E enjte, 22.10.2020, 10:11 AM (GMT+1)

Komente

Teuta Ramizi: Edvin Rama dhe të vërtetat e divorcit të tij

E enjte, 18.06.2009, 08:02 PM


Edvin Rama dhe të vërtetat e divorcit të tij

Nga Teuta Ramizi

Ai që premton sot “solidaritetin social” është shkelësi i solidaritetit ushqimor familjar Jo më 1991, por për çfarë është paditur më 1995 dhe 1998 Edvin Rama?

Midis një njeriu që mëton të bëhet kryeministër dhe një tjetri që është në hesapin e vet, ka një ndryshim të madh në drejtim të kureshtjes njerëzore për të kaluarën e tij. Një prej këtyre kureshtjeve, është edhe çështja shumë e përfolur rreth të vërtetës së madhe mbi ndarjen e çiftit Rama – Makoçi në vitin 1991. Në fakt këtu kemi të bëjmë me viktimën më të njohur të jetës së Edvin Ramës, që për fat të keq qëlloi të ishte aktorja e njohur Matilda Makoçi, shembulli më i prekshëm i pasojës Edvin Rama. Mjafton të shihet profili i saj në gjithë këto vite vuajtje e të dilet në përfundimin se kush njeriu të mëton të bëhet kryeministër i Shqipërisë. Cili ishte shkaku kryesor që i fshihet publikut rreth ndarjes së vërtetë midis Edvin Ramës dhe Matilda Makoçit. Kush ishte personi që shokoi Matilda Makoçin teksa e pa me bashkëshortin e saj të deri asaj kohe dhe a njihet ky person si lidhje e afërt e Edvin Ramës sot? A është ky pra hija e tij sot dhe kandidat për deputet i Partisë Socialiste në Tiranë? Ndarja e çiftit në fakt ka ndodhur në 12 shkurt 1991. Nga kjo martesë lindi edhe fëmija i tyre i datëlindjes 12 gusht 1990. Por jo më larg se disa muaj më parë, në mars, një e përditshme që njihet si gazeta personale e Edvinit, botonte një “speciale” ku gjoja informonte publikun për “të vërtetën e ndarjes” midis Edvin Ramës dhe Matilda Makoçit. Deri atë çast, kjo histori ishte publikuar nga një e përditshme tjetër në atë kohë në opozitë e sot e afërt me Edvin Ramën dhe partinë e tij. Çfarë kishte ndodhur pra në këtë mes dhe si ishte e vërteta. Në këtë realitet të hidhur, veprimet ishin të gjithëllojshme. Dhe u arrit deri atje sa të mohohej e gjithë ajo që kishte ndodhur dhe çështja e tij me Matilda Makoçin të shpallej vetëm si “çështje divorci” e asgjë tjetër. Sigurisht nuk do guxonim në asnjë rrethanë të merreshim me çështje sikur kjo të ishte “çështje divorci”. Këtu është edhe falsifikimi i fundit që kanë bërë mediat e kontrolluara nga Edvin Rama, duke dashur t’i heqin atij thënien e përdorur në një nga gjyqet e kafshatës kur diskutohej jo për ndarje, por për kafshatën e ushqimit. Kjo fyerje e lëshuar në adresë të aktores (që gazeta e quan etike të mos e citojë në cilëndo ligjëratë), tregonte më së mirë cili është Edvin Rama. Duhet të jesh i duruar e deri në fund i kthjellët të kuptosh atë që ka ndodhur në vitin 1990 nga takimet e Ishull – Lezhës e deri tek shtëpia e “dy kuajve” në afërsi të stadiumit “Dinamo” në Tiranë. Natyrisht një njeri i ndjeshëm si aktorja e njohur, nuk mund të mos vërente deviacionet fiziologjike të bashkëshortit të saj në ato momente. Përkundrejt këtyre deviacioneve, Edvin Rama u mundua të veprojë duke shpifur e duke i nxirë jetën aktores së njohur duke çuar deri në prerjes e karrierës së saj, por duke mos ngelur deri këtu, por duke i nxirë dhe jetën tërësisht. Pikërisht njeriu që i nxiu jetën njeriut të mirë Matilda Makoçi, ka 9 vjet që po u nxit jetën mijërave njerëzve të pastrehë në Tiranë, etj, dhe po kërkon t’ua nxijë jetën edhe më shumë njerëzve në mbarë vendin. Përballë realitetit të dhimbshëm të asaj kohe, Edvin Rama, u afrua edhe me një aktore tjetër (që sot është në Gjermani), por duke mos hequr dorë asnjëherë nga partneri i tij i shtëpisë së kuajve.

E vërteta e proceseve gjyqësore Janë zhvilluar në fakt disa gjyqe midis Edvin Ramës dhe aktores së njohur Matilda Makoçi. Sigurisht nuk përbën material për gazetën të merret me marrëdhëniet private midis tyre dhe as do të merremi me një gjë të tillë. Por kur njeriu që pretendon të aplikojë “solidaritetin social” në vend, është mirë që të njihen shqiptarët që midis tij dhe aktores ka pasur disa gjyqe që mund të konsiderohen si gjyqe të “kafshatës”. Pikërisht kur është diskutuar çështja e detyrimit ushqimor që Edvin Rama duhej të jepte për djalin e tij. E pra pikërisht këtij njeriu i ka munguar “solidariteti social” për djalin e tij. Në gjyqet e zhvilluara objekti i padisë ka qenë mosshlyerja e detyrimeve ushqimore ndaj djalit të vet. Pra njeriu që kërkon të jetë kujdestari i shoqërisë shqiptare me “solidaritetin social” nuk kishte shlyer detyrimet e tij sociale për të cilat u padit në gjykatën e Tiranës. Pra seancat gjyqësore të Edvin Ramës me Matilda Makoçin, nuk janë zhvilluar vetëm në një seancë gjyqësore e ndarjes ku ai nuk ka marrë pjesë pasi ndodhej në Greqi i larguar. Këtu ishte edhe manipulimi i një të përditshme që botoi një intervistë të nënës së Matilda Makoçit, kur në radhë të parë duhej të pyeste këtë të fundit se kush është Edi Rama. Zoti i shtoftë inatin Marie Makoçit të votojë Edvin Ramën, por kur i shfaqet opinionit publik mund të thoshte se paku se “gjyqe ushqimi” janë zhvilluar në vitet 1991 – 1998 dhe si është sjellë Edvin Rama me djalin e tij apo me ish gruan e tij, ndaj së cilës lëshoi një fyerje të madhe që gazeta e quan të pavend ta përsërisë. Pra nuk ka vetëm një “të vërtetë të ndarjes” midis Edvin Ramës dhe Matilda Makoçit, por ka një të vërtetë akoma më të madhe, atë të mohimit të solidaritetit social, shfaqja më e lartë e papërgjegjshmërisë së ndodhur ndonjë herë e shoqëruar për fat të keq me fyerje të ardhura midis shpifjeve që vetëm Edvin Rama mund t’i bëjë. Kjo çështje shumë e thjeshtë kaloi si edhe shumë të tjera pa leximin e duhur. Në shtatorin e vitit 2000, një e përditshme që sot sponsorizohet dhe mbahet sot nga Edvin Rama, botoi një nga gjyqet e Edvin Ramës dhe Matilda Makoçit. Në fakt ky nuk ishte gjyqi i ndarjes por i ushqimin.

Gjyqi i 1995

Në fakt e përditshmja që botoi në shtator 2000 gjyqin e kafshatës dhe fjalët e rënda të Edvin Ramës, mund të ishte prononcuar sot për këtë çështje. Por sigurisht tani nuk mundet më pasi është në krah të Edvnit. Gjyqi i publikuar nga e përditshmja që sot mban anën e Edvin Ramës, nuk ishte i falsifikuar por ishte i vitit 1995 krejt ndryshe nga ç’mëtoi në mars të këtij viti, ish-vjehrra e Edvin Ramës. Ky gjyq ishte i vitit 1995, pra jo i ndarjes, por i kërkesës për dhënies së të drejtës së ushqimit, djalit të vogël që jetonte vetëm me të ëmën. Në ato kohë, Edvin Rama zhvishej në plazhet e Francës me personen që sot ia ka atashuar për shfrytëzim një kandidati socialist për deputet në Qarkun e Tiranës. Sigurisht ai nuk kishte kohë të mendonte për Gregorin e vogël që ishte vetëm 5 vjeç dhe që nuk merrte asnjë nga babai i tij, i cili do kujtohej shumë vonë për të kur të bënte shfaqje në kutinë e votimit 2007 apo në Gërdec, pavarësisht se e gjithë jeta e tij ka qenë në fakt një gërdec i shtrirë në vite. E si të mos mjaftonte kjo, nudizmat e një njeriut të papërgjegjshëm vazhdonin me qetësinë më të madhe duke mos pasur kurrfarë solidariteti njerëzor.

Hetimi kundër të vërtetës

Në çdo vend të Europës do të ishte një skandal i vërtetë sjellja vulgare me gruan, keqtrajtimi apo mospagimit i ushqimit të fëmijës së lindur nga martesa. Më keq akoma do ishte një skandal i paparë po të bëheshin akuza krejt të ulëta e të pabaza në drejtim të moralit të ish-bashkëshortes. Do të përbënte skandal pasi nuk mund të mëtosh të bësh kryebashkiak e kryeministër duke pasur akuza të tilla që në fund të fundit nuk kanë të bëjnë me jetën private, por me standardin e të sjellurit në shoqëri. E kështu ndodhi edhe në vitin 2000, kur u publikuan këto të dhëna. Opinioni i brendshëm u shastis nga skandali, ndërsa prokuroria nxitoi të mbulojë provat për të mos lënë gjurmë në vitet e ardhshme ky skandal. Pra hetimi i prokurorisë nuk ishte sa të vërteta ishin akuzat, por pse u bënë të njohura ato. Ja pra votues i nderuar cili është njeriut që të ofron “solidaritetin social”, njeriu që nuk siguroi këtë solidaritet as për djalin e tij, solidaritet të cilin e refuzoi me urrejtje.


(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora