E enjte, 25.04.2024, 02:37 PM (GMT+1)

Kulturë

Agim Gashi: E dua drejtësinë

E shtune, 20.06.2009, 09:46 AM


Agim Gashi

E DUA DREJTESINE

E dua drejtësinë sepse luftën e urrej
E dua drejtësinë se derdhje gjaku nuk dua
E dua drejtësinë, përqarjet i urrej
Kush se don drejtësinë janë njerz të mjerë!

E dua drejtësinë sepse nuk urrej as njerz as shtazë
E dua drejtësinë, nderoj komb e fe
E dua drejtësinë, nderoj moshë, gjini e nder
Kush se do drejtësinë; oh! sa janë njerz të mjerë!

E dua drejtësinë se e dua njeriun
E dua drejtësinë se e dua barazinë,
E dua drejtësunë se e dua Rugovën
Kush se do Rugovën se do as Kosovën!

E dua drejtësinë, sdu urdhër me gisht,
E dua drejtësinë të jetojmë vllëzërisht,
E dua drejtësinë dhe Adem Jasharin
Kush se do Ademin se do as shqiptarin!

E dua drejtësinë, ma morën Toplicën
E dua drejtësinë dhe Shote Galicen,
E dua drejtësinë, e dua drejtësinë,
Kush se do drejtësinë se do as Çamërinë!

E dua drejtësinë, sdua armiqësi,
E dua drejtësinë se dua miqësi
E dua drejtësinë, e dua drejtësinë
E dua drejtësinë se dua Shqipërinë!


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora