E enjte, 28.03.2024, 11:52 AM (GMT)

Mendime

Lavdrim Lita: Identikiti i një krimineli

E merkure, 17.06.2009, 05:59 PM


Identikiti i një krimineli

Nga Lavdrim Lita

Në fshatin Qerret të Durrësit, banorët jetojnë mes bujqësisë dhe emigracionit dhe javët e fundit edhe mes flamujve të partive për fushatën zgjedhore. Vrasja e së premtes e ka prishur perfundimisht qetësinë e një fshati që nuk njihet aspak për tensione politike apo si zonë e nxehtë zgjedhore. Lajmi i ngjarjes erdhi i ftohtë dhe i ngarkuar me një emocion të pa përtshkrueshëm. Të nesërmen shfletova gazetat për të shikuar surratin e këtij humbameni. E sapo pashë identikitin e vrasësit të Artan Zekës, më erdhi përshtypja se pata një Shockvertising - kështu e quajnë anklosaksonët - një përshtypje të fortë tronditëse. Një kataklizmë emocionesh hakmarrëse. Dhe përshtypja e parë është gjithmonë ajo që ka të vërtetën. Të paktën kështu besoj. E njëjta gjë më ndodhi sapo fokusova fotografitë e të dy protagonistëve të ngjarjes së Qerretit. Është hera e parë që fotografia ishte hija e realitetit që duhej shikuar e reflektuar. Sikur në atë katund të fshehur të Durrësit ishin takuar në betejë një serafin dhe një luciferin. Secili kishte flamurin dhe stemën që i shkonte përshtat. Pasi shikon atë fotografi kupton se çfarë fytyre ka një kriminel. Ato linja rrudhash në ballë, mjekra e gjembosur në lëkurën e tharë nga dielli dhe uji më kripë, me sytë e zinj të lejojnë të shikosh dendurinë e monstruozitetit njerëzor si dhe në anë tjetër me kontrastin e lehtë të bukurisë së të qeshurës së ëmbël, fine e aristokratike të Artan Zekës. Fytyra që shfaqet në identikit është pasqyra e mendjes, dhe sytë pa folur tregojnë sekretet e zemrës. Ky njeri i zi është Skënder Balla, emblema perfekte e një krimineli, që i hoqi shpirtin nga trupi, por jo nga mendja jonë, Artan Zekës na ngjan me një trogloditin të zhdëpur në dru nga koha.

Andej nga oksidenti një farë Jean Baudrillard shkruan se identikiti fotografik mban gjurmën e “shkrimit me dritë”, pra është burimi i ndritshëm që na vjen nga zanafilla. Identikiti i Ballës veçse se na shfaq kjartë një individ gjenetikisht i modifikuar sistematikisht për dhunë. Ku në lagje njihet si nga “të fortët e lagjes”.

Skënder Balla nuk është i vetëm. Si ky Shqipëria është plot. Kuptohet vetiu sepse forca e errët është identifikuesi i tyre më kryesor. Kjo forcë e pa profilizuar nga dija behet sa hap e mbyll sytë në një verbëri shkatërruese. Një minë lëvizëse që mund të hedhin në erë sa herë të dojë ekuilibrat e një shoqërie të gashtisur me helme toksike, e që mbahet në këmbë prej qerpiçi.

Më pas e kupton se me sa mend del e qëllon tjetrin ky Balla për kauza që atij nuk i rrahur kurrë tepelekun e trurit. Ku e kupton dialektikën e militantizmit demokratik ky barkbosh qerreti. Kjo ngjarje nuk është politike. Kjo ngjarje është dramatike. Është drama e një shoqërie të edukuar me dhunë, me shtypje, me shfarosje. Dhe si në çdo dramë shoqërore dhuna shtazarake mund të fshehet edhe nën logot e flamujve politikë. Fushata elektorale vetëm sa i galvanizon vrullin e dëmtim moral të një shoqërie që ka nevoje për paqe sociale. Krimineli është vetëm një qelizë kanceroze e një trupi të shëndetshëm, ku antikorpi i vetëm për t’u mbrojtuar nga sëmundja është edukimi i vlerave humane. Të mësojnë njeherë e mirë barkboshët e shqipërisë se jeta e njeriut është e shënjtë.

Artan Zeka, baba i tre fëmijëve tashmë jetimë për demokracinë e njeriut, është në shesh pushim e martirve të demokracisë. është mëse e vërtetë kur thuhet se jeta e jetimeve është e vështirë por akoma më e vështirë mendoj unë është fakti kur ekzsistojnë disa njerëz të këqij që padrejtësisht i heqin të drejtën disa fëmijëve të kenë pranë prindërit e tyre. Sidomos tre panafakët e qërretit. Dhe vetëm ata do ta dinë, se çdo të thotë të rritesh pa ledhatimet, përkedhejlen, dashurinë e mallin e prindërve të tyre.

Është e pashmangshme, pasi ke parë identikitin e vrasësit, të mos jesh peng e një revolte të brendshme. Të vjen në mendje pyetja kur do t’i mposhtim instiktet e fëmijve të kainit?


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora