E shtune, 05.12.2020, 11:50 AM (GMT)

Komente

Ajtanga Lubonja: Apel që ditët e mbetura të mos m’i prishin pinjollët e Byrosë Enveriste

E diele, 14.06.2009, 08:27 AM


Apel që ditët e mbetura të mos m’i prishin pinjollët e Byrosë Enveriste

Nga Ajtanga Lubonja
 
Vapa ishte perveluese dhe mundohesha te evitoja rrugen e ekspozuar direkt nga dielli. Kur degjoj te me therrasin, ndala poshte nje strehe dhe po prisja kush me thirri!? Drejt meje pashe te vinte nje grua! Nuk e njoha ne fillim, pastaj vizioni u be i qarte, e kisha njohur dikur. Ka qene per vite te tera punonjese ne nje nga ministrite ne kohen e monizmit. Ne kohen qe familjes sime iu vu epiteti "armiku i popullit" kjo grua jo vetem qe nuk me fliste, por nje familjar i saj shkroi edhe ne gazete, duke na quajtur "bukëshkelësit e partise"... Kjo grua po me thërriste! U pershendeta dhe ajo pa e zgjatur shume me nje buzeqeshje ironike me drejtohet "po te lexoj çfare shkruan penda e patës, spo te ndalet....po ben shume fresk...dhe pa me lene kohe te pergjigjem vazhdoi: te shkoi jeta lufte moj korbe! Kam marre vesh qe jeton ne konvikt, djalin e ke pa pune..."

M’u errën syte. Nga natyra jam impulsive, por deshira per ta kapur per zhelesh (fjale e bukur kjo) po me pervelonte, veçse u permbajtja. U permbajta dhe qesha. Ja nje nga arsyet qe s’i dua ata. Rinia me shkoi duke pare 11 fytyrat e Byrose Politike, kudo, neper fotografi, pankarta, libra shkolle (e ne enderr po te kishin mundesi do na detyronin t’i shihnim). Shkrimtarë e kasta aktoresh te medhenj ne bote e kane mbajtur te gjalle kete simbol te ferrit per te na kujtuar se ai gjithmone sulmon! Spotet televizive kane gjithmonë domethenien e tyre. Me tmerron spoti televiziv i PS. Harta e Shqiperise tregohet nga nje gisht qe kudo qe kalon vetem skuq e skuq. Te duket sikur Shqiperine ai gisht do ta mbuloje me gjak dhe ne sfond portreti i Doktor Berishes qe duket sikur po tretet... Sa keqdashesi te mbulosh dinamizmin dhe vitalitetin qe Dr.Berisha e ka te pashterrshem. Kam lexuar dikur se "paqja rrefehet pas betejes". Është shume bindese! Ne jemi akoma ne beteje, por jam e bindur se pas betejës, paqja do rrefehet dhe do na beje thirrje: "mbromëni, krijoni dashuri per njeri-tjetrin!

Keto zgjedhje jane decizive per Shqiperine. Ne jemi nje vend ne mes te Evropes, na takon te radhitemi perkrah botes se qyteteruar. Vite me pare epiqendra e muzikes ishin marshet e tipit "proletare të të gjithe vendeve, bashkohuni". Ishte per te qeshur e per t’u qare. Kompozitori Agim Krajka vleresohej me çmimin e dyte. Te nesërmen qe ne mëngjes vlonin fletërrufete: Muzike dekadente. Hiqe nga transmetimi, paçka se muzika e tij mbeti ne fishkellimat e njerezve. Festivali i 11 beri shkeputje totale nga perparimi i artit te vertete. Marshet dhe gruaja me muskuj u be motoja e jetes...!

Ne qe banojme ne Qytetin Studenti dhe ne rrethinat e tij ruajme ende te paprekura kujtimet dhe ne kohe fushate ky vend behet simbol i levizjes per demokracine e vertete. Edhe tani si atehere shoh Shqipe Jubanin, pionieren e Demokracise. Fytyra e saj engjellore fsheh brenda vetes nje shpirt luftarak. Se bashku me Azem Hajdarin, ajo u përlesh dhëmb për dhëmb me policine ne mitingje, duke terhequr me vete edhe femijet e saj. E arrestuan dhe e frikesuan se do ta hiqnin nga puna, po ajo nuk stepej; lufta per demokraci ishte motoja e jetes se saj. Ajo rridhte nga nje familje e persekutuar dhe paçka se kish arritur te diplomohej, ajo nuk shkelte kurre ne idealet e larta që shoqëritë moderne njohin. Vazhdon te luftoje dhe çuditerisht s’kërkon asgje. Përreth saj gjithmone ka njerez qe ajo i ushqen me besimin tek demokracia. Jemi akoma ne beteje. Le te luftojmë, por pa skuqur token e Shqiperise!


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora