E shtune, 20.04.2024, 12:30 PM (GMT+1)

Kulturë

Alfred Papuçiu: Pestalozzi dhe shqiptarët

E premte, 19.06.2009, 08:04 PM


Pestalozzi dhe shqiptarët

Nga Alfred Papuçiu

Ishim ftuar nga profesor Jean-Philippe Assal për të vizituar në Yverdon institucionin ku Johann Pestalozzi drejtoi me bashkëpunëtorët e vet një institut që fitoi një famë europiane. Ishte një ditë me diell e muajit maj 1989. Me ne ishte dhe një mjek shqiptar, i cili ishte i apasionuar nga vepra e Pestalozzit. Në fakt në fakultet në Shqipëri, ai kishte studjuar disa pjesë nga jeta e edukatorit të madh zviceran...    
Profesori Jean-Philippe na tregoi për ecurinë e shkrimtarit dhe edukatorit, në një kafene pranë institucionit. Pastaj shkuam tek institucioni ku Pestalozzi kaloi njëzetë vjet të jetës së tij. Isha i habitur nga tregimi i një ciceroneje që merrej me mirëmbajtjen dhe veprën e Pestalozzit. Ajo e bënte këtë punë në mënyrë të vullnetshme. Na foli me pasion për punën e çmuar të Johann Pestalozzit i cili midis 1770 dhe 1780, gjatë trazirave pas Revolucionit francez, u muarr me rreth 80 jetimë... Ai ëndërronte për një arsim popullor që do të fillonte qysh nga fëmijëria dhe kërkonte të bashkonte arsimin dhe punën praktike. Më në fund, në Yverdon ai drejtoi me bashkëpunëtorë të tjerë Institutin, i cili në kohën e tij më të mirë, strehonte rreth 150 fëmijë që rridhnin nga klasa të privilegjuara nga shumë vende. Edukimi sipas Pestalozzit, synonte një qëllim të dyfishtë, domethënë nga njëra anë për t’u dhënë mundësi çdonjërit për t’u bërë njeri i mirëfilltë, pavarësisht nga puna e tij dhe nga satusi i tij shoqëror. Në parathënien e librit të saj “ Kush jeni ju, Zoti Pestalozzi ”, autorja Jacqueline Cornaz-Besson ndër të tjera shkruan : “ Besnik ndaj vetvetes, duke rifituar kurajo pas çdo dështimi, Pestalozzi, aq aktual në mendimet e tij, ka akoma shumë për të na mësuar ”.
Nëpërmjet studimeve të tij të shumta, leximeve, përvojës së tij të pasur, ndjeshmërisë së tij për bukurinë e shpirtit dhe me idealin  e tij thellësisht fetar por vetiak, Pestalozzi, gjatë jetës së tij solli mendime të reja, që ishin në kundërshtim me edukimin tradicionasl dhe formalist, që nuk merrte parasysh  sidomos psikologjinë e fëmijëve. Ky edukator i madh, gjatë gjithë jetës së tij, u përpoq që në çdo çast të perfeksiononte metodën e tij, të cilën e zbatoi hap pas hapi.
Në Yverdon, në sheshin qëndror ndodhet monumenti i Pestalozzit, ku mund të lexosh :

PËR PESTALOZZIN        

“ UNË JETOVA SI NJË LYPSAR PËR T’U MËSUAR LUPSARËVE QË TË JETOJNË SI NJERËZ ”        

PESTALOZZI

Pestalozzi portret
Pestalozzi, portret
Gjatë vizitës në këtë institucion që ishte ruajtur me kujdes, u habita nga tregimi i profesorit Assal që e njihte në mënyrë të përkryer ecurinë e edukatorit të madh. Me elokuencë ai na fliste edhe për « Fabulat » e famshme të Pestalozzit. Pastaj ai na tha se si mbreti i Prusisë, i Hollandës dhe Danimarkës dërguan nxënës për t’u formuar në Institutin e krijuar nga Pestalozzi. Aty u formua edhe Zhystys Bloshman, këshilltar i ardhshëm i mbretit për shkollat për Saksën. « Dieta helvetike » dërgon në Institut një komision të përbërë nga tre vetë. Ata qëndruan pesë ditë në kështjelle dhe ndër të tjera shkruan : « Instituti i Iverdonit duket si një laborator pedagogjik, me një interes të madh dhe me një vlerë të madhe…Kudo rrotull dëgjohet të flitet frëngjisht. Kur hyn brenda dëgjon gjermanishten. Është Evropa në miniaturë…Zakonet ndërthuren me njëra tjetrën, mbretëron bashkimi kristian, si edhe një paqe e thellë… »    

Konceptet e lidhura me emrin e Pestalozzit nuk kanë një kuptim historik, por ato vazhdojnë të luajnë sot një rol në Zvicër në fushën e formimit. Kudo në Zvicër dhe jashtë shtetit nuk mund të numërohen më institucionet, shkollat, bibliotekat, fondacionet që kanë emrin e Pestalozzit dhe që frymëzohen prej tij. Një nga ta është dhe « Pestalozzianum », në Zyrih, që në fillim ka qënë muzé, besnik ndaj mendimit të edukatorit të madh dhe pastaj u kthye në një qendër aktive që punon për kërkimet shkencore në pedagogji. Akademiku Bedri Dedja kishte nisur të shkruante një monografi për Pestalozzin por fatkeqësisht vdekja e mori me vete pa mundur ta përfundonte atë punë të nisur me pasion dhe pasi kishte vizituar vendet ku kishte qënë Pestalozzi, si dhe kishte lexuar dokumenta për jetëshkrimin e tij.
Vitet kanë kaluar qysh nga ajo ditë e majit 1989 dhe çdonjëri që ka mundësi të vizitojë kabinetin e profesor Jean- Philippe çuditet nga studimet, librat dhe broshurat e përgatitura nën kujdesin e tij që janë të domosdoshme për çdo njeri, pavarësisht nga kultura dhe mjedisi nga vjen, për një ndjekje të përshtatshme të sëmundjes së diabetit, si dhe sëmundjeve kronike. Fjalët e tij  për “ Nënë Terezën ” tonë që po e përkthej,  janë një  himn për dashamirësinë dhe thjeshtësinë e bashkëatdhetares sonë të shquar.
Prof Jean-Philippe Assal dhe Alfred Papuçiu
Prof Jean-Philippe Assal dhe Alfred Papuçiu



(Vota: 7 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora