovës qe nga data 17.02.2008, dhe çdo dalje publike eventuale e çfarëdo grupi dhe mjedisi nuk ka te beje asgjë me FBKSH-ne e zonës Nr. 2.

   8. FBKSH-ja t’i përshtatet postulateve demokratike ne frymën e rendit te ri botëror, mbi parimet e demokracisë dhe vetëvendosjes me referendum dhe integrime euroatlantike.

   9. FBKSH ne Republikën e Kosovës te jetë me aktiv politikisht dhe të veproj institucionalisht  dhe ne mënyrë publike për te dëshmuar se FBKSH ka orientim Kombëtar dhe te veproj ne mënyrë demokratike për t’i realizuar aspiratën për një Shqipëri Etnike.

  10. Për shkak te thyerjes se kodit moral- shkeljeve te rregullores baze te punës statusore te FBKSH-se , Zona nr.  2 e FBKSH-se  “Kosova  Historike kërkon  që: Kuvendi i III i jashtëzakonshëm i FBKSH-se të vendos që selia e ardhshme  e Sekretariatit Vendimmarrës të kalon nga Tirana në Prishtinë ku edhe mënyra gjeopolitike e Kosovës e determinon një obligim me te madh për te ecur rrugës demokratike e paqësore me te gjitha mjetet e mundshme me qëllimin qe te kemi qytetar aktiv qe e duan , e ruajnë ketë koncept politik për SHQIPERIN ETNIKE

Vendimet e Kuvendit të dytë të FBKSH-se

·        Deklarata se gjeja shumë po i dhimbset shuarja e FBKSH-së, sepse vet e ka “lind dhe rrit si nena fëmijën” nuk është e vërtet, se ne e dimë kush është ideologu dhe kush e ka rritur FBKSH-në . Po edhe  sikur te jeta ashtu ekziston një rregull nga e drejta familjare se nena  qe braktis  fëmijën e vet dhe abuzon me te edhe pse e ka lind urgjentisht i merret e drejta  prindore  Andaj edhe ju Z. Gafurr  Adili i  merret e drejta  e përfaqësuesit politik   te FBKSH-së;

·        2. Formohet grupi punues i cili do te mbledh te gjitha te dhënat, fakte dhe argumente  për veprimtarin  në FBKSH qe nga viti 2000-2009 e Gafurr Adilit, dhe biografin e tij  qe nga vendlindja, derisa ka qëndruar në diasporë ku ka qenë i punësuar dhe me çfarë është marrë gjer me sot, ky komision njëkohësisht do te mbledh shënime, deklarata dhe fakte per mënyrën e financimit, për shpenzime të krijuara, për borxhe të deklaruara, për mënyrën se si janë mbledhur mjetet financiare dhe jo vetëm financiare etj.

·        FBKSH zona nr. 2  ne  te ardhmen do te veproj publikisht dhe politikisht ne hapësirën e Republikës se  Kosovës  me ndryshime dhe plotësime ne planin, programin dhe statusin e saj me arsyetim se ne Kosovë është krijuar realitet i ri.

·        Pasi qe klima politike ka ndryshuar në rajon. FBKSH  konsideron se ka nevojë qe te vetëdijesohet populli për Shqipërinë Etnike, me sensibilizimin dhe ngritjen e vetëdijesimit për  çështjen   madhor të Ribashkimit Kombëtar për konceptin politik i cili është i shenjte për veprimin kombëtar,  pra për një Shqipëri te pa bere e qe duhet ta bëjmë,


Prishtinë, 16.06.2009

Kryetari i Kuvendit te FBKSH-se Zona Nr. 2 ‘ Kosova Historike “

z. Bajram Haliti d.v.


Procesmbajtësi; z. Zymer Aliu d.v.
 

FRONTI PER BASHKIMIN KOMBETAR SHQIPETAR

Zona Nr. 2 ‘ KOSOVA HISTORIKE” Prishtinë

R A P O R T

I punës se  Kuvendit  II   të FBKSH-së për  periudhën  2006-2009

Prishtinë,   Qershor/ 2009


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora