E marte, 16.04.2024, 06:35 PM (GMT+1)

Mendime

Agim Gashi: Anonimusët marksist deshën ta prishin një natë në radion Zëriarbërit

E premte, 19.06.2009, 06:58 PM


Anonimusët marksist deshën ta prishin një natë në radion Zëriarbërit

Shkruan Agim Gashi

Më 17 qershor isha i ftuar nga zotëri Imri Trena që të jem i kyçur në një emision direkt të www.zeriarbërit.com që e mban zotriu në fjalë në Norvegji. Edhe pse isha i sëmurë dhe nuk kisha disponim të mjaftueshëm përsëri pranova të jem mysafir i kësaj radioje dhe i z. Imri duke e ditë se Imriu është një artëdashës dhe një aktivist i diasporës shqiptare që po e mban gjallë me mund të pakrahasueshëm e me tërë familjen një radio që bashkon atdheun e që kurbetqarët të jenë më pranë atdheut dhe ngjarjeve atje. Por ngjarjet që na i servojnë njerzit anonimusa të mbeturinave marksiste-leniniste, janë të hidhura dhe bëjnë çthurrjen e një populli të tërë.

Një radio të tillë me emrin „Radio Dardania“, e mbajti edhe z. Ali Rexhepi për tetë vite me radhë në Gjerman, por u detyrua të ia vej dryrin mu për shkak të anonimusëve marksist-leninist siq ishte anonimusi : Besnik Gashi Bonn-gjermani Düren (Dyren)Jülich (Julish) i cili në mënyra të pa skrupullt jo vetë që ofendoi Radioarbërin, jo vetëm që më ofendoi mua, por ofendoi mijëra dëgjues të cilët u irituan nga shpifjet e anonimusit në fjalë. Ky  anonimus stalinist i përgaditur nga qarqe të ndyta antikombëtare, mund të jetë shok i tarasëve dhe taraskovëve të cilët kërcnonin njerzit me likuidime fizike dhe duke i futur njerzit në listat e likuidimeve vetëm e vetëm pse nuk mendonin si ata. Ma njerzit e tillë, ne si komb dhe atëdhe jemi grimcuar, rrënuar e nënçmuar me shekuj. Në stilin e karagjozit  anonimuesi Besnik Gashi  Bonn-gjermani Düren (Dyren)Jülich (Julish) , i kërkonte falje udhëheqësit të programit z. Imri Trenës, por këtë e bënte në stilin.“gjuaj gurin e mshef dorn“ duke u munduar ta ngujon në lëvozhgë për mos ti thënë mjaft dhe për të shfrytzuar hapsirë të shpifjeve të mëtutjeshme. E dija se ky as që sdo të ndalet sepse me të tillët kam përvojë disa vjeqare në mediat e shkruara dhe në forumet  staliniste të hapura enkas nga SHIK-u i vetëformuar të cilët morën metodën sllave për të likuiduar njerzit me maska fytyrës. Maskagjinjët e tillë sot kanë filluar të shqelmojnë rreptësisht si gomari kur don të ngordhë.

 

E tëra filloi pas intervistës së vajzës sime Azalesë dhënë RTK-së para dy viteve, e që me knaqsi e ritransmetoi z. Imri Trena. Me kt rast, si zakonisht filluan urimet dhe lavdatat jo vetëm për talentin e Azales por edhe për udhëheqësin e programit z. Imri Trena.

Dhe ja si filloi debati i cili gadi sa nuk e prishi një mbrëmje të këndshme të diasporës shqiptare e cila lidhet me atdheun përmes kësaj radioje.Do i kopjoj ato që ishin të shkruara origjinale në faqen e radioarbërit.

Unë shkruajta:

   Agim Gashi Shtaza e do grazhdin ndersa njeriu atdheun!

 

Nuk di se përse dhe ku e preku kjo thënje e filozofisë shqiptaare anonimusin Besnik Gashi Bonn-gjermani Düren (Dyren)Jülich (Julish) për ta filluar shamatën me këto fjalë:

Besnik Gashi Bonn-gjermani I nderuari Agim mos ofendo se nuk është mirë. për të vazhduar më poshtë me një filozofi shterpe:

  • Besnik Gashi Bonn-gjermani Edhe ninulat kur na i kan kenduar kan thenë:Nina nana,te perkund djepin,ti mu bafsh,djal gurbeti.

PO ku keni dëgjuar ju motra e vllëzër që në djepet tona i janë kënduar ninulat fëmijëve të na bëhen kurbetqar?! PO ne si popull gjithmonë i kemi kënduar këngët e kurbetit me një nostalgji të madhe, sepse nga kurbeti na vinin kufoma të dashurit tanë, vajtonin nuset për burrat që nuk ktheheshin më, vajtonin e qorroheshin nënat, vashat e reja mallkonin që të adhuruarit e tyre më nuk ktheheshin nga rrugët e largëta të mërgimit.Ndoshta edhe ju jeni të një mendimi me mua se nuk ka pasë nënë që do ta mallkonte në mënyrë të tillë pjellën e saj foshnje të djepit.

Më pastaj i shkrova unë:

  •  Agim Gashi Zoti Besnik, duhet ta kuptosh thënjen sepse unë askend nuk e ofendoj.Kjo thënje është filozofike dhe ka kuptim për ata që smendojnë për atdheun.Te pershëndes!

Pasi numri i fjalëve për tu shprehur ishte i kufizuar, nuk pata mundësi të i them se kjo thënje është edhe për ata që më shumë e don paranë dhe interesin personal, se sa atdheun dhe popullin e tyre. Anonimusi ia kishte filluar polemikës dhe fare nuk ndalej ndërsa shkruante:

  •  Besnik Gashi Bonn-gjermani Zotri Agim te them seriozisht nuk kam deshir te hy ne polemika me ju.Edhe pse di shumqka .Le te mbetet me kaq.

Din shumë por nuk i thotë!Unë ia laashë emailin tim, por ai nuk më shkruajti mua por donte publikisht të tregohej se ai anonimusi është dikushi!

  • Besnik Gashi Bonn-gjermani Kjo është radio qe bashkon shqiptarët.Andaj nuk kisha pas deshir te bijm ne e te prishim imazhin e kesaj radio qe për mu është zë i atdheut.

U detyrova të i them edhe unë:

  • Agim Gashi Mos me kurse z. Besnik por vetëm me fakte. Unë nuk pata asgjë me ty perveq që e thashë një thënje që e kanë thënë të tjerët.

 

  • Agim Gashi Andaj nuk ke pse merr hidherimin per vete si i pafajtori qe merr fajin e pa bere. Gjithsesi te pershendes shume e te uroj nate te mire!

 


Por papagalli anonimus tani filloi të veproj edhe më ashpër!

 

Besnik Gashi Bonn-gjermani Zotri Agim ,mos te hyjm ma tutje tu luta.Kam fakte xx fakte.Te njoh personalisht.Jemi taku ne koncert ne Koslar.E di se ndoshta nuk me njeh me emer.

 

Besnik Gashi Bonn-gjermani intervisten tuaj ne z.a. e kum ndegju ne tansi.Mendohu pak.Kam fakte.Po nuk kisha dasht te hyjm ma tutje.

 

Besnik Gashi Bonn-gjermani Por meq po me detyroni:po ju them se te gjitha qe i tha ne intervisten e z.a. ishin fund e krye genjeshtra.

 

Besnik Gashi Bonn-gjermani Vetem nje fakt te vogel po e permend:Shkolla shqipe funksionon ne Düren dhe Jülich.

Logjikojeni vetëm fjalinë e fundit ku shpifaraku thotë se e ka dëgjuar intervisten në www.zeriarberit.com! Askund dhe në asnjë moment nuk është bërë fjalë dhe as që ka pasë pyetje pë shkollën shqipe në Düren-Jülich edhe pse kam shumë vërejtje. Tani po i them anonimuesit se po të më bëhej një pyetje e tillë aspak sdo të friksohesha ta tregoj të vërtetën se nxënësit e pakët që ka kjo shkollë shkojnë  në manifestimet e ditëlindjeve të Enver Hoxhës ose të ardhjes së ndonjë socialisti nga Shqipëria e Kosova, e nuk shkojnë në manifestimet që organizohen për Presidentin e përjetshëm të Kosovës Dr. Rugovën, në përvjetore rënjesh të Sali Çekut e Agim Ramadanit etj. Por anonimusit nuk i dhemb as shkolla shqipe, as nxënësit e pakët jo vetëm të Dürenit e Jülichit por as të tërë diasporës. Këtij i dhemb koka nga këngët e mia, nga veprimtaria ime, nga sukseset tona të së djathtës, nga kombëtarja she shqipja e pastër.

U bë çka u bë, kryesorja Kosova u bë shtet dhe para nesh duhet të qëndroj burrërorja, sepse ky shtet pret dorën dhe kujdesin tonë.Por, ju që mundoheni të zhbëni më shumë se armiqët, po u them pushoni se mjaft vratë, mjaft bëtë konflikte, mjaft kërcnuat, shpifët e denigruat njerzit.. Qeveria, poqëse është demokratike, duhet ta vejë kontrollin edhe mbi juve sepse si mbeturina që keni mbetur aty-këtu, jeni duke e kutërbuar një popull e një shtet. Emisioni i radioarberit kontrollohet dhe degjohet edhe nga bashkësia nderkombëtare, sepse të tjerë akoma janë të interesuar se si po sillemi ne, se sa jemi në gjendje të udhëheqim një shtet. Kur e pamundësojmë Imriun si e pamundësuan Aliun, ta udhëheqë një radio të vogël, si do të jemi në gjendje të mbajmë rregull në vetë shtetin? Andaj ju ononimusët ndaluni poqëse nuk jeni armiq dhe të paguar nga serbët. Përndryshe, shteti dhe Shqipëria në përgjithësi presin nga çdo shqiptarë të ketë maturi e ndershmëri. Të pakët keni mbetur ju stalinistët. Kjo u duk mbrëmë  më 18.06.2009 se nga mijëra dëgjues të radioarbërit asnjëri nuk ishte me ju dhe asnjëri nuk u përkrahu.

Në fund  dijeni një gjë: askush smund të ju nderoj më shumë se sa mediokrët kur ju shajnë e ofendojnë dhe kur shpifin pë ju. Ndër vetitë më të kqijat që mund ti posedon njeriu, është ajo e shpfarakut

 

19.06.2009

Düren

Lexojeni faqen www.agim.poeticforum.com



(Vota: 4 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora