E enjte, 28.03.2024, 09:06 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Në Gjilan është themeluar Lëvizja për Kthim dhe Integrim “ Guri i zi ”

E diele, 14.06.2009, 09:42 AM


Nga Hajdin ISLAMI, Vushtrri-Kosovë

GJILAN, 14 QERSHOR 2009-Me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të tyre, banorë të Komunave të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës që aktualisht janë shpërngulur dhe jetojnë në Kosovë. Janë organizuar dhe këto ditë në Gjilan,  kanë themeluar Lëvizjen për kthim dhe Integrim të quajtur “Guri i Zi” . “Lëvizja për kthim dhe Integrim(LKI) “Guri Zi” përbëhet nga njerëz të devotshëm, profesor, veprimtar dhe aktivist të të gjitha profileve, me një Kryesi prej 21 anëtarëve. Do fokusohemi veçmas në çështjet thelbësore: Për krijimin e kushteve për kthimin e të  gjithë të zhvendosurve shqiptarë në trojet e tyre dhe për integrimin e të gjithë atyre banorëve që janë zhvendosur si pasojë e luftës nga tri Komunat që janë me qëndrim në Kosovë apo gjetiu. Do të mundohemi duke njoftuar dhe sensibilizuar edhe opinionin ndërkombëtar që të  pranohet se të zhvendosur ka edhe shqiptarë nga tri Komuna e cekura . Duhet të investohet nëpër lokalitetet e tri Komunave. Pushteti i Serbisë nuk interesohet për shtetasit e vetë, nuk ka investuar fare as për kthim e as për integrimin e banorëve  shqiptarë . Gjendja është alarmante sidomos  në  Komunën e Medvegjës, Malësinë e Bujanocit dhe në Karadak të Preshevës, ku fshatra dhe lokalitete të tëra kanë mbetur të zbrazura nuk ka  investime dhe kushte për kthim” thuhet në mes tjerash në një njoftim për media të Refik Hasanit, Sekretar i përgjithshëm i kësaj Lëvizjeje. Emërtimi “Guri i zi” simbolizon kufirin jo të drejtë. Lëvizja për Kthim dhe Integrim “Guri i Zi”  më 23 qershor të këtij viti në Gjilan, do ta organizon një debat publik  ku edhe do të shënohet, data e një dekadë më parë, ku u bë  zhvendosja e madhe e banorëve shqiptarë nga tri Komunat dhe që u vendosën në Kosovë.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora