E enjte, 25.04.2024, 04:45 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Konflikti me vetveten dhe kërkimi i identitetit evropian të shqiptarëve

E premte, 19.06.2009, 08:35 PM


Konflikti me vetveten dhe kërkimi i identitetit evropian të shqiptarëve

Nga Gjon KEKA

Kultura shpirtërore, politike e çdo kombi apo populli sidomos me traditë dhe me moshë të pjekurisë rezulton me përgjegjësi të thellë, kulturore, politike, sociale, ekonomike etj. Të gjithë e dimë se çdo komb apo popull ka edhe kulturën e tij dhe burimin e të mirave dhe virtyteve nga të cilat ushqehen ata, por ama të mirave. Ndërsa askush nuk është më xheloz sesa popujt e siujdhesës ballkanike, ata vazhdimisht kanë jetuar në hasmëri me njëri-tjetrin jo se këtë e kanë trashëguar, por se ka ardhur si aksident i pikëtakimeve historike por jo çdoherë të njëjta. Nëse sot nuk mund të përcaktohet një standard vlere, një doktrinë e përgjegjësisë kulturore, politike, sociale, ekonomike etj, do të jetë, më së paku, arrogancë e më së shumti një papërgjegjësi kolektive. Megjithëkëtë, kërkimi i një standardi të tillë, me sa duket, bie në kundërshtim me frymën e kohës së tanishme, respektivisht  shekullit XXI, sepse disa popuj sidomos populli serb dhe ai rus mendojnë që e vërteta nuk ka nevojë vetëm për provën duke ditur se ajo kërkon besnikëri, pra besnikëri kujtese, duke mbajtur ndërmend një të vërtetë tashmë të zbuluar e kjo e vërtetë është realiteti i ri në Ballkan që lidhet me perspektivën e re të kombit shqiptar dhe me inherencën  në mendimin e Unionit Evropian. Megjithatë, në këtë mes, respektivisht provës së të vërtetës dhe besnikërisë së kujtesës historike mund të kishim të bënim me një rast përgjegjësie, por vetëm në qoftë se ka vërtet diçka që duhet domosdo t’i qëndrosh besnik. Gjithçka varet me sa duket nga ajo çfarë beson e në këtë rast çfarë beson kombi shqiptar dhe që rrugëtim ndjek. Të gjithë e dinë se fashizmi e komunizmi si doktrine dhe ideologji rrënuese ende nuk janë shkëputur nga “tradita e madhe” e asaj kohe sidomos tek disa kombe dhe popuj , prandaj edhe nuk i lanë shteg relativizmit të heroit të një Niçeje apo një Soreli. Ndërsa kjo është arsyeja pse sot në hapësirën e kombit shqiptar dhe ne përgjithësi në Ballkan lë shteg “konvertimi moral”, por ky “konvertim moral” për këtë kohë është shumë më i rrezikshëm: e kjo thjesht, sepse mund të pranohet nga njerëz mendjelehtë dhe me një mirëbesim jo të sinqertë e në fakt të shpeshtë janë ato ndër shqiptarë apo edhe në popujt e tjerë ballkanas. Mirëpo, vetia për të ndier përgjegjësi duhet të mbështetet te një “zgjedhje morale” e rrënjosur në traditën dhe në besimin , sepse kjo na bën të mundur të ndërrojmë kohë, të denoncojmë bëmat e këqija nëse janë kryer në një gjendje mendore që përputhet me suazën shpirtërore të kombit shqiptar, sado e ndotur mëkatesh, nëse është e qartë (brenda strukturës së kësaj tradite) se veprimet i përgënjeshtronin fjalët e madje edhe fjalët nganjëherë janë djallëzisht të spërdredhur: nëse logjika e brendshme e mendimit moral e kombit shqiptar mund të na tregojë lajthimin që na intereson në ato arsyetime që kanë pasur rezultate vdekjeprurëse. Siç duket, kuptimi i të gjitha këtyre është se skepticizmi i kësaj kohe nuk mund të mbajë gjallë një konflikt moral serioz siç është konflikti me vetveten dhe kërkimi i identitetit real shqiptar. Duhet ditur se disa nga njerëzit e kombit shqiptar në njëfarë mënyre mendojnë se kombi shqiptar do të zukaste në ndonjë aneks të mënjanuar ashtu si makina larëse, ndërsa gjërat e vërteta do të ndodhin në sallon apo në dhomën e fjetjes. Mirëpo, gjuha e institucioneve te kombit shqiptar në përgjithësi, kodet e të sjellit katalogët e virtyteve, e të mëkateve, gjuha abstrakte e përdorur shpesh për ta mbështjellë kohën sigurisht që na sjell ndër mend “shkencën e llahtarshme marksiste”, të gjitha elementet e tjera me syhapur, e me norma morale, kulturore e politike, pra hidheshin poshtë. Koha e të folurit fragmentar ishte atëherë kur “mbinjeriu i Niçes” apo ai që mendoi se bota duhet të jetë Beelzebubiane e ky ishte islamizmi si pjellë e Muhamedit, i cili edhe i urdhëroi disa që dinin të “shkruanin mirë dredhërisht”, ta shkruajnë kuranin në mënyrë fragmentar, pastaj erdhi koha e komunizmit si ideologji gati e njëjta me islamizmin që kishte si qëllim të folurit dhe të fragmentuarit e një gjëje me shkëputje e që ishte i pranueshëm për ta, por jo për të gjithë botën. Kështu që sot në shekullin XXI në siujdhesën ballkanike e sidomos te kombet dhe popujt që janë prekur më së shumti nga infeksioni i islamizmit dhe bizantinizmit ku ende kundërmon  era pseudodisciplinë orientale dhe bizantine , ende kundërmon era indoktrinim oriental e sllav dhe ende mendjen, shpirtin e kulturën e kombit shqiptar brenda tyre e sundon ndjenja e sundimit otoman dhe sllav, e kjo është pasojë që në disa raste ishte e imponuar siç është rasti i 545 viteve sundimi turq e që la vese të mëdha dhe i bëri shqiptarët që të mos e dinë kush janë thjesht pa identitet e kulturë dhe tjetra njëqind viteve sundim i egër sllav që i bëri shqiptarët të mendojnë ndryshe të flasin ndryshe dhe të veprojnë ndryshe. Kështu që kombi shqiptar, i cili kishte kulturë të lartë dhe identitet të pastër arriti në atë gjendje ku një popull apo shoqëri pa identitet apo kulturë është njësoj sikur varrezat e pashënuara dhe sikur jeton në ndonjë shpellë ende të pazbuluar. Keni dëgjuar se as Hitleri e as Milosheviqi kurrë nuk kishin thënë se ishin humanistë, por këtë e thoshin për Hitlerin bolshevik ndërsa për Milosheviqin shovinistët. Dhe këtu ishte pika e tyre e dobët. Por sot në kohën moderne si i quajnë shqiptarët e islamizuar po flas për ata që jetojnë si turq apo arab apo sllav e që e tradhtuan historinë e tyre dhe u kthyen nën bindje të verbra orientale?, sigurisht se disa i quajnë të mirë e disa të këqij, disa arabë, disa sllavë disa nuk din se çka janë e disa trishtohen nga mjekrat e gjata dhe pantallonat e shkurtra që ta çojnë mendjen te njerëzit e parahistorisë. Ndërsa ata që mendojnë se duke u thirrur në kulturën turke, arabe apo sllave, arrijnë të integrohen në Unionin Evropian apo në sistemin e vlerave të shëndosha, e gënjejnë vetveten, sepse dihet se gënjeshtarët nuk mund të bëjnë as evropian, as shqiptar e as ndonjë tjetër e sidomos as heronj të islamizmit si ideologji e thatë orientale, sepse do të vijë koha kur kjo gënjeshtër e islamizmit prej nga edhe erdhi kur do të zbulohet se është gënjeshtër atëherë ky pseudoautoritet do të bjerë sikur bie maska e atij që fshihet pas vetvetes. Në këtë kontekst, kur të vijë koha e frikës nga trokitja në derë dhe atëherë kur të gjithë do vrapojnë pas identitetit të tij siç është rasti tani i rrugëtimit të disa kombeve dhe popujve në drejtim të integrimit euroatlantik. Por të integrohesh në këtë sistem vlerash do të thotë të kesh identitet dhe të kesh kulturë të pastër e jo të përzier siç është rasti i kombit shqiptar dhe disa popujve të tjerë që janë prekur nga infeksioni i islamizmit dhe bizanitinizmit. Dhe krejt në fund a nuk dinë të mendojnë shqiptarët pak dhe të kthehen në vetvete e t’i shohin mëkatet që i ka lënë perandoria turke e sllave këtu, a nuk dinë të mendojnë pak se identiteti i tyre është humbur nga imponimi i islamizmit dhe bizantinizmit në mënyra të ndryshme, a nuk dinë të mendojnë pak se e vërtet është shuma afër zemrës  bile thellë në zonat e errëta të zemrës së tyre të islamizuar e sllavizuar, a nuk dinë të shfletojnë historinë pak se aty fshihet identiteti i tyre evropian bile me një qytetërim të lartë, a nuk e dinë se shqiptarët para shumë shekujve ishin të krishterë dhe kishin kulturë të lartë. Në këtë kontekst, shqiptarët nuk duhet të hulumtojnë rrugë tjetër përveç rrugës së brendshme respektivisht rrugës së arsyes, aty thellë në ndërgjegjen e thyer copë dhe të zhytur nga ideologjitë dhe doktrinat e huaja dhe mjerane aty fshihet një e vërtetë e ajo është kultura, identiteti dhe qytetërimi ynë i lartë, sepse vetëm në këtë mënyrë ne mund të integrohemi si shqiptarë në sistemin e vlerave evropiane, sepse, siç thotë Robert Shuman, “sot krishterimi i pasuruar, me përvojën e jetuar gjatë historisë së vet, duhet t’i ndihmojë popujt më pak të zhvilluar të përvetësojnë të njëjtën rrugë përgatitje njerëzore”, por për kombin shqiptar është të kthehet në këtë përvojë dhe përgatitje njerëzore. Në anën tjetër, dihet se demokracia nuk sajohet, sepse, siç thotë Shuman, ”Evropës iu
desh më shumë se një mijëvjeçar për ta gdhendur (demokracinë)”. Kështu që për Shumanin, i cili na flet fare qartë edhe neve sot kur dëshirojmë të integrohemi në strukturat euroatlantike, është se duhet të kemi parasysh se demokracia, siç thotë ai, do të jetë e krishterë ose nuk do të jetë fare, një demokraci apo shtet demokratik antikristian do të jetë karikaturë që do të zhytet në tirani ose në anarki. Ndërkaq, sot kombi shqiptar që të jetë një komb i lirë dhe me një demokraci të shëndosh duhet të mësojë apologjinë e lirisë e së vërtetës, e cila ende nuk është gjetur, kështu tani shqiptarët janë në kërkim të vetvetes dhe identitetit të tyre evropian. Nëse nuk jemi në gjendje të kthehemi te vetvetja, respektivisht te identiteti ynë dhe kultura jonë, jemi të dënuar të kthehemi prapa, prapa, në pafundësi të së keqes dhe historisë së dështuar.

*Autori është politolog dhe njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare


(Vota: 9 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora