E premte, 19.04.2024, 10:17 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

"Forbes": 100 VIP-at më të pushtetshëm

E diele, 14.06.2009, 08:47 PM


Angelina Jolie
Angelina Jolie
Në vend të parë qëndron aktorja Anxhelinë Zholi, e cila ka kaluar edhe yllin e talk-show-t në Amerikë, Oprah Uinfrej


Fama ka më shumë rëndësi se sa paratë e fituara, sepse vetëm falë kësaj të parës, aktorja dhe ylli i kinematografisë amerikane, Anxhelinë Zholi, arriti t‘i merrte Oprah Uinfrejt vendin e parë të personazhit më të famshëm e më me influencë në botë. Në të vërtetë, kjo është lista e re e stiluar nga revista "Forbes", që e sheh Presidentin amerikan, Barak Obama, në vendin e 49-të, edhe pse ai ka thyer një rekord: është kreu i parë i shtetit që ka hyrë në një përzgjedhje të tillë. Fituesja e një çmimi "Oscar", bukuroshja 33-vjeçare, që në vitin 2008 ka fituar 27 milionë dollarë, një të dhjetën e asaj që fiton kompania Uinfrej (275 milionë), ka kaluar prezantuesen e famshme amerikane për numrin e kopertinave, faqeve te internetit të dedikuara asaj dhe artikujt e gazetave që i janë kushtuar. Zholi, që vitin e kaluar renditej në vend të tretë, është bërë e njohur për mënyrën se si ka arritur ta balancojë karrierën kinematografike, aktivitetin si ambasadore vullnetare e OKB-së dhe familjen e saj "shumëngjyrëshe" me bashkëshortin Bred Pit, ku ky i fundit, pavarësisht fitmeve më të mëdha se ajo (28 milionë dollarë), renditet në vend të nëntë për shkak të reduktimit të ekspozimit mediatik këto kohët e fundit. Për më tepër, lindja e dy binjakëve vitin e shkuar e rriti shumë më tepër popullaritetin e Zholisë. Revistat më të mira në botë u vunë në garë se kush do të paguante më shumë për të pasur në kopertinë fotot ekskluzive të nënës së re me dy fëmijët e sapolindur në krah. "Edhe pse Oprah mbetet femra që fiton më shumë, kur bëhet fjalë për famë, Zholi zë vendin e parë të gruas në planet. Është vërtet e çuditshme se si ajo ka qenë e aftë ta ruajë këtë pozicion prej vitesh. Në çdo kohë ajo ka diçka për të treguar rreth fëmijëve, filmave, filantropisë dhe lidhjes me Bredin. Ajo është pjesë e dialogut të kulturës pop pothuajse në mënyrë të përditshme dhe kjo e bën atë të jetë e veçantë në krahasim me njerëzit e tjerë të famshëm", thotë Macey Rose, redaktore në revistën "Forbes". Por, edhe pse renditet e dyta, vajza e varfër nga Misisipi, që gjyshja e vishte me thasët e patateve, vogëlushja që është përdhunuar në moshën 9-vjeçare dhe ka ngelur shtatzënë 14 vjeçe, studentja që 19 vjeçe nisi karrierën e saj në radio dhe kur ishte vetëm 22 dukej sikur të hipnotizonte me magjinë e saj, është gruaja më e pëlqyer dhe më e imituar, me të cilën identifikohen miliona njerëz. Revista, si çdo vit, bën klasifikimin e VIP-ave jo duke u bazuar vetëm te fitimet, por dhe tek impakti që emrat e tyre kanë në faqet e revistave, shfaqjet televizive dhe hapësirat e internetit që u kushtohen veprimtarive me të cilat merren.

Në vendin e tretë renditet legjenda e popit, Madona, që në listën e vitit 2008 mungonte. Falë turit të saj nëpër botë, 110 milionë dollarëve të fituar, famës së lidhur me ish-bashkëshortin Gei Riçi dhe historive të shumta të dashurisë që i janë atribuuar, Madona është kthyer sërish mes njerëzve më të pushtetshëm e të famshëm. Shumë mendojnë se divorci më i shtrenjtë në historinë e Britanisë ia shtoi akoma më shumë famën. Sipas ekspertëve, ish-burrit të saj i takonte një shumë prej 75 milionë paundësh, ku përfshihej edhe gjysma e pasurisë prej 80 milionësh që kanë fituar gjatë gjithë viteve së bashku. Një shumë e tillë i dha çmimin për divorcin më të shtrenjtë në Britani. Madona mendohet se ka një pasuri prej 275 milionë dollarësh. Në vend të katërt qëndron këngëtarja dhe aktorja bukuroshe me ngjyrë, Bijonce Nolixh, që me 87 milionët e fituara është zgjedhur nga "Forbes" pas Madonës. "Bijonce është shembulli perfekt se si mund të arrish majat në biznes kur je e famshme. Ajo u bë e famshme duke kënduar, ndërsa tani vazhdon të fitojë duke kënduar, shkruar këngë, prodhuar produkte, shitur veshje dhe interpretuar në filma", thotë Mathju Miller i "Forbes".

Pas katër grave, mashkulli i parë në klasifikim është kampioni i golfit, Tajgër Uds, i pesti me 110 milionë fitime që, pavarësisht një viti jo shumë të mirë për shkak të problemeve me policinë tatimore, vazhdon të mbetet atleti më i paguar në botë. Në vendin e gjashtë është Bruce Spingsteen: "Boss"-i falë turit të tij ka arritur të fitojë 70 milionë, duke u pozicionuar para regjisorit Stiven Spilberg, që me filmin e tij "Indiana Jones" (shumë zhgënjyes sipas kritikëve), ka çuar në shtëpi plot 150 milionë dollarë. Në të tetin është bukuroshja amerikane Xhenifer Aniston, që u bë "e pavdekshme" me daljen e saj në dhjetëra kopertina. Më e famshmja është ajo pa "veshje" në faqen e parë të revistës "GQ".

Vajza me origjinë greke pëlqen "sushi"-n, makaronat dhe ushqimin meksikan. Nuk e gatuan kurrë kuzhinën kineze dhe greke, sepse është pikante, edhe pse mendon se janë interesante. Gjithashtu, i pëlqejnë shumë patatet e skuqura me salcë dhe adhuron ajkën e qumështit të rrahur me banane. Pas ndarjes me Pit, popullariteti i saj u rrit në mënyrë të pabesueshme. Aniston nisi të pushtonte faqet e para të revistave dhe gazetave për numrin e të dashurve dhe bëmat e saj. "Gjithsesi, nuk mund të them se kam qenë e pafat me burrat. Që të bindeni, po jua numëroj ata që kam dashur: Adam Duritz, solistin e grupit "Counting Crows"; aktorin Tate Donovan; biondin Owen Wilson; Vince Vaughn dhe i fundit John Mayer, për të cilin nuk e dija se merrej me muzikë", pati treguar dikur ajo. 100 personazhet VIP më të pushtetshëm janë ndarë në mënyrë të barabartë 50 burra e 50 gra, por nëse lista do të ishte bazuar vetëm te fitimet, do të mjaftonte vetëm Oprah, Madona dhe Bijonce për të plotësuar vendet e para. Ajo që të bie në sy është se në këtë renditje bën pjesë edhe Barak Obama, gjë që nuk ka ndodhur kurrë më parë. Në listën e përvitshme të "Forbes" nuk është përfshirë asnjëherë ndonjë kryetar shteti. Kjo tregon sa popullor, i dashur dhe i pushtetshëm është Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Zholi

Edhe pse Oprah mbetet femra që fiton më shumë, kur bëhet fjalë për famë, Zholi zë vendin e parë të gruas në planet. Në çdo kohë ajo ka diçka për të treguar rreth fëmijëve, filmave, filantropisë dhe lidhjes me Bredin

Obama

Në të vërtetë, kjo është lista e re e stiluar nga revista "Forbes", që e sheh Presidentin amerikan, Barak Obama, në vendin e 49-të, edhe pse ai ka thyer një rekord: është kreu i parë i shtetit që ka hyrë në një përzgjedhje të tillë

Forbes

Revista, si çdo vit, bën klasifikimin e VIP-ave jo duke u bazuar vetëm te fitimet, por dhe tek impakti që emrat e tyre kanë në faqet e revistave, shfaqjet televizive dhe hapësirat e internetit që u kushtohen veprimtarive me të cilat merren.

Lista

1. Angelina Jolie
2. Oprah Winfrey
3. Madonna
4. Beyonce Knowles
5. Tiger Woods
6. Bruce Springsteen
7. Steven Spielberg
8. Jennifer Aniston
9. Brad Pitt
10. Kobe Bryant



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora