E enjte, 25.04.2024, 10:27 PM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Hasan Hasani - Dallgët e vërrinit

E shtune, 20.06.2009, 11:24 AM


HASAN HASANI

”Dallgët e vërrinit

Nga Halit Bogaj

Duke i lexuar disa nga poezitë e poetit të shquar Hasan Hasani, gjurmojmë ditët e tij rinore kur i krijonte vargjet e tij të bukura nga jeta rurale e vendlindjes..Në mesin e librave të tij të shumtë është edhe përmbledhja”Dallgët e vërrinit” në të  cilën  shohim një kohë të mundimshme të njeriut tonë nëpër të cilën kaluan bashkëatdhetarët tanë të vuajtur nga skamja, mjerimi  dhe  jeta plot brenga.Edhe vetë titulli  simbolik”Dallgët e vërrinit” është kuptimthellë i cili na kthen në një kohë tjetër fëmijënore   të  cilën  e kishim përjetuar të  gjithë ne , por dhe si  poeti ,që ishtepërjetuesi kryesor i atyre lëvizjeve nëpër të cilat kalon ai dhe familja e tij e ndershme dhe punëtore. .Poezitë burimore të poetit Hasan Hasani kanë gjenezë të hershme që nga bankat shkollore dhe janë të mbushura plot frymëzim ndaj vendit, trevës dhe të afërmve të tij të cilët punojnë vazhdimisht për një të ardhme më të mirë të fëmijve të tyre.Poeti vë në spikamë jetën e vështirë fshatare, por për të cilën gjakon vazhdimisht dhe ndien krenari të madhe që është pjestar i asaj .Në përmbledhjen”Dallgët e vërrinit”lexuesi joshet me ato që  i pasqyron poeti dhe mbi të  gjitha ndiejmë  dhembje të shumta për punën që bëjnë prindërit e tij për të mbijetuar.Në të gjitha ato përpjekje të përhershme të shqiptarit shquhen edhe fëmijët që u ndihmojnë prindërve të tyre të dashur në odiseadën për mbijetesë dhe jetë më të lumtur.Shpeshherë poezia e Hasan Hasanit është  edhe një pikturë e gjallë në të cilën  shihen përpjekjet madhështore të familjes së tij për të ecur përpara në  çdo drejtim , ku hyn pa mëdyshja edhe jeta jonë kolektive.Poeti na dhuron vargje të bukura të cilat janë të frymëzuara nga llojllojshmëria që paraqet fshati dhe vendlindja e tij, ku bëjnë pjesë jo vetëm njerëzit por edhe kafshët dhe rekuizitet e punës;si zgjedha e qeve, hambari, temlikët, cuklat për mjekimin e qafës së murrojave, trarët e shtëpisë ku rrinte e varur zgjedha e vjetruar etj.Janë joshëse vargjet e paharruara:”/N’trarët e hambarit zgjedha e thyeme asht nxi e tërë/ e n’qafën e murrojave/s’ asht vu ka mot n’ pranverë/Temlikët i janë thye e ba copë-copë—cpirrosë/Djalëria si anije pa vela n’fërfllazë m’ asht fundosë/M’u kujtue qafa e Murrojave ngadal tue rrjedhë gjak/E me kinla ia mjekonte baba prore në këtë prak/,/Kur plaga niste me u shërue e me vnue rreshkë/Me arna e cukla temlikun kishte me ua mveshë/.

Në këtë përmbledhje emocionale letrare, poeti na kthen në një kohë të përjetuar nga një pjesë e madhe e këtij populli, ku edhe ne si fëmijë i përkisnim asaj.Përmbledhja fillon me vargjet:/Ka mot i kangë e vogël ma rreshkë n’zemër/E gjaku damarëve t’kallun a shkri deri n’ thembër/Për nji kangë fëmijëninë e përcllueme n’flakë e kam djegë//N’lindjet e kuqe që moteve janë mërdhezë n’shegë/./Hojet e shpirtit m’i ka mbushë me dashuni e diell,/./I vorfun kam qenë por n’zemër kam pasë dëshirë/N’rrugët e ngadhnjimit njerzit me jetue t’lirë/.

Në vazhdim të poezisë”Kënga”, poeti ruan një nostalgji të madhe ndaj asaj kohe të paharruar për të cilën thotë se:/”o, ka mot, kangë e vogël m’ a rreshkë në zemër/ E gjaku damarvëe t’ kallun asht shtri deri n’ thembër/.Një vend i madh I përket edhe Lahutës shqiptare e cila”shembet randë n’ zemra”dhe”n’ për mote tingëllon si bjeshka”, me ç’rast gjëmon nëpër” dallgët e vërrinit”si njëri ndër instrumentet më të lashta të këtij vendi që përjetoi sfida të shumta.Janë fascinuese edhe vargjet:”/Kanga e gjyshstërgjushëve, holl e më holl tirret/N’beteja gjaku tyta e hutave si shigjetë përdridhet/Ditët mallshëm endën n’sytë e mbushun plot lot/Për trojet tona t’egra që janë djegë ka mot/.Pastaj ai vë në pah edhe rolin e madh të gjyshit në familjen tonë tradicionale i cili”/ul kambëkryq n’mes t’odës mbi  qylyma kotet/Sa të randa kanë qenë mbi  supet tona t’thata motet/, për të vazhduar mëtej  me vargjet:/Kur kangën e mbaron plaku me zemër ofshan thellë-/Krejt me rrashta këto troje t’egra  i kemi mbjellë”/.

Poeti gjithashtu i përkujton  edhe rrobet e tij të fëmijërisë, sidomos gunën”t’shkyeme e t’ leckosun”, “n’kulmarët e vjetër t’ shpisë”.Pastaj vazhdon:”/E mora dhe e shikova, ishte copë-copë—n’ fërfllaza shkye/Ku gjamët e mia dikur nëpër arna mbas grigjës i kam lidhë nyje”./O sa kujtime t’idhta më solli atë ditë ndër mend/I gurrë lotësh m’ zbriti bebzave-kujtim mbet n’atë vend”/,/Shumë me të jemi mbështjellë, unë dhe prindët prej stuhisë/Kur në fushë ndodheshim tue lavrue arën e zotnisë.”/./N’xhepin e saj të shkyem pa dashtë më rrëshqiste dora/Ende ki’n pa mbetë trohat e bukës që kam ngranë n’ për ara./.

Edhe”Djepi”është njëra ndër poezitë më të bukura të përmbledhjes së lartpërmendur në të cilën autori evokon kujtimet e rritjes së tij, siç janë vargjet:/Në nji djep të drunit t’ latuem me dy shpatza jam rritë/Mbi nji copë postajë dhie ku më janë shtrembnue brijtë/Nana pranë meje kurrë s’ ka mund me ndejtë/Me vaj n’ buzë kur kam qenë…as kur kam ndejtë/Kur nana ndiente vajin ngante pa mend në kokë //Uh e mjera loke paske marue e n’ xirrte flokë,/Medet si do të rritesh bir /n/’këtë vuejtje e skamë/Skaj me skaj oborri atëbotë mbushej vaj e gjamë//Por qe, unë biri i skamës sot u rrita -ba burrë/Kasollës dhe atij djepi i këndoj tue u mburrë…”.

Në vazhdim shohim jetën e vuajtur dhe shumë të vështirë të babait të poetit i cili ka hequr të  zitë e ullirit duke derdhur djersë e mund të madh për shëndrrimin e shkurreve në tokë pjellore.Na lënë përshtypje të mëdha edhe vargjet:/Bukën çdo  ditë ia kam sjellë  me i gërçak ujë në  dorë/Randë ofshante baba kur  kazma ngulej n’ dhe/Rranjët e therrë lajthisë me sopatë tue i pre/Shtatin kur e ndreqte/Eshnat iu ki’n lakue/Këto troje t’ egra tue i ujitë me djersë si prrue/./Kur u nisa e ndjeva tue thanë im at/Më shkoi jeta n’kët rrah//Athue m’bahet im bir ndojherë me më hy ndër krah/.Krahas atyre që u thanë gjer tani, një vend tjetër i përket edhe poezisë”Postaja” në të cilën figurojnë vargjet e bukura:”/Në nji cope postajë të dhisë t’ shkyeme n’betejë/Ka mbetë jeta ime e vogël, miq s’mund t’ju rrëfej”/Shpatullat e thyeme dikur në të i kam prajtë/Si unat e mërdhime n’ votër t’ zjarrit tue ofshajtë./N’atë cope postajë të rjepun, pa lesh veç lëkurë/Gjuhën e gurit e mësova, kangën e zjarrtë me e thurë./

Ndër poezitë e tjera mjaft të fuqishme sociale  është  edhe “Sofra” në të cilën i kemi vargjet:/Ftohtë uleshim rreth sofrës n’ pluhnin e shtëpisë/Sytë drejtue n’ duert e nanës-n’ kallijt e dashunisë./Vinte me atë blydë n/dorë mbushun plot me lang/ e para  na vinte ushqimin aq të thjeshtë/ e zemra i plaste dang/./Hani lum nana se langu faqet ua skuq/Kokën e kthente anash e lotët s’i shkonin huq/./I vlla e kam pasë t’ lazdruem, nanën e thirrte tue qa/ Nanën e hjektë mordja- i thoshte ajo, po çka kam me ba/.

Edhe poezia”Kasolla” është e inspiruar nga jeta e vështirë e atyre viteve të stuhishme , por edhe nga krijimtaria migjeniane e cila kishte ndikuar dukshëm tek poeti i ri  Hasan Hasani i cili sapo kishte filluar studimet në Degën e gjuhës dhe letërsisë shqipe në  Prishtinë.Në këtë poezi pasojnë vargjet e paharruara/Tymi i  zjarrit n’ mes t/ votrës sytë na i mbushte me lotë/ E im atë azganshëm dridhte mustakun vrik atëbotë.//Na fëmijët me blyda n’ dorë nanën  e kishim rrethue/ E ajo lotonte prej tymit mazën tue na e mbarue/.

Ditët  e fëmijërisë sonë ishin të lidhura edhe me shkuajen e baballarëve tanë në  qytet, kur pritnim dhurata të  domosdoshme prej tyre.Në një botë të tillë skamnore, çdo dhuratë, qoftë ajo edhe fare e vogël, ishte shumë e mirëseardhur për të gjithë ne bijt dhe bijat e tyre..Ato çaste të këndshme dhe të lumtura na i kujtojnë vargjet e poezisë”Kthimi”, kur autori thotë:”Para syve më rrin im at, kur nga qyteti u kthy/I krrusun me nji strajcë n’ shpinë, n’ shpirt diçka ndry/N’ pluhun t’ shipsë e lshoi strajcën dhe shkopin pranë gjunit/Frymë s’ mund të ngihej, rraskapitë e lodhë prej unit/./Na carrokët e ki’m rrethue s’bashku me nanën e shkretë/ Tue shikue si hijen e lisit të thatë me degë në jetë/.A mund erdhe, o njeri, i pëshpëriste nana me gjysëm zani/Ngadal, trupin e lodhun e ngrehu, randë si toka ofshani./Strajcën e muer qi grykën ia kish pasë lidhë me spagë/N’ zemër i kishte pëlcit nji damarë gjaku-vrragë/Tri pale opanga gogishte i nxori për vllaznit e mue/N’prehën na i hodhi me afsh tue na përqafue/./Edhe i gujë t’  zhgunit ma dhuroi për shiun që m’ zinte n’ bokë/Tue i ruejtë katër-pesë dele me i fyell t’ qamë e të futun n’ shokë/./Nanës dy tre kuti pëlhurë ia kishte ble, me pre nji kmishë/ E na t’ gjithë i kcyem n’ qafë/ prej gëzimit që na pat grishë/.Me mjaft interesim lexohet edhe poezia”Drapni i kputun” në të cilën i kemi vargjet:/Pluhuni e kish mbulue në nji qoshe t’ tavanit/Tue i përkthel varrët e moteve të tranit/N’ dhamzat e tij të thyem blejt e tallave ki’n mbetë/Që n’ sarrnishta të djeguna kahmot kanë ndrrue jetë/N’ tehun e idhtë saherë gishtat e malsores janë përgjakë/Tue mbledhë dorëzat e grunit në të zjarrtën flakë/./E tash ka mbetun n’ pluhun e ofshan ndër stinë./ Për ditët e zvarruna rrshanë që ma dogjën rininë/.

Edhe”Bariu” pasqyron përjetimet e bukura por edhe të trishtueshme të poetit kur e ruante bagëtinë.Të bukura dhe sinjifikative janë  vargjet:/Përherë n’ fëmini zani i thekshëm ndie mu ka/Tue nga mbas lopëve, gjamët s’kam mund me i pra/Trenisht kam nga pas tyne n’kodër e n’ çdo cikol/T/ dridhmet m’ kanë hy n’ zemër kur shifsha ndoj kaproll/Tufës m’i printe me trokalë n’ qafë Balusha/dallgë i mbushte lugjet e blerta-brigje e fusha/N’ vapë t’ korrikut kur  xekrri i thumbonte gjanë/Në njimijë drejtime tretshin tue nga në çdo anë/Unë ngajsha mbas tyne tue true e bërtitë/Çdo pllambë të maleve me lot e kam ujit/../Përherë n’ fëmijëni zani i thekshëm ndie m’u ka/Tue nga ,mbas lopëve gjamët s’ kam mund me i pra/.

Si burim i jetës fshatare në poezinë e Hasan Hasanit është edhe mulliri me ujë në të  cilin ishte një pjesë e jetës, ku bluhej drithi.Atë poeti e përshkruan në këtë mënyrë:”/Mbi lum mullini i vjetër vajton n’ gjuhën e përlotun/Çakalla rrahë mbi gur tue i zgjue tingujt e kotun.//Mbi tranët rrjetat e bardha të marimangave luejnë/ E zvarren mbi miell malsorët ku grunin bluejnë/./Karvanet zbresin vetullës së malit për në mulli/ Rrugës gurore n’ për mend e endin t’ kaluemen rini/./Me kuaj t’ ngarkuem, me drith udhëtojnë, vetë ulun ndër shej/./Mbahu Dori, kokën ia ngrehë ngadal me frej…/Guri e bluen grurin, thasët mbushen plot miell/E buka shtrohet përpara n’ sofrën e bardhë si diell.”//Mbi lum mullini i vjetër, vajton n’ gjuhën e përlotun/ Çakalla rreh mbi gur tue i zgjue tingujt e kotun/.

E bazuar në traditën tonë popullore është edhe poezia “Vektorja” në të cilën shfaqet dëshira e madhe e vektores për ta shijuar jetën e saj rinore.Vargjet:”E ndalun n’vek tue lotue nem zakone e kanu/E doket e stërgjyshve këtyne trojeve që kanë sundu//Me fije t’ pejve n’ liq gishtat shpeshherë i thurë/Tue end e mblue n’ shula shtatëqind kut pëlhurë/N’ agim ulet n’ vek, nis e rreh me shpatë/Me tufë t’ kuqe çdo kut pëlhurë tue e mate/./Tanë ditën belbëzon nji kangë t’ambël n’  zog!/Fatimen e bukur përherë e zen n’gojë ai log/./N’kto fshate me nderë si kallami asht rritë/N’ çardakun e vjetër ku veku ka rrehë  çdo ditë/./Dashunia e bren për bariun me dele në shkrep/Që vërrinin e rriti n/ kangë me fyell n’ atë thep/.

Siç e kemi përmendur edhe më lart, çdo poezi e përmbldhjes”Dallgët e vërrinit” ka të bëjë me jetën tonë rurale  sociale, por herëherë edhe idilike dhe romantike.Një vend të veçantë  e zen edhe poezia”Mali” në të cilën eruptojnë vargjet:”Mixha Çelë përherë e mësyen malin me sopatë/Të futun nën  sqetull me atë bisht ahu të gjatë/Kodrës madhe ngjitej me hapa të randë ndër stinë/I kangë çiknie tue e këndue për jetën dhe rininë//Kur n’ zemër t’ malit hynte, fillonte dru me pre/ E carrokët n’ kasollë e pritshin me zjarr me i nxe/./I deng t’ madh e prente/E lidhte me konop/N’ shpinë tue e qitë, kurrizi i pat kërsitë-krrop/./Kamba kambën ia merrte kodrës tue zbritë teposhtë/Mbi dang të druve tue pushue n’ atë mëngjes të ngrohtë!/.?N’ oborr kur mbërrinte ulej mbi një të  druve cung/Ofshante thellë me fytyrë të nxime si trung/.

Edhe”Malësorja” është ndër ato vjersha të  shumta që ka të bëjë me  punën e palodhshme të femrës shqiptare.Ajo punë manifestohet përmes vargjeve në vijim:”Ndër ara e livadhe me rrezet e arta të diellit/Zbardhon si hark drite n’agun e hershëm të  qiellit/Me shat e kosë n’ punë, çdo gja i shkon për dore/N’ Dushkajë përmendet”beli ish kanë malsore”./Si ma t’mirit mashkull djersa n’ fushë i ka mbetë/Peng bujarie që mundin ka mot në këto brigje e ka tretë/Pragu i votrës si në  diell n’ zemrën e saj ;piqet/As barra e miellit shpinës kurrë për fëmijë s’i hiqet/, kurse poezia”Lisi”, me 6 vargje, tregon edhe njëherë se sa i lidhur ishte autori me rrethin e vetë në të  cilin ka lindur dhe është rritur.Ai e kujton atë kohë të hershme si diçka të ngazëllyer dhe me mallëngjim të madh, anipse shpeshherë edhe vuante së tepërmi nga disa factorë të lartpërmendur.Në këtë drejtim na lënë përshtypje edhe vargjet e bukura:”/N’ megje t’ arës e kem pas nji lis t’ madh plot degë/Motet i kam lidhë për të- mall i zjarrtë më djeg/Hije t’ madhe bante me ato degë t’ gjata mbi ledinë/Për shtatë-tetë sofra burra që mihshin n’ shpatinë/Dielli i flaktë n’ mesditë hovshëm kur niste me pjekë/Shatë-tetë sofra shtroheshin nën hije për të ngranë drekë/.Mes tjerash edhe Kulla paraqet faktorin përherë relevant për qenjen tonë kombëtare si në kohrat e shkuara.Ajo përshkruhet me vargjet:”Nëpër kulla t’lashta a’ tjerrë fjala  n’ tubime me burra/Huta e Celina varë kanë derdhë flakë për tyte si gurra/Ngujue n’ kulla t’ gurit kanë luftue fiset me fise/Për gjaqe s’ kanë menduar fare se kujt do t’ i bijnë  hise/./Malsorët luftën t’ gatshëm e kanë pritur n’ kulla guri/Për i fjalë goje koburja a shprazë rranxë muri/./Por edhe n’odë kanë ra n’ ujdi malsorët shpeshherë/Njerëzit n’ atë kohë shoshojnë se kanë prekë në nderë//./Plagë e gjaqe malsorët n’ kulla guri moteve kanë shue/Fjalën e tyne të randë  sa plumbi, s’ ka mund kanun me e lue/./E këto kulla t’ rralla në  fshatra kanë mbetë  shenjë pleqnie/Mbramjeve tubohen pleqtë për ta hjekë zemre atë duf mërzie/.Si rekuizit i dalluar i poetit ka mbetur edhe shkopi i tufës që del i kujtuar nga vargjet:? Sa herë kthehem në  shpi, e shikoj me mall/Nji tufë kujtimesh n’ zemër fillojnë flakë me u kallë/./Si në  gurrë të malit lotët nisin me m’ u  derdhë/Haj fëmijënia ime e varfun, sa shumë rrugëve kam bredhë/…/Shumë kangë dikur si bari së bashku me të i kam thurë/Mall i zjarrtë ka rigue në  shpirtin tim të  fortë  si gurë/./Gjamët e mia gjithmonë m’ i ka prajtë e shue ndër stinë/Për nji kangë në  votrën e zjarrit e kam djegë rininë./Sa kujtime m’i  solli ky  shkop i harruem ka mot n’këtë derë/Borxh ia kam pasë me i këndue n’ rrugët e jetës përherë./Janë shumë interesante edhe vargjet:/Ndër zemra sot kanga e bardhë me kohën asht skalitë/Fshatarët e gurit kah jeta me hapa marshojnë çdo ditë/./Im bir kurrë bilbil s’ka këndue në këto të djeguna troje/Derisa u rrite e n’ gjuhën e gurit- votrës po i  thurë hoje/./Mallshëm gjyshi ulë n’ odë kotej n’ tingujt e sharkisë/Dhe nisi të ëndërroj për ato ditë t’ shkueme t’ pleqnisë./Kam klithë n’  shtatë brigje si gjarpën nën rrasë n’ bjeshkë/Shikimin që ma dhurove -prore më kallë, më  djeg si eshkë/Dielli t’ pushon mbi kokë, n’ shaminë  e thekme, Fatime/E mue më kafshojnë dhimbjet me njimijë e plot mundime/./Medet sa randë qenka me të andrrue, larg me tretë/Shikimi yt i zjarrtë n’ zemër më shpon si shigjetë./Fatime- lot i kulluet i gurrave që burojnë në  brigje/Fatime zog i malit që çdo agim këndon në  ato shtigje/./Fatime-bjeshka ka me i blerue buzëqeshjet çdo agim për ty/Fatime-deri në  vdekje loti ka me më përcjellë i njomë në  sy/.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora