E premte, 29.03.2024, 08:40 AM (GMT)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Profesor Sabri Hamiti - shkrimtar e politikan

E hene, 15.06.2009, 07:34 PM


Ju paraqesim shkrimtarët tanë

PROFESOR SABRI HAMITI–

SHKRIMTAR E POLITIKAN

Nga Kadri Mani

Dr. Sabri Hamitin e lexoja në burg, po e lexoja e rilexoja vjershën e tij VERIU, o perëndi! T’ia çjerrë maskën Serbisë e të mos ketë prokuror që mud ta akuzojë!? Sa mendjelehtë janë ata që i ndajnë njerëzit në të burgosur e jo të burgosur, madje duke e ngritur veten e duke nënçmuar “ata-titoistët”- pse edhe ata nuk po vinin në burg!!
Unë ju thosha dhe po them se burgu është stallë e stalla është burg: vallë, a i ka shkuar mendja kujt që lopëve t’ua përshkruaj për merita atdhetare pse edhe ato të gjorat gjithë jetën e kalonë në burg!?!
Dhe me kohë, që ditën e para të kontaktit, po ju thosha shokëve të mi shqiptarë e malazias (ju kujtohet Grupi i Tivarit-1974?): shokë, të shkojmë në bibliotekë e të shohim se çfarë literaturë ka, ta bëjmë planin e leximit pa humbur kohë, kryesisht literaturë profesionale... dhe, o perëndi! Që të dy palët, si në kor, po e hapnin gojën çorape: Aiii! Mjaft kemi kohë 10- vjet, 15-vjet, 20-vjet robëri!!!
-Mos dërdëllisni budallallëqe! (Ne pri?ajte gluposti!): vjen dita sikur sot, e dalim nga këtu më buddallenj se sa kemi hyrë! Ata jashtë janë më politikanë se ne, ata edhe veprojnë edhe rrinë jashtë, ngase veprojnë ca më me mend se ne, kë quani ju armiq!?
Ju paskit shkelur në parimin tonë bazë: kombinimi i punës legale me punën ilegale.
Nuk më ka dënuar mua gjykata e Tadej Rodiqit
Por më ka dënuar sistemi dhunues i Rankoviqit!
Ku janë sot të burgosurit e Shqipërisë e të burgosurit e Kosovës?- në çfarë gjendje organizimi janë, a e kanë shtypin e vet, vallë!?! Dhe me çka dallojnë nga “titoistët-enveristët”!?!
Madje pokëta “veprimtarë” u  çartën fare dhe deshën ta marrin Kalanë nga Brenda, ta vëjnë nën kontroll “Rilndjen”- derisa e mbyllën, njësoj sikur Serbia! U vunë e vranë demokratë të pafajshëm dhe e plagosën Dr. Sabri Hamitin- kacketat leniniste!
O TEMPORA! O MORES! (o kohëra, o vdekje)

-----------

Sabri Hamiti u lind më 10 maj 1950 në Dumnicë, Podujevë, nga baba Hamit Hamiti dhe nana Mehreme Duriqi. U rrit në familje bashkë me tri motra e dy vllezër.
1957 Hyri në shkollën fillore në vendlindje.     
1968 Mbaroi gjimnazin në Podujevë dhe u regjistrua në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Nisi botimet letrare në Bota e re e në gazeta e revista të tjera. Mori pjesë në demonstratate studentëve në Prishtinë. I ndjekur nga policia, disa muaj jetoi duke u fshehur te të dashurit e tij.
1972 Diplomoi me sukses të shkëlqyeshëm në Universitetin e Prishtinës, në gjuhë e në letërsi shqipe. Botoi veprën e parë letrare te Rilindja e Prishtinës. Regjistroi studimet pasuniversitare me temë “Poetika e re shqipe” në Universitetin e Sorbonës, në Paris, mirëpo për mungesë parash u kthye në Prishtinë.
1973 U martua me Kumrije Rugovën, moshatare dhe mike e studimeve. Hyn në punë në shtëpinë botuese Rilindja të Prishtinës. Nis studimet pasuniversitare në Fakultetin Filozofik të Zagrebit, të cilat studime i kreu pas dy vitesh.
1980 Për një vit akademik specializoi teorinë e formave letrare në École des Hautes Études en Sciences Sociales, në Paris. Mori Diplomën e Shkallës së Lartë për letërsi frënge e qytetërim frëng në Universitetin e Sorbonës në Paris.
1987 Doktoroi me temë nga letërsia bashkëkohore shqipe në Universitetin e Prishtinës.
1989 Hyn në lëvizjen për Pavarësinë e Kosovës, të prirë nga Ibrahim Rugova, mik i tij i studimeve. Më vonë, pesë herë me radhë (1992, 1998, 2001, 2004, 2007) u zgjodh deputet në Kuvendin e Kosovës, ndërsa nga viti 2006 është anëtar i Kryesisë së Kuvendit .
1993 Zgjedhet profesor i letërsisë shqipe në Universitetin e Prishtinës. Po ashtu ligjërues në studimet postdiplomike të letërsisë.
1995 Si anëtar i Komisionit Kombëtar punoi për njësimin e programeve shkollore të lëndëve nacionale dhe për hartimin e teksteve të përbashkëta për të gjitha shkollat shqipe.
Më 24 shtator 1998 persona të panjohur të Sigurimit të fshehtë serb i bëjnë atentat në shkallët e banesës së tij në Dardani të Prishtinës. E shpëtojnë mjekët shqiptarë me ndihmën e Zotit.
2000 Zgjedhet anëtar korrespondent i Akademisë të Shkencave e Arteve të Kosovës.
2008 Zgjedhet anëtar i rregullt i Akademisë të Shkencave e Arteve të Kosovës.
Sabri Hamiti jeton e punon në Prishtinë.

Sabri Hamiti

PASKAJORE
(DASHURIA PASKAJORE ME SHQIPEN)

Kam me të dashtë përjetë edhe mbas vdekjes
Sepse unë nuk due të vdes por kam me vdekë
Ti nuk je gjuha ime as e Nanës as e Babës tim
Ti je frymë zemra ime ti je shpirti im
Me shkue me shkue krejt njisoj asht me shkue
Në Prizren me shkue a me shkue në Shkodër
Me shkue në Durrës a në Tiranë me shkue
Në Vlorë me shkue a me shkue në Korçë
Me shkue në Elbasan a në Shkup me shkue
Me shkue do me thanë me vdekë pak nga pak
E me mbetë çka do të thotë me mbetë përjetë
Ti nuk njeh asnji kohë ti nuk njeh asnji vetë
Të gjitha i ke me vete të gjitha i mban në gji
Paanësi je pafundsi ti je përjetësi
Kur nisem a kur mbetem mos thuaj prit a ik
Me shkue a mbetë asht nji infinit
Me pasë gjithë kohën me pasë gjithë pahapsinë
Me e rrokë Kosmosin si me e puthë shtëpinë
Kur të ndajnë në kohë të coptojnë në veta
Zemra mue më grihet gjaku pik ndër fleta
Kam me të dashtë ty si e due Vetëveten
Se në thellësinë tande e gjej të vërtetën
E di se me mendue asht nevojë njerëzore
Po me dashunue asht domosdo jetësore
Se jeta e njeriu i donë të gjitha a hiç
Kam pa nji copë që tue vajtue vdiq
Me u ngut si lumi e me u derdhë në det
Çka me i thanë Babës a Nanës së shkretë
Me dashtë a me shkue me mbetë a me vdekë
Kam me të dashtë përjetë edhe mbas vdekjes
Sepse unë nuk due të vdes por kam me vdekë.                     
Prishtinë, 1.9.2002
 Tabela e përmbledhjeve
2 Veprat letrare
2.1 Poezia
2.2 Roman
2.3 Drama
2.4 Kritikë/Esejistikë/Studime
3 Tekste shkollore
4 Vepra komplete, 2002
5 Tekste të Sabri Hamitit
5.1 Në gjuhën shqipe
5.2 Në gjuhë të huaja
6 Mirënjohjet
7 Lidhje të jashtme


(Vota: 4 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora