E enjte, 28.03.2024, 10:02 PM (GMT)

Kulturë

Gjon Neçaj: Festivali ''Sofra Dardane - 2009''

E enjte, 18.06.2009, 05:56 PM



FESTIVALI "SOFRA DARDANE - 2009"

Nga Gjon Neçaj
 
TROPOJË- Për tre netë me ardhë në qytetin verior në prehër të Alpeve,u zhvillua festivali i shtatë,"Sofra Dardane-2009".
Në këtë eveniment kulturor të vitit,morën pjesë mbi 60 grupe dhe ansamble të ndryshme nga të gjitha trevat shqipfolëse shqiptare dhe interpretuan mbi 500 artistë amatorë dhe profesionistë.
Këtë vit,sipas kryetarit të jurisë,prof.dr.Zymer Neziri,studiues folklori,grupet dhe instrumentistët popullorë sollën prurje të reja në folkun shqiptar,çka do të thotë se po punohet seriozisht në këtë drejtim,sidomos nga trevat e Kosovës,Malit të Zi dhe Maqedonisë,ku banojnë dhe jetojnë shqiptarë.
Juria e përbërë nga personalitete të kulturës dhe artit shqiptar,bëri vlerësimin e mëposhtëm për grupe dhe individë.
Për ansamblet popullore, çmimi i parë iu dha ansamblit "Shote Galica",Drenas,Kosovë,çmimi i dytë ansamblit "Rexhep Mitrovica",Mitrovicë,ansamblit "Sharri" Hani i Elezit, Kosovë, çmimi i tretë ansamlbit "Ramaj", Has, SHKA "Kemajl Hazizi",Viti,Kosovë.
Kurse si grupe,juria vlerësoi me çmim të parë grupin polifonik të ansamblit "Çipini"",Vlorë,Shqipëri,me çmim të dytë grupin "Sefë e Feriz Krasniqi",Malishevë,Kosovë,Gjilani,Kosovë,me çmim të tretë grupi "Fatmir Berisha",Klinë,Kosovë, grupi "Selman Kadria",Istog,Kosovë.
Me çmimin "Fatime Sokoli" u nderuan Shkelzen Ahmeti dhe Elbasan Idrizi, Smirë, Viti, Kosovë, me çmimin "Panajot Kanaçi" vallja "Vjelja e rrushit" Rahovec,Kosovë,me çmimin "Ndue Shyti"daullexhinjtë e curlexhinjtë Lipjan,Kosovë.
Kurse çmimi i parë "Ndue Shyti" iu orekstrinës Shtimje,çmimi "Dervish Shaqja" iu dha SHKA "Dervish Shaqja",deqan dhe SHKA Junik,Kosovë.
Kryetari i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar,Azgan Haklaj,përshëndeti artistët dhe popullin artdashës të tropojës për mbështetjen që dha gjatë zhvillimit të festivalit.


(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora