E premte, 18.10.2019, 10:31 PM (GMT+1)

Komente

Pirro Prifti: Nga G-99, turpi i së Majtës tek Eurosocialistët e braktisur

E diele, 14.06.2009, 10:11 AM


Nga G-99, turpi i së Majtës tek Eurosocialistët e braktisur

Nga Pirro PRIFTI

Nuk do shumë mend të kuptosh se një nga shkaqet e avullimit të eurosocialistëve nga pjesa më e preferuar dhe më e spikatur e PS - është ose më mirë - janë G-99shat, të cilët u formuan për disa qëllime jo të mira dhe sigurisht në kurriz të Partisë më të madhe të Opozitës. Gjendja e eurosocialistëve është e mjerë dhe po të shohim me kujdes se ç`ka ndodhur dhe vazhdon të ndodhë në PS-në e dominuar nga ish ministri i PPSH dhe servilët e tij (së bashku me fosilin e PSD), arrihet në disa përfundime të cilat na fakt do të përforcojnë mendimin se PS dhe koalicioni i saj me G-99 do të humbin zgjedhjet, jo vetëm sepse e majta  vazhdon të jetë e ndarë me trish, jo vetëm se programi i të majtës nuk ka asgjë të veçantë më të mirë sesa programi  Berishës, por  më e rëndësishmja është sepse eurosocialistët e famshëm të 1992-2001 së bashku me të sotmit nuk përbëjnë më kuorum-in e  të ardhmes së PS. Dikush tjetër po ua thith gjakun, vrullin, iniciativën, ambicien dhe dëshirën për të reformuar PS e degraduar nga urrejtja për njëri tjetrin dhe nga lufta e pamëshirshme për pushtet. Nëse do të ishin po aq të fortë dhe dinamikë si atëherë eurosocialistët, atëherë PS të paktën nuk do të kishte dalë me slogane demode dhe pa asnjë efekt si pallavra bajate: “të largojmë Berishën nga pushteti”(!?), apo “të zbardhim çështjen e Gërdecit dhe korrupsionin patriotik Durrës-Kukës”, parulla këto të induktuara nga disa perversë të G-99, kryetari  i të cilëve për fat të keq jo vetëm është një i ri që ka mësuar batakçillëqet përpara se të jetë më parë i punësuar, jo vetëm që kërkon të bëhet udhëheqës pa qenë ndonjëherë i zgjedhur nga të rinjtë në ndonjë forum qoftë qeveritar apo joqeveritar, jo vetëm që po përdor keq fondet të cilat ose i janë marrë taksapaguesit shqiptarë, ose i janë marrë ndonjë fondacioni i cili është krijuar për të ndihmuar Shqipërinë e jo -Velinë.
Harrohet që të gjithë shqiptarëve u vjen keq, dhe të gjithë kanë ndihmuar me para familjet e dëmtuara nga ngjarja e rëndë e Gërdecit, e cila mesa duket është jo vetëm aksidentale por për këtë mbajnë përgjegjësi ushtarakët profesionistë dhe ndërmarrja  të cilat kanë shkelur Kodin e Punës dhe Rregulloret e sigurimit në punë, gjëra të cilat pushteti i tretë do t`i zgjidhë me siguri ashtu si dhe për korrupsionin Durrës-Kukës. E këtu s’ka përse të politizohet një tragjedi të cilat për fat të keq kanë ndodhur dhe në kohën e qeverisjes socialiste ashtu dhe në qeverisjen demokratike duke treguar më së miri që politika e të dy krahëve ka nënvlerësuar vendosjen në postet përkatësve drejtuese të profesionistëve e jo të militantëve duke arritur kështu standardet përkatëse që kërkon BE. Problemi qëndron në tërheqjen për hunde të një Partie të madhe opozitare si PS, nga individë drejtues të ish-PPSH dhe nga të ashtuquajturit rinj të G-99, tezat  për të fituar zgjedhjet e 28 qershorit janë jo vetëm ashtu siç e thamë më lart “demode” por shprehin qarte një urrejtje e një mllef jo normal ndaj një koalicioni të qëndrës së djathtë  i cili është po aq shqiptar sa dhe ata, i cili është po aq i votuar sa dhe ata; megjithatë, në një sistem demokratik si ky i yni, në një shtet që aspiron për tu integruar në Europë në të cilën partitë politike të krahëve të ndryshëm janë opozitare dhe jo armike, janë partnere dhe jo rivale në duele vdekjeprurëse, janë përfaqësues të elektorateve përkatëse dhe jo përfaqësuese të diktaturës dhe të diktatorit është e domosdoshme të ndryshohet mentaliteti i “luftës” politike dhe mentaliteti i “luftës” elektorale, mentalitet i cili mbahet gjallë nga individë të cilët kanë parazituar dhe tashmë janë ne drejtim të PS, të PSD, e të ndonjë tjetre duke u bërë pengesë për reformim dhe duke të kujtuar një shprehje të Testamentit të ri në të cilën thuhet: ... “këta njerëz rrinë në prag të derës dhe nuk lenë të tjerët të hyjnë por as nuk lenë të tjerët të dalin...”.
Përsëri vetvetiu del pyetja: përse në të majtën shqiptare ku PS zë vendin dominues pas humbjes së 3 korrikut 2005, janë krijuar tre probleme të paprecedentë që s`kanë ndodhur në asnjë parti tjetër të majtë qoftë brenda vendit ashtu dhe jashtë vendit si: zvetënimin e lënien “pa punë” të eurosocialistëve të PS, duke ja kaluar përgjegjësitë pa pritur partisë fantazmë G-99 me një buxhet pasanikësh (!?) me të rinj të sedimentuar nëpërmjet urdhrave të Diktatorit të PS dhe të ish- ministrit të PPSH, në mënyrë që kjo parti e re plot 99-tsha, jo vetëm të luajë rolin e eurosocialistëve por të jetë në fakt në të ardhmen-“BRPSH” (Bashkimi i Rinisë së Punës së Shqipërisë) e të majtës? Largimi si armik dhe mosafrimi më (apo mbajtja larg) e kryetarit themelues të PS të cilin një nga kalamaqërit e G-99 e quan “gërmadhë”? Dëshira malinje për të qëndruar në PS, për të qenë drejtues të saj (të përjetshëm), si dhe për të kandiduar përsëri (si të  pazëvendësueshëm) të ish-ministrit të PPSH, dhe disa fosileve të Partisë të Punës të shpërndara në koalicionin e majtë? Pyetje këto problematike për një parti të madhe të opozitës që refuzon të reformohet, por duke mashtruar elektoratin e saj, ekspozon për reformizëm dhe reforma- dy aspekte tejet djallëzore: liderin e ri të PPSH, konfigurimi i të cilit si një diktator i vockël ka shkaktuar më tepër pakënaqësi tek elektorati i majtë aq më tepër kur në këtë betejë elektorale ky Diktator paska frikë të japë dorëheqjen nga posti paradhënës i Bashkisë, në një kohë kur Ligji elektoral kërkon që Kryetari i Partisë duhet të votohet në zgjedhjet elektorale, sikurse G-99 e cila po zëvendëson eurosocialistët e “frikshëm” (por aq debatndjellës dhe nxitës së demokracisë brenda partisë) brenda PS.
Gjendja vazhdon të mbetet e rëndë dhe nuk do të kalojë lehtë kjo gjullurdi, përçarje dhe armiqësi brenda koalicionit të majtë, po të kihet parasysh se hipokrizia, sofizmi majtist dhe dëshira për të mbajtur pushtetin brenda partisë, largimi i intelektualëve dhe militantëve të ndershëm - ka arritur pikën kritike. Eurosocialistët, nëse ata do të ishin në krye të kësaj fushate ashtu sikurse kanë qenë më parë si “dora e djathtë” e PS , do të kishin ditur të realizonin jo vetëm logos-in më të mirë të fushatës, jo vetëm që do të kishin një hapësirë më të madhe veprimi, por gjithashtu do të kishin ndikuar në realizimin e programeve më të mira dhe nuk do të ishte nevoja që të krenoheshim me Programin “1000 faqesh” pa asgjë të re, program i cili është përsëritje e shëmtuar e programeve famëkeqe të propagandës së PPSH së dikurshme. Mbetemi plot keqardhje që po vazhdon një gjendje e rëndë në kampin e përçarë socialist, gjendje e cila po reflekton keq jo vetëm në kampin e majtë por po pengon dhe koalicionin e djathtë që të merret me problemet e ndërlikuara të së majtës, e cila vazhdon të mbajë në krye grupin e ish PPSH në krye së bashku me servilët e saj e duke penguar dhe vonuar integrimin. Së fundi, dihet që PS dhe koalicioni i saj me të kaluarën, do të humbasë (ashtu si e kemi shpjeguar dhe në shkrimet e tjera), dhe kjo nuk na gëzon, por na bën të mendojmë sesa të vështirë e ka elektorati i majtë që të kuptojë se pa larguar fosilet e së kaluarës, pa shmangur “grupin e Zjarrit të G-99” nga eurosocialistët e vërtetë, pa afruar F. Nanon (i cili megjithëse nga garda e vjetër është akoma i domosdoshëm për PS ende), vështirë do ta ketë për të fituar ndonjë fushatë elektorale tjetër parlamentare apo vendore.


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT