Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ferdinanti: Anti- Atdheut

| E marte, 16.06.2009, 05:27 PM |


Anti- Atdheut

Shumë bukur është përgjigjur Z. Andon Shkodrani në përgjigje të shkrimit të Ilir Dardanit. Nuk ja vlen të komentoj çfarë shkruani ju. Vetëm dua të theksoj se ju në radhë të parë duhet të dini se turqit, grekët, serbët nuk janë shqiptarë. Në radhë të dytë, mësoni të shkruani shqip sidomos për lexuesin e ZSH. Në shqip shkruhet "Respektoj"; apo "çfarë"; " i shikon"; "të irrituar"; "realiteti" "luftoj"; "vjen"; "pikërisht"; "nevojë"; "drejt", përveç ndërtimit të fjalive. Pra nëse ke nevojë për drejtshkrimin, mund të vish këtu tek ne, në Atdhe, ose po qe në Diasporë ka shkolla shqipe.

Në Shqipëri nuk ka eksremizëm. Kështu llomotisin vetëm Rama, Nano, Nexhmija e pinjollët e tyre. Siç duket keni nostalgji për kohën e merhumit. Në Shqipëri s'ka xhonturq, por ju më mirë të ruheni nga "xhongrekët" që akoma nuk e kanë hequr ligjin e luftës. Mos ndikoni për keq në votën e shqiptarëve në 28 qershor, por lërini të lirë të votojnë për demokracinë e vërtetë. E mira nuk ka fund. Edhe në demokracitë perendimore qindravjeçare ka korrupsion, ka eksese arabësh ekstremistë, ka sekte të kobshme, por ato nuk e dëmtojnë në përgjithësi demokracinë: Pra edhe ne duhet të dënojmë fenomenet e huaja që enkas janë futur nga serbi dhe greku, por jo të personifikojmë regjimin demokratik me "djallin". Kështu veprojnë vetëm ata që duan që Shqipëria të mbetet akoma prapa dhe të mos ketë ecuri pozitive.

Besoj se më kuptoni Zotëri dhe uroj të reflektoni. Nuk dua të bëj polemikë të kotë me ju vetëm ju bëj thirrje: "Lëreni popullin sovran shqiptar të vendosë vetë për fatet e tij"!

Ferdinanti