E premte, 19.04.2024, 04:49 PM (GMT+1)

Editorial

Të ftuar pa ftesa

E marte, 21.08.2007, 05:46 PM


Jeton Kelmendi
Nga Jeton Kelmendi, Bruksel

Duket shumë e thjeshtë. Mungon vetëm ftesa zyrtare. "Na kanë ftuar verbalisht, por nuk kemi një ftesë të shkruar". E kemi dëgjuar këtë fjali që sa ditë nga anëtarët e ekipit të ashtuquajtur të unitetit, por të gatshëm për të marrë pjesë ne bisedimet shtesë me Beogradin, gjithsesi janë.

Takimi i radhës me treshen e Grupit të Kontaktit, është paralajmëruar për 30 gusht në Vjenë, d. m. th. kanë mbetur më pak se 10 ditë nga ai takim. Negociatarët kosovarë nuk kanë ftesë, por e dinë mirë se do të shkojnë, e dinë gjithashtu se çfarë do të thonë! Ato që i kanë thënë edhe më parë, mirëpo me sa vendosmëri i thonë, ketë e kanë kuptuar mirë faktori ndërkombëtarë.

Ftesa zyrtare megjithatë ka arritur në adresën e palës tjetër, bile para disa ditësh,   ketë zyrtarisht e kanë deklaruar zyrtaret në Beograd. Ashtu siç bëhet normalisht në komunikimet diplomatike. Ftesën e ka marrë Beogradi sepse në raport me ta bashkësia ndërkombëtare funksionon ashtu siç bëhet normalisht me një shtet, madje i tejkalon normat e sjelljes normale diplomatike dhe të politikës ndërkombëtare, "I ledhaton" dhe i "llaston" deri në maksimum, nuk ua prish qejfin dhe pranon teket e tyre. Nuk është kjo hera e parë, me siguri nuk do të jetë as e fundit.

Fatkeqësia qëndron tek qasja që kanë faktorët ndërkombëtarë ndaj Prishtinës. Kështu vet komuniteti ndërkombëtarë, prodhon probleme, nga privilegjet që ja bën palës Serbe dhe mostrajtimit, palë e barabartë, palës Kosovare. Kjo shprehet përmes inferioritetit me të cilin trajtohet pala kosovare dhe manifestohet edhe përmes detajeve të tilla që duken imtësi siç është mungesa e adresimit të një ftese. Por, duhet kuptuar se kësaj gjendjeje i kanë shërbyer vetë "krerët" tanë, liderët e "mëdhenj" të cilët asnjëherë nuk e kanë sfiduar realisht asfare qasjeje të bashkësisë ndërkombëtare.

Duhet pasur para sysh se bëhet fjalë për Kosovën, e jo për Serbin, prandaj duhet dhënë në radhë të parë hapësirë Kosovës, e jo Serbisë që donë të okupoj.

Kurë jemi tek trajtimi i barabartë i palëve del se "Respekti meritohet"-këtë mençuri nuk e kanë zbatuar asnjëherë gjatë gjithë procesit të negociatave negociatorët tanë. Me servilizmin e tyre kanë qenë në gjendje të pranojnë çdo kërkesë që u është bërë, madje edhe kërkesave verbale. Pranuan kalimin e disa afateve për vendimin për statusin, shkuan në Vjenë dhe pranuan koncesione të shumta për decentralizimin dhe procese tjera. Në Prishtinë ktheheshin me vlerësime si ato të ndeshjeve të futbollit: "fituam", thonin" dhe mediet transmetonin si papagalli: "Prishtina – Beogradi 1 me 0 apo edhe më shumë". Stërmadhohej gjithçka për të mbuluar dështimet dhe paaftësinë e manifestuar në raundet e bisedimeve për çështjen më të madhe për kombin. Premtuan pavarësinë në shkurt, në mars, në qershor, shpresuan edhe për korrikun dhe kur të gjitha afatet kaluan pranuan sërish të hyjnë në bisedime. Prapë thonë se vetëm do shkojnë, por nuk do të luajnë nga qëndrimet. Nuk e dinë se as për çfarë do të flitet, apo edhe nëse do të flitet fare për ndonjë gjë. Nuk kanë as ftesë për takimin ku thonë se nuk do të heqin dorë nga pavarësia dhe integriteti territorial. Banale dhe paradoksale duket, por është e dhimbshme dhe e vërtetë. Askush nuk i nderon ashtu siç duhet nderuar burrështetasit seriozë. Kjo është e rëndë për Kosovën para së gjithash. Thjeshtë bëjnë çdo gjë që u kërkohet. Kjo pozitë inferiore është nënçmuese jo vetëm për ta. Është nënçmuese për Kosovën. Të tjerëve përveç tjerash duhet t'ua bëjmë me dije se duhet të fillojnë të na trajtojnë si partnerë. Për të arritur këtë duhet të meritojmë respektin. Për të arritur respektin duhet të hiqet dorë nga servilizmi, duhet aftësuar dhe treguar shumë mençuri, diplomaci, duhet treguar vullnet të palëkundur se jemi të zotët që të bëjmë shtet. Vetëm kur të fillojë lidershipi ynë të tregohet i tillë, vetëm atëherë të tjerët nuk do ta marrin shkel e shko, vetëm atëherë do të fillojnë ta shohin si palë të barabartë, vetëm atëherë nuk do të mungojnë as detajet e tilla si ftesa për takimin ku do të flitet për Kosovën. Para së gjithash për Kosovën e jo për Serbinë ku ftesa nuk mungon. Bile, ka arritur në kohën e duhur, përmes kanaleve normale diplomatike. Në Prishtinë kush e di, ndoshta do ta sjellin dikur, mjafton një ditë apo dy para takimit. Mund të ndodh që edhe të mos e dërgojnë fare, sepse Ekipi i Unitetit edhe ashtu do të shkojë sepse nuk dinë të thotë "jo"!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora