E merkure, 28.10.2020, 11:11 AM (GMT)

Komente

Kostaq Xoxa: Atmosferë mbytëse majtiste, për të përligjur disfatën zgjedhore që i pret!

E diele, 14.06.2009, 09:29 AM


Atmosferë mbytëse majtiste, për të përligjur disfatën zgjedhore që i pret!

Nga Kostaq Xoxa
 
E majta shqiptare, me në krye propagandistët e Ed Ramës, po shpërfaq çdo ditë e më tepër, në prag të trejavëshit kur do të paraqitemi para kutive të votimit, një nervozizëm të pazakontë. Ka arritur gjer aty sa të paraqesë variantin e shtyrjes së këtyre zgjedhjeve. Qysh tani, po i dilet së keqes përpara, duke i kontestuar zgjedhjet, para se t’u vijë koha përfundimeve zgjedhore.

Meqë kjo është thuajse e pamundur, nga analizat e faktorit të jashtëm që po interesohet për zgjedhjet tona, kohët e fundit po paraqiten si „të zellshëm“ për aplikimin e kartave elektronike të identitetit dhe për pasaportat biometrike.

Ndonëse është bërë një punë e dyfishtë, duke zëvendësuar më parë regjistrin e Gjendjes Civile, me Regjistrin Kombëtar Elektronik, prapë vazhdon panorama e buzëve të varura majtiste. Ata që kanë punuar me përkushtim për  këtë punë me një mbingarkesë të jashtëzakonshme, për shkak të gabimeve në një sasi të paimagjinueshme të regjistrave manualë, me të cilat ishte punuar në të gjitha zgjedhjet e mëparshme, ata që janë marrë me këtë punë, pra,  e dinë mirë se ç’punë kolosale është bërë për të rektifikuar këto gabime. Një veprimtari e tillë kërkonte edhe bashkëpunimin e të interesuarve, shumë nga të cilët nuk janë treguar të rregullt për të ndihmuar në korrigjimet që do të duhej të bëheshin  nga çdo qytetar, qoftë edhe për interesat e tij jashtëzgjedhore. Së paku kjo punë korrektimi a nuk mund të bëhej gjatë qeverisjes tetëvjeçare socialiste? Por mbetet një fakt i pamohueshëm se jo vetëm që një nismë e tillë ka munguar tërësisht, gjatë asaj kohe por, për më tepër, duhet thënë se zgjedhjet me certifikatat e pasakta të Gjendjes Civile, domethënë të gjitha zgjedhjet e tetëvjeçarit që thamë, ishin lehtësisht të manipulueshme, në favor të shtetit në fuqi të kohës, për zgjedhje të trukuara.

Tani, nga paniku që ka ngërthyer opozitën tonë, po flitet se edhe dokumentet elektorale që janë vënë në dispozicion të publikut, na qenkan edhe ato të manipulueshme! Dihet se shkalla e sigurisë së tyre është tepër e lartë, se kanë 19 elemente të sigurisë, ku hyjnë edhe gjurmët e të dhjetë gishtërinjve.

Duke u gjendur para nihilizmit të hapur të propagandistëve të Edvinit, janë krijuar vështirësi subjektive. Njëra nga këto, është mostërheqja e mijëra dokumenteve, për të cilat dëshmojnë aplikantët e rinj. Çdo ditë në mediat bëhet apel për tërheqjen e dokumenteve që mbushin tavolinat, për mungesë të zellit “vetëm për t’i tërhequr”. Me siguri se zvarritësit janë të anës së majtë të elektoratit. Ata kanë vënë re se Rama vetë nuk ka aplikuar (mbase kohët e fundit i është mbushur mendja!).  Ata e kanë ndjekur, sigurisht, fizionominë e shefit të tyre vetullngrysur, që vonë, shumë vonë në kohë, u kujtua se duhej të thoshte edhe ai fjalën e tij për këtë aplikim.

Por thamë, se kemi edhe vështirësi të tjera të mbartura nga ajo inerci që kemi trashëguar nga një qeverisje kaotike tetëvjeçare. Si është e mundur që të mos jetë bërë asnjë përçapje dhe të ketë mbetur një pjesë e madhe e shqiptarëve, pa asnjë dokument të zakonshëm identifikimi? Krimi ordiner në atë kohë është ndodhur përpara identiteteve të rreme, për shkak të mungesës së dokumentacionit. Në çdo shtet demokratik, brenda ose jashtë BE-së, qytetari pa letërnjoftim quhet kundërvajtës. Ndaj tij merren masa drastike. Kurse e majta jonë qeverisëse, përgjatë tetë viteve të njëpasnjëshme, as që donte t’ia dinte për këtë detyrim të qytetarëve të saj. Në rastin që një drogmen kapej në atë kohë, ai mund ta thoshte tjetër për tjetër emrin e tij!

Edhe këto gjynahe të vetë sistemit të atëhershëm janë, pra, të mbartura. Tani ndodhemi jo  vetëm para faktit të mungesës së pasaportave, por edhe përpara mostërheqjes së tyre!

Megjithatë kritikat vazhdojnë gjer në përbaltjen e kartave të tilla të sigurisë së lartë, që po na quhen si të manipulueshme! Le të guxojë dikush të votojë vetëm dy herë!  Identiteti i tij del i pagabueshëm, vetëm në studim të gjurmës së të dhjetë gishtërinjve! Askush nuk mund të rrezikojë që të shkojë në gjyq dhe të ndëshkohet (pa asnjë mundësi justifikimi), për të votuar dy herë, - që të mos themi se me certifikatat zgjedhore që u kanë dhënë emrin listave “të Bashkim Finos” , bëhej kërdia në atë kohë.  E kemi thënë edhe njëherë tjetër, - sa për të ftohur pak mburrjet e përkrahësve të Ramës, -  se nga 472.000 të regjistruar, Rama ka marrë 82.000 vota për të qenë kryetar bashkie! – afërsisht 1/6-n e votuesve të regjistruar! Merret me mend se ç’votime bëheshin! – habitet autori i librit që merret me këto vëzhgime!

Tani kërkokan qimen në perpeq, - siç thonë shkodranët.

Një gjë është e qartë, tanimë. Se u ka vdekur nëna atyre farë zgjedhjeve, me dokumente si ato të listave të Finos dhe me supërhumbje votash, si ato nga të cilat përfitonte Rama.

Prandaj, në këtë vështrim, ka kuptimin e vet  ajo atmosferë mbytëse që është krijuar artificialisht nga majtizmi ynë, për të përligjur humbjen zgjedhore dhe për të kontestuar zgjedhjet, siç po bëhen provat teknike qysh tani!

Atë që kanë bërë vetë përgjatë tetë viteve të pushtetit të tyre, -  që duan të na e risjellin me disa rifinitura, -  kanë frikë se mos iu kthehet si bumerang!


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora