E merkure, 19.06.2019, 04:24 AM (GMT+1)

Sporti » Legjenda

Vasil Ruci: Futbollisti i fukarenjeve që mundi ekipin e miliarderëve

E diele, 19.08.2007, 08:03 PM


"Gjithë ato ëndërra u pikëzuan në një ditë. Më mori një shok tek "Shtëpia e Pionerit" dhe më dorëzoi tek Shkënder Ibrahimi. Provoje, më tha, edhe këtë. Më dha një bluzë. Futu, më tha, por mos ki frikë". Kështu e fillon prezantimin e tij Vasil Ruci. 
 
KOHA PAS ËNDRRËS

"E kisha ëndërruar të bëhesha futbollist. Aty gjeta në një ditë të gjithë ata që do të mbeteshin yjet e fubollit. Ishte Perlat Musta, Kreshnik Cipi, Hasan Lika, Kokalari, Mile, Kërçici, H. Gega, Agron Dauti. Ishte një spartakiadë, ku u shpallën më të mirët. Kishim humbur. Dridheshim në pushim, më saktë qamë, kur hymë, fituam 3 – 1. Kështu u bëra protagonist për ekipin e të rinjëve. Dy vjet aty, rreth moshës, 15 – 17 vjeç kam kaluar me të rinjtë. Më kujtohet që në një kampionat kam shënuar 14 gola. Në konceptin e një sulmuesi, golat janë epiqëndra e tij. Në fillim kam provuar mesfushën si lojtar, më vonë gjendem sulmues i "Flamurtarit".

GUACKË E FORTË

Me ndihmën e B. Birçes kam luajtur ndeshjen e parë në vitin 1976 ku përballë ishte Kavaja. Bëra një gol, që më drodhi nga emocionet. Depërtova tek sulmuesit që ishin hijerëndë me peshë në futbollin e Vlorës. Ishte një treshe. Sh. Zilja, S. Curri dhe P. Xhaho. Një ditë të ftohtë para përgatitjes, trajneri Birçe thotë A. Sulos, një sulmuesi potent, por që kishte pësuar rënie se do të qëndronte në stol. Po qe se do të qëndroj në stol, tha ai, do të largohem fare. I madhi Agron, nga ajo ditë u largua, më vonë, aty rreth viteve ’78 u rikthye, tashmë si tranier i Vlorës.

VALLZIMI NË FUSHË

Vitet ’80 do të konsiderohen si një hap cilësor i "Flamurtarit. Askush nuk do të mendonte më vonë se ky ekip do të pëlqehej aq shumë, do të adhurohej, herë për golat, herë për vallzimin në fushë, herë për rezultatet. Por si ndodh kjo? Ekipet e qyteteve të tjera ishin të ngjashme me njëri – tjetrin, për nga mënyra se si luanin, si fitonin dhe si humbnin ndeshjet, kupat, apo kampionati. Në atë kohë kishte ekipe rebele, që fitonin një ndeshje, njëzet i humbnin. Kështu në pamundësi për të thyer Tiranën, në jo pak kohë, bemë bllokimin e saj. Tek ajo ndrisnin dy sulmues Kola, Minga. Sot nuk dihet ku janë shpërndarë ata, por ekipi i viteve ’80 përbënte një skuadër dinjitoze, ishin P. Ruci, F. Ziai, E. Liçaj, A. Canaj, K. Cipi, Sh. Zilja, Xhaho, Taho. Ndërkohë krahas tyre vijnë prurjet e vitit ’60, Ferko, Bubeqi, Gjondeda. E përshkruar kjo rrugë është e tillë, ’82, ’93 nënkampion, ’83 dhe ’84 në finale, ’85, ’86 fitues. Prekëm dy kupa. Për fatin tonë jo fort të dëshiruar mbetëm 6 herë nënkampion. Viti ’83 e në vjimësi lexohet, vitet e të mëdhenjve. Tirana mbante peshën. Mbrojtësit e saj ishin të vështirë për të depërtuar. Lekbello, Bimo, Baçi, Vladi. Ishte koha e sportistëve "star" të Tiranës. Po atë kohë do të formonin vargonin e pafund të dhimbjes time, në mospjesëmarrjen me "Flamurtain" në kupat e Ballkanit. Për herë të parë në këto vite, skuadra zbriti në vjeshtë në takimet me Aek të Athinës dhe Velezh të Mostratit. Nuk më lejuan të merrja pjesë në të dy takimet, duke u kthyer në një spektator të thjeshtë që vuan tragjedinë e popullit të tij, vuanja "biografinë".

"A. Sulo më tha: Vasil ik bëj biografinë në Dhërmi dhe hajde pastaj. Ekipi iku, dhe në vendin tim morën Kovaçin dhe ndonjë nga rrethet. Në Evropë, Barcelona ruan emrin e saj me autoritetin e ekipit të madh. Në Spanjë, por edhe në Evropë kishte formuar varganin e pafund të titujve. Barcelona mbërriti në Vlorë, në vjeshtë, në shtatorin e Kupave të Evropës. Në formacionin e saj yjet ishin prezent. Në portë Zubizareta i Barcelonës dhe i kombëtares spanjolle. Linekeri, ylli i Anglisë, lojtar i kombëtares spanjolle. Ishin gjithashtu Hjuxh si dhe spanjollët e kombëtares Karasko, Alberto, Miguer, Viktor. Më kanë pyetur të gjithë, ndonëse kanë rrjedhur vite: Si e bëre golin? Sot po e përmbledh me dy radhë: Një top ka ardhur nga mesfusha, e kam stopuar dhe kam gjuajtur. Unë e ruaja vizionin e portës edhe kur sytë nuk shohin portën. Zubizareta me gjithë lëvizjet, ishte një portier i mahnitshëm. Furia e gjuajtjes ishte e madhe, brenda disa sekondave, topi pushoi në rrjetë dhe e drodhi Zubizaretën. Ky ishte një gol që nuk u ngjante të tjerve, ndërsa në portë ishte një portier, që gjithashtu, nuk u ngjante të tjerve. Me aftësitë dhe lartësinë ai përbënte një portier të madh, i cilësuar si më i miri në Evropë, Barcelona vërtet u befasua, por e ka mbledhur veten. Na ndëshkuan me një gol.

EKIPI I FUKARENJËVE MUNDI EKIPIN E MILIARDERËVE

Flamurtari - 1985Kamp Nou hijerëndë. Kur kemi zbritur në "Kamp Nou" për ne ishte ftohtësirë. Në stadium kendohej. degjohej oshëtima larg, përpara stadiumeve tona të vegjël, ai ishte hijerëndë. Me Barcelonën jemi ndarë të barabartë. Jemi ndeshur në vitet ’86 – ’87 dhe bilanci ka qenë i tillë: Një fitore ne, një fitore Barcelona, dy barazime. Në "Kamp Nou" përmes asaj zhaurime për herë të parë kemi dëgjuar edhe thirrjen shqip. Ishin ca djem kosovarë të shpërndarë nëpër Evropë, që na thërrisinin me emër.

KËRCENIMI I DREJTËPËRDREJTË

Është thënë se në këto takime ekipi juaj është survejuar shume, cilat ishin shkaqet? Në Barcelonë ekipi ynë shkoi pa portierin e tij Luan Birçe. Ishin shkaqet absurde të biografisë. Bircen nuk e futën fare në të dy takimet. Në fakt thuasjse 70% e ekipit ishte regjistruar me "ftomë", siç i thonë vlonjatët biografisë. Nga kjo ftomë, jo pak kanë vuajtur tek "Flamurtari", L. Birce deri sa u detyrua largohet, por edhe F. Zijaj, Kreshnik Cipi, F. Ferko, V. Bifsha, Bubeqi, edhe unë. Kur shkonim jashtë na pyesin sa e kishim pagesën 2$? Ishte e pa imagjinueshme. Madje në shtypin e asaj kohe është thënë ekipi i fukarenjëve mundi ekipin e miliarderëve. Në të gjitha ndeshjet na shoqëronin: "komisarët e partisë". Përpara se të shkonin jashtë, thërriteshim në Ministrinë e Jashtme. Aty porositeshin, dëgjoni do t’ ju hedhim dollarë tek këmbët, por ju s’ duhet t’ i pranoni. Kohë ngrice në Ballkan.

KUR RRËZUAM "PARTIZANIN" E BEOGRADIT.

"Partizani" i Beogradit në atë kohë mbërrinte nga ajo pjesë e ngrysur e Ballkanit. Në Vlorë, kjo skuadër gjeti një tjetër skuadër që ishte gati ta hante të gjallë. Ishte politika e kohës, që e konsideronte atë një lojë politike. Situata në Shqipëri ishte e ndezur. Kurse në Vlorë ishte ca gradë më tepër. Nuk flitej veç për fitore. Ishte harruar gruri e misri. Propaganda ishte drejtuar tek "Flamurtari". Presionet dhe trysnia ishte e jashtëzakonshme. Fitorja 2 – 0 në Vlorë me gol të Iliadhit, dhe një autogol. Temperatura u rrit përpara se të shkonim në Beograd. Përpara se të kapërcenim kufirin na thanë: Duhet të fitoni se kjo ështtë një lojë politike. Situata në Beograd ishte tjetër. Ata e konsideronin thjeshtë një lojë. Goli i Kushtës na çliroi nga dy përgjegjësi, ajo politike dhe ajo sportive. Pas minutës së ’72 kualifikimi ynë ishte i sigurt. U kualifikua edhe pse në Beograd humbëm me 2 – 1. Kështu e rrëzuam "Partizanin" e Beogradit, e cila mbante në skuadër emra të mëdhenj, Smajç, Xhurobski dhe Katanec. Ky i fundit është sot trajer i Sllovenisë, që zhvilloi ndeshje të mëdha në evropianin e fundit. Endrra të thyera.

SI NA ZHVESHËN NË HANIN E HOTIT

Si vajtja dhe kthimi u përshkruan me avion dhe atuobuzë. Në Han të Hotit kemi ndjerë për herë të parë raprezaljen e shtetit. Deri atëherë ajo ishte drejtuar tërthorazi, por aty gjetëm "fytyrën" e atij shteti. Sapo mbërritëm në kufi, doganierët ishin të ngrysur dhe na thanë se me një urdhër të lart do të kontrollohej autobuzi. Ferko do të thërriste: përgatituni për zhveshje, gati i kanë hekurat këta. Na zbritën, na kontrolluan duke na zhveshur. Çmontuan edhe sedilet për ti kontrolluar. Tahos, Ziajt, Cipi, mua, na morën nga një TV që na i kishin dhuruar kosovarët. Ata kishin ardhur atë nga viset e Kosovës. Populli shkodran na priti me lule. Bllokoi autobuzin dhe bëri festë sikur të ishim ekipi i tyre.

PROTESTA E HIDHUR

Rrethanat e mbritjes së drithmës Disa anëtarë të KQ që në atë kohë ishin tifoz me Tiranën, menduan të godisnin "Flamurtarin" duke parë shkëlqimin e tij në Kupa e Evropës. Zemërimi i tyre u shfaq ngadalë. Gjetëm rastin ku u kthyem nga Polonia. Gjysma e skuadrës u përjashtua, Cipi, Taho, Ruci, etj. Atëherë një gazetar shkroi në "ZP" gjetën sebepin. Kërkuan 3200–shin, një test, që asnjëherë nuk e kisha fituar. Kështu me zemër copë e braktisa sportin. Në 10 vjet të karierës sime jam golshënuesi më i mirë shqiptar në Kupat e Evropës. Në 12 ndeshje 6 gola. Nga Kupat e Republikës nga 5 finale, kam shënuar 4 gola. U largova nga sporti me një titull që e kanë të gjithë: "Mjeshtër sporti".



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT