E shtune, 24.10.2020, 04:38 PM (GMT+1)

Komente

Bashkimi Demokratik Shqiptar: Abdilaqim Ademi nuk përfaqëson shqiptarët‏

E merkure, 17.06.2009, 08:04 PM




Abdilaqim Ademi nuk përfaqëson shqiptarët‏

Në delegacionet e Qeverisë  antishqiptare të Shkupit, Abdylaqim Ademi nuk  përfaqëson shqiptarët! Ai përfaqëson interesat e veta personale dhe të klanit të tij!

Që nga themelimi i shteteve të reja mbi territoret historikisht të banuara me shumicë shqiptare okupatorët janë përpjekur, që në interes të politikës së tyre të jashtme të integrojnë në strukturat e veta edhe individë që janë thirrur se i përkasin kombit shqiptar.

Të ngarkuar me të vetmen detyrë, që të thurin lavde për politikën e shteteve lidhur me të drejtat e shqiptarëve opinioni publik kombëtar dhe ai ndërkombëtar, vetëm në pesë dekadat e fundit, ka pare të defilojnë në Paradën e Maskarallëkut Ali Shukriun, Sinan Hasanin, Rrahman Morinën e shumë lakej tjerë të cilët në memorien tonë kolektive kombëtare kanë mbetur si shërbëtorë të urryer të politikës antishqiptare.

Logjika e instrumentalizimit të disa individëve për marketing politik vazhdoi edhe pas rrënimit të sistemeve totalitare komuniste.

Në këtë aspekt u shqua totalitarizmi dhe unitarizmi maqedonas. Në vazhdimësi, nën kamuflimin e partneritetit qeveritar me partnerin shqiptar, shqiptarët janë vrarë, janë plagosur, janë arrestuar, janë dënuar vetëm e vetëm pse janë shqiptarë.

Kësaj radhe nuk do t’i përsërisim argumentet e shumta që i kemi cekur në komunikatat tona drejtuar opinionit shqiptar dhe institucioneve ndërkombëtare, por do të ndalemi vetëm në rastin e fundit.

Prezencën e Abdylaqim Ademi në takimet e kreut të shtetit që aplikon një politikë radikalisht antishqiptare,  ministri i jashtëm Antonio Milloshoski e shpalosi në mënyrë të shkëlqyeshme: argatllëku i Abdylaqim Ademit është në funksion që përballë rezistencës Greke lidhur me veton për NATO “të demonstrohet një solidaritet i brendshëm politik dhe një unitet ndaj politikës së jashtme...”

Ua tërheqim vëmendjen Antonio Milloshoskit dhe patronëve të tij se me radikalizëm ekstrem të politikës antishqiptare nuk demonstrohet as solidaritet i brendshëm politik as unitet ndaj politikës së jashtme;

Ua tërheqim vëmendjen Antonio Milloshoskit dhe patronëve të tij se me radikalizëm ekstrem të  montimeve të proceseve politike antishqiptare nuk demonstrohet as solidaritet i brendshëm politik as unitet ndaj politikës së jashtme;

Ua tërheqim vëmendjen Antonio Milloshoskit dhe patronëve të tij se me radikalizëm ekstrem të politikës së diskriminimit racial që shteti aplikon kundër shqiptarëve nuk demonstrohet as solidaritet i brendshëm politik as unitet ndaj politikës së jashtme;

Ua tërheqim vëmendjen Antonio Milloshoskit dhe patronëve të tij se pa lirimin e menjëhershëm të të gjithë shqiptarëve që padrejtësisht mbahen nëpër burgjet maqedonase;  pa rishikimin e të gjitha lëndëve gjyqësore dhe dëmshpërblimin për padrejtësitë që u janë shkaktuar shqiptarëve nga politika zyrtare e shtetit maqedonas; pa heqjen e të gjitha formave të diskriminimit racial që shteti aplikon kundër shqiptarëve nuk demonstrohet as solidaritet i brendshëm politik as unitet ndaj politikës së jashtme;

Asnjë person dhe asnjë grupacion politik nuk mund t’i përfaqësojë shqiptarët në delegacionet e një shteti që aplikon politikë radikale antishqiptare.

Ua tërheqim vëmendjen Abdylaqim Ademit dhe patronëve të tij se pa realizimin e të gjitha të drejtave të shqiptarëve, Maqedonisë duhet t’i mbyllen dyert në NATO! Çdo argatllëk për të demonstruar gjoja solidaritet të brendshëm politik apo unitet ndaj politikës së jashtme është në funksion të inkurajimit të politikës radikalisht antishqiptare të Shkupit!

U bëjmë apel Abdylaqim Ademit dhe anëtarëve tjerë të BDI-së që unanimisht të refuzojnë të bëhen pjesë e një dekori antishqiptar dhe të kërkojmë bashkërisht që edhe shteti shqiptar të aplikojë të drejtën e Vetos kundër anëtarësimit të Maqedonisë në NATO pa plotësuar kushtet që lidhen me të drejtat e shqiptarëve.

U bëjmë apel Abdylaqim Ademit dhe anëtarëve tjerë të BDI-së që të mbështesin emrin e ri të shtetit “Maqedonia Veriore dhe Shqipëria Lindore”  ose çfarëdo qoftë emri tjetër i cili do të integronte qartas dhe pa ambiguitet komponentët edhe të identitetit tonë kombëtarë, e jo të shërbejnë si dekor në kabinetin e Gruevskit dhe instrumentit të tij Ivanovit.


Bashkimi Demokratik Shqiptar
17 Qershor 2009



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora