E merkure, 24.04.2024, 01:41 PM (GMT+1)

Kulturë

Dhurata Hamzai: “Një zonjë amerikane në Tiranë”

E premte, 19.06.2009, 08:20 PM


Lea Cristina me motive shqiptare
Lea Cristina me motive shqiptare
Bëhet fjalë për zonjën e zëvendës ambasadorit amerikan, Stiv Cristina. Kjo zonjë fisnike amerikane është edhe emblema e dokumentarit që ka bërë Donika Mustafaj, i cili mban titullin: “Një zonjë amerikane në Tiranë”. Shqipëria për Lea Cristina është një dashuri e re, të cilën ende nuk mund ta rrëfej si duhet, sepse tashmë është shumë pranë saj


Lea Cristina dhe Shqipëria, blic nga Donika Mustafaj    

Nga Dhurata Hamzai

Lea Cristina: “Shqipëria nga përmasat duket e vogël, por për ç’ka brenda nuk është e vogël”

Me një shqipe të lirshme Lea Cristina, piktore, thotë se “kam shkelur me këmbë gati të gjithë Shqipërinë”. Një ditë ajo do ta marr me vete këtë vend së bashku me veprat e saj. Lea Cristina është me origjinë finlandeze dhe është martuar me një amerikan. Bëhet fjalë për zonjën e zëvendës ambasadorit amerikan, Stiv Cristina. Kjo zonjë fisnike amerikane është edhe emblema e dokumentarit që ka bërë Donika Mustafaj, i cili mban titullin: “Një zonjë amerikane ne Tiranë”. Shqipëria për Lea Cristina është një dashuri e re, të cilën ende nuk mund ta rrëfej si duhet, sepse tashmë është shumë pranë saj. “Kur të iki larg e të kalojnë vite unë do ta kuptoj më mirë se ç’ka ndodhur me mua, me Shqipërinë dhe pikturat e mia, në të cilat do ta marr atë me vete”, thotë ajo.

* * *

Lea Cristina me Sali Shijakun
Lea Cristina me Sali Shijakun
Lea Cristina që nga koha kur është miqësuar me shqiptarët dhe sidomos me artistët ka nisur të ndihet më shumë shqiptare, por edhe të marr disa karakteristika në mënyrë të pavetëdijshme, të cilat vihen re vetëm nëse ajo gjendet mes të huajsh. Është perceptuar kështu një rrëfim i mirëfilltë i kësaj zonje në imazhet e dokumentarit, e cila u referohet sa marrëdhënieve diplomatike, aq edhe atyre miqësore me shqiptarët dhe Shqipërinë. Në faqet e dokumentarit të Donika Mustafajt ka ardhur lirizmi i butë i kësaj zonje, ku aspekti i saj diplomatik është disi i tërthortë, pikërisht në ato moment ku Lea e lirë, në lëvizje e komunikim të drejpërdrejtë e tërheq bashkëshortin e saj Stiven Cristina që të bëjë sa mundet për artin dhe kulturën shqiptare. Kështu ajo papritmas bëhet një inisiatore e shumë bashkëpunimeve dhe programeve kulturore të cilat edhe mbështeten nga Amabasada amerikane në Tiranë. Përditë jeton me ritmin e Tiranës, del dhe bën pazarin, lexon gazetat dhe flet bukur shqip, ndërsa në mjediset që frekuenton, si dyqane, galeri, institucione ajo ka krijuar miqësi të shumta. Shqipja e saj interesante lë mbresa edhe në imazhet e këtij dokumentari, sepse ajo e flet gjuhën shqipe, çuditërisht, në një mënyrë krijuese, aq sa nuk fut asnjë fjalë të huaj në rrëfim. Çdo fjalë që e thotë kërkon ta gjej në rrënjën shqipe. Ajo nuk thotë se do ta bëja këtë pikturë “me fantazi”, por me thotë se do ta bëja me “hamendje” (ç’fjalë e bukur që e kemi harruar!). Gjuha shqipe e përkthyer në dashurinë e saj për shqiptarët dhe kulturën e tyre, vjen e bëhet më e bukur kur Lea Cristina e shqipton. Në të gjitha ambjentet që gjendet ajo flet e komunikon shqip pa ndihmën e përkthyesit.


* * *
Lea cristina ne shkolle
Lea cristina ne shkolle
Pra, Lea Cristina e ka shëtitur të gjithë Shqipërinë, dhe me Lean piktore që rikthehet në vendet e shëtitura, dokumentari pasurohet dhe bëhet i këndshëm. Sipas konceptit të regjizores Donika Mustafaj, një grua artiste dhe Shqipëria e parë në sytë e saj lënë mbresa më të thella. Vetë Lea piktore po përfshin dita ditës nëpër tablo një Shqipëri metaforike, dhe kjo mjafton për të motivuar edhe një dokumentar të kësaj natyre. Ajo thotë në një nga fragmentet e dokumentarit se: “Shqipëria nga përmasat duket e vogël, por për ç’ka brenda nuk është e vogël”. Lea i rrëfen shikuesit se si e ka joshur ky peisazh dramatik dhe ekzotik njëherësh, ku gjen edhe një ngjashmëri me vendin e origjinës, Finlandën. Ka pikturuar shkëmbinjtë, Alpet Valbonën, bregdetin, Himarën, Dhërmiun, Pogradecin dhe ndihet e kënaqur që e ka bërë këtë. Ajo thotë se “duke parë pikturat, unë gjithmonë do të di të gjej udhët një ditë të vonë kur të kthehem këtu në Shqipëri”. Për të si artiste Shqipëria është një zbulim. Si një zbulim, jo pak i vogël, vjen edhe në fragmentet e këtij dokumentari, ku dallohen cilësia e fotografisë dhe kontrasteve, ngjyrave dhe portreteve të vijëzuar me aq finesë. Janë thënë shumë në një dokumentar me metrazh kaq të shkurtër. Lea Cristina thotë se do të marr me vete në veprat e saj peisazhin e Thethit plot forma njerëzore e kafshësh, shkëmbinjtë shqiptarë, që u ngjajnë kaq shumë këtyre njerëzve.


* * *

Piktura me qesken - Lea Cristina
Piktura me qesken - Lea Cristina
“Shqiptarët janë si shkëmbinjtë, të bukur, të fortë, s’lejojnë të hysh në të brendshmen e tyre kaq kollaj”, thotë Lea Cristina. “Lea i sheh këta shkëmbinj edhe si pasqyrë të dramës, i sheh si metaforë të njerëzve dhe vetë Shqipërisë”, thotë regjizorja Donika Mustafaj. Kamera e ka fiksuar Lean përballë peisazheve reale dhe tablosë që flet me një gjuhë moderne. Nuk përfshihen në veprat e saj vetëm gjërat e bukura. Ndonjëherë i duhet të takojë diçka të pakëndshme që vjen dhe bëhet gjuhë e pikturës. “Pashë mbi zallin e bukur të detit të Dhërmiut një qese plastike që nuk duhej të ishte aty. Në një çast më dukej sikur do ta hante zallin...!”, shprehet ajo në një nga fragmentet e dokumentarit. Dhe nga kjo ndjesi e Leas kishte dalë një pikturë me zaje të mrekullueshme rrotull dhe me imazhin e një qeseje të kaltër e cila të jepte përshtypjen e peltes së një amebe gjigante që lëshon ende zgjatime. Kur e pyesin se sa e do ajo Shqipërinë, thotë se: “këtë do ta di disa vite më vonë, pasi të kem ikur”. Piktorja Najada Hamza pohon në këtë dokumentar, se pikturat e saj kanë vlera artistike. “Janë vetë Lea, një sy i vëmendshëm”. Piktorja Lea shprehet për artin e saj, se “unë jam pak e egër në pikturë, nuk ndikohem nga ndonjë –izëm”. Zakonisht ajo ka pikturuar me vaj, por këtu në Shqipëri ka zbuluar dhe akrilikun. “Peisazhi nuk është gjithë bota e frymëzimit tim, thotë Lea, unë merrem edhe me sklupturën, më pëlqen puna tridimensionale, por edhe me portretin, një punë e vështirë të cilën e nisa nga vetja dhe më pas nisa të bëja portrete shqiptarësh. Tashmë ajo po bënë një cikël me maskat shqiptare, sepse siç thotë i duken aq interesante. Unë vetë jam rritur në Finlandë dhe nuk kisha vënë re portrete kaq të ndryshme, kaq specifike.


* * *



Dokumentar Lea Cristina
Dokumentar Lea Cristina
Donika Muastafaj pohon se “në thelb Lea pikturon vetveten në lëvizje, në ndjesi, të cilat i bashkohen me copa peisazhi dhe detajesh gjatë udhëtimeve dhe lëvizjeve të shumta të saj. Gjithashtu piktorja e njohur, Najada Hamza, shprehet se Lea ka ndihmuar për shkëmbime programesh kulturore të cilat kanë qenë me shumë interes dhe të mahnitshme. Piktorja amerikane e quan të natyrshme këtë komunikim mes kulturash, dhe gjithcka e bën me kënaqësi. “Kam shumë miq artistë, thotë. Adhuroj pikturat e Sali Shijakut, pikturat e Edi Hilës, edhe pse nuk e njoh nga afër. Adhuroj pikturën e Gazmend Lekës dhe këtë nuk e njoh nga afër, piktorin Bujar Zajmi, të cilin e kam mik, Najada Hamzaj. Kështu, e gjendur mes këtyre miqve të mirë të artit, Lea Cristina e informon bashkëshortin e saj diplomat, Stiven Cristina, për gjithçka. Donika Mustafaj e vlerëson shumë kontributin e Leas, i cili është shumë i ndjeshëm dhe i pranishëm në qarqet e krijuesve shqiptarë, ndaj ajo thotë: “Lea e meritonte një portret të tillë sepse, nëse një grua artiste që i nënshtrohet kulturës dhe peisazhit të një vendi e çon bashkëshortin e saj diplomat më pranë realitetit, bëhet ndihmë për punën e tij. Nga ana tjetër Lea çon më shumë informacion edhe në vendin e saj, çon diçka që është përtej pikturës. Ajo ka një dashuri të madhe për Shqipërinë, dhe ofron një miqësi pa interes”.  



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora