E enjte, 25.04.2024, 02:21 PM (GMT+1)

Mendime

Qëndrim Guri: Ata s'do kenë as vend për varr

E shtune, 20.06.2009, 05:18 PM


ATA S’DO TE KENE AS VEND PER VARR

Nga Qëndrim Guri
 
Shqiptarët mjerisht janë humbësit më të mëdhej në gadishullin Ilirik, jo vetëm në aspektin teritorialo-njerëzor nëpër kohëra nga e dijmë të gjithë, por edhe sot e për ditë me emra dhe mbiemra, me krejt zhbërjen e të qenurit shqiptarë.Kjo dukuri po ndodhë jo ma larg se sot në kohët tona, mënjëherë pas çlirimit nga shkau, po bëhën komuna te reja si psh. Mamusha që në tërsi është krejtësisht e pastër me rrënjë e gjak, mish dhe asht shqiptari, ajo u shndërrua në qytet dhe komunë krejtësisht turke, me pretendim që edhe në Prizren dhe gjetiu të bëhen edhe tjera komuna si kjo. Pra ku qëndron mallkimi dhe namja e këti kombi që vetëdijen e ka aq të turbullueme sa edhe në tjetersimin e vetëvetës i duket sikur vepron mirë dhe se më mirë është të jeshë dikush tjetër se vetvetja. Dihet mirë mirfilli i popujve dhe kombeve tjera me sa fanatizem e mbajnë dhe ruajn kombin e tyre, nëse madje diku-diku edhe duke e shtrembëruar në tërsi historinë e tyre vetëm e vetëm për të qenë dikushi, kurse ne në këtë shekull, ne këtë kohë, dita ditës po e humbim identitetin tonë,vetëveten po e shndërrojmë në tjetërsim, emrat dhe mbiemrat po i humbim-aty ku janë me rrënjë, ndërsa me dëshiren dhe qefin ma të madh bile edhe me mburrje po i marrim te hujet, po shndërrohemi në të huaj. Per çudi disa nga historianet tanë me emra  prej „ nami“  sot haptas nëpër media vizive dhe të shkruara pa kurrfarë turpi dalin e thonë se:  okupimi otoman nuk ka qenë okupim pese shekullor dhe se historia duhet ndërrua, sidomos librat e shkollave dhe universiteteve, nga se ata otomanet na paskën qenë vetëm depertues dhe na paskën sjellë civilizim duke na lënë trashëgimi hamame dhe xhamija duke çrrënjos çdo gjë shqiptare që dikur ne ishim ata që ua sollem Evropës civilizimin. Pra këta historian dhe ca tjerë akademik dëshirojnë që Turqia e sotit të jetë mike më e ngushtë, dhe populli turk, e thonë edhe shumë të tjerë është popull vlla me shqiptaret,  e jo sundues më i eger qe e njef njerëzia dhe historia. Sa shpejt harruan këta të ashtuquajtur historian, akademik, intelektual të sojit të vet, se Turqia në bashkpunim me shkinin afër gjashtë milion shqiptare i bëri turq, për ti  dërgua nëpër vendet më të shkreta të Turqisë, kinëse për ti shpetuar nga çfarosja dhe përndjekjet masive që bënte Serbia në atë kohë. E sot shikojmë skena trishtuese nëpër ekranet tona televizive te bashkombasve tanë nëpër Turqi se si përmalljet e përhumbura shndërrohen në ofshama gjëmimesh nëpër përzhdukje, nëpër zhbërje, në këtë kohë, sot. Ja pra këta janë pirrakët,drançollët e shumë e shumë të tjerë që spo ua përmendi emrat se veq dihen,disa prej tyre janë edhe në udhjeqje te kreut te kombit. Një ditë nga rrënjë Pellazgo-Iliriane dhe e Gjergjit ynë do dalë dhe zbërthej mallkimi mbi këto degë të shartueme dhe hibridizueme,degë këto që përfundimisht do të kalben dhe bien nga trungu amë ,si degë të rrëzueme, nga përbuzja,vetëdalja, nga gjaku i turbulluem me marramendjet e kohës që s’u falet kurrë. Ky pra është mjerimi i mallkimit dhe namjeve te vetëdijshme që ecin në shekullin 21 n’këmbë e n’duar
Shqipëtar nga do që jeni,Greqi, Itali,Turqi, Amerikë dhe gjithandej nëpër botë, po u bëtë degë të trungjeve dhe rrënjëve të huaja, n’mos u thënt urata para bukës të misrit kuq, Atdheu ju mbetë në qafë,dheu mos ju tretë kurrë.


(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora