E premte, 19.04.2024, 12:30 AM (GMT+1)

Kulturë

Naser Aliu: Letërnjoftimi

E shtune, 20.06.2009, 05:10 PM


Naser Aliu

Letërnjoftimi

Shqipëri më jep nder, më jep një emër shqiptar! Të lutem, Shqipëri!

Emri: Isa
Mbiemri: Muhameti
Isa Muhameti, lindur në Maqedoni pas mesit të shekullit të kaluar...

Emri i babait:Jusuf     ( Jozef-Zefi)
Emri i nënës: Mejreme ( Maria – Mëria)
Pinjoll i Zefit dhe Marisë, shqiptar, gati komunist,
me emrin Jezu (Isa) Muhameti!  E paparë!
Bashkoi ata që Zoti kishte ndarë!
Jusufi dhe Mejremi u lindën në Kosovë...në 3 dekadat e para të shekullit të kaluar

Emri i gjyshit: Nikollë
Emri i gjyshes: Emine ( nëna profetit)
Nikolla dhe Emine bashkëshortë, të lindur në fillim të shekullit XX,
bëjnë dashuri të madhe bi-fetare dhe prodhojnë Jusufin gati  të pa fe ( Zefin) babin e Isës ( Krishtit)

Emri i gjyshit nga nëna: Musë ( Mojsi - emër hebre)
Emri i gjyshes nga nëna:Mersiha ( emër boshnjak)
Pas dashurisë intensive ndërnacionale krijuan Mejremen njënacionale, shqiptare

Emrat e djemve të Isës: Murat, Mehmet…
Me përkulje, me respekt!
Sllobodan!
E Arkan!
Si Murat e Mehmet!
Do dëgjohen me respekt!

Emri i shoqes së Muratit: Nada
Emri i shoqes së Mehmetit: Maringlena

Emri i djalit të Muratit: Toni
Nada dhe Murati bën seks me piskama, që u dëgjuan deri te lama dhe prodhuan Toni Muhametin! Ton-Toni, sepse zëri u dëgjua në largësi, ashtu bënin ata dashuri!

Mehmeti dhe Maringlena bënë dashuri të qetë, mezi e dëgjuan edhe vet dhe nxorën në dritë:
Kristinën, Kristina Muhametin!

Kombësia?
Sipas emrave?
Po!
Hebaraiko-islamike-krishtere-turke-sllave-evropiane-amerikane-interkontinentale!
Planetare hej, hej, hej...

Sallatë?
Jo, faleminderit...

Dhe,
doli jashtë,
kokën brenda dy duarve,
aty ku prekeshin e ndaheshin tre shtetet shqiptare,
në hinterlandin e Gostivarit
vështroi
dhe i rrodhën lotët përsëri!
Pushtuesi kudo i pranishëm!
Për besë, e pashë me sytë e mi...!


(Vota: 4 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora