E enjte, 28.03.2024, 09:17 PM (GMT)

Kulturë

Bilall Maliqi: Një fjalor historik i një rëndësie të veçantë

E shtune, 13.06.2009, 02:19 PM


NJË FJALOR HISTORIK I NJË RËNDËSIE TË VEÇANTË

(“Fjalor historik”, Prof.Dr.Ramiz Abdyli e Prof. Ismet Bajrami, Shkup-Preshevë 2009, faqe  390)

Nga Bilall MALIQI

Duke e ditur se lënda e historisë ka qenë e varfër pa një fjalor i cili do t’u ndihmonte në masë të madhe profesorëve të profesionit përkatës për t’u shpjeguar nxënësve, por edhe studentëve, për ngjarje, personalitete dhe shprehje të shumta e të ndryshme e që deri tani për botën e lexuesve disa shprehje kanë qenë enigmë,  doli libri nëse mund të themi i parë në relievin tonë krijues e shkencor, i cili në masë të madhe do t’u ndihmojë arsimtarëve, dhe nxënësve për ta kuptuar edhe më mirë figurshmërisht lëndën e historisë kuptohet me konsultimin e këtij fjalori.
Libri që tani do ta keni në duar titullohet “Fjalor historik” të bashkautorëve, Prof.dr. Ramiz Avdyli dhe prof. Ismet Bajramit.Ky fjalor në vete ngërthen  ngjarje, personalitete dhe shprehje të cilat janë udhërrëfyes për profesorët, arsimtarët e historisë ,pse jo edhe për gjithë dashamirët e librit  në përgjithësi…

LARYSHIA IDEOLOGJIKE

Nëse analizohet me kujdes ky fjalor, gjatë leximit dhe shtjellimit të ngjarjeve historike të popullit tonë që nga lashtësia e saj, shihet qartë se ky fjalor të futë në lexim dhe interesim, sepse brenda librit autorët ndeshen me shumë shprehje deri tani të panjohura për shtresën e gjërë të popullit e që janë mjaft interesante.Pra ky Fjalor të futë thellë dhe lexuesi assesi nuk mund t’i shmanget së lexuari deri në epilogun e librit.
Libri në fjalë sjell shprehje të ndryshme, ku disa prej tyre lexuesi ndoshta i ka degjuar por nuk i ka kuptuar këto shprehje, e që tani me ndihmën e këtij Fjalori do të mësojnë shumë shprehje me rëndësi dhe kuptimin final të atyre shprehjeve.
Përveç këtyre shprehjeve autorët paraqitën edhe ngjarje me rëndësi, duke marrë edhe figura të ndritshme të kombit, të profileve të ndryshme kulturore dhe historiko-patriotike,dhe figura tjera që lidhen drejtperdrejt edhe me të bëmet historike, si politikanë, shkrimtarë  dhe udhëheqës tjerë botërorë, pastaj paraqesin edhe beteja të shumta me shpjegime përkatëse.Shpjegimet janë të shkurtra por janë të qarta dhe koncize, ku lexuesit shumë leht i kuptojnë dhe ju mbeten në hatër për një kohë të gjatë.

STRUKTURIMI

“Fjalori historik” është ndërtuar në bazë të alfabetit, pra nuk është i ndarë në cikle apo etapa, ka një strukturim të llojllojshëm brenda shkronjave alfabetike, pra mblidhen ngjarje, personalitete, shprehje të cilat  diku-diku kanë një  gamë të gjërë kuptimore.
Shprehjet e paraqitura në libër, e që shumica dërmuese e tyre nuk janë fjalë shqipe, e që në përditshmërit tona diku-diku edhe përmenden pa e ditur kuptimin final të atyre shprehjeve apo e kanë kuptuar gabimisht.Kështuqë ky Fjalor është udhërrëfyes për kuptim sa më korrekt dhe real të këtyre shprehjeve.
Tjetër me të hyrë në lexim të këtij Fjalori strukturimi alfabetik i librit, lexuesi ndeshet me llojllojshmërinë e skeletit apo (brumit)të librit.Pra kujtojmë se kjo llopjllojshmëri e bënë edhe më me interes lexuesin për ta shfletuar pa përtim dhe me pasion ta lexojnë deri në epilog  librin.

RËNDËSIA

“Fjalori historik” është i një rëndësie të veçantë sepse shpalos shumë ngjarje të rëndësishme, gjithnjë duke marrë parasyshë se deri tani një fjalor i tillë i ka munguar opinionit, profesorëve, arsimtarëve, studentëve dhe nxënësve e që tani do ta kenë në duar.Kujtoj se ky fjalor për mësimdhënësit do të jetë një lehtësim i madh, do të jetë një ndihmesë e madhe edhe për lexuesit tjerë, që të jenë më afër realitetit shpjegues historik.
Në këtë Fjalor janë marrë gjithsejt njëzetë e tetë shkronja alfabetike të rradhitura me kujdes sipas rendit alfabetik, pra aq sa ka pasur gjurmime historiko-shkencore.
Sipas recensentëve të librit të cilët çmuan lart punën e palodhshme shkencore të autorëve dhe vlerën e mirfilltë të këtij fjalori, ne do të shkëpusim në pika të shkurtra mendimet e tyre rrethë këtij fjalori:
Sipas  Akademik Beqir Metës, i cili pohon se ” Ky fjalor është i dobishëm për lexuesin e gjërë që kërkon të marrë informacion bazë për figura ,ngjarje apo koncepte historike.Përmbajtja e  zërave të fjalorit shquhet për paraqitje objektive, gjakftohtë dhe jotendencioze”…
Prof.Dr. Muharrem Dezhgiu:”Fjalori i historisë përfaqëson një sintezë të domosdoshme  të dijeve e koncepteve historike dhe figurave historike në përgjithësi  dhe për historinë e figurat historike të popullit shqiptar në veçanti”…
Ndërsa për prof. dr. Muhamet Shatrin:”Fjalori i historisë përmbush një boshllëk që i ka munguar lexuesit shqiptar.Është jo vetëm fjalor i parë historik, por ai plotëson denjësisht historinë tonë kombëtare”…

Fjalorin historik, duhet ta kenë të gjitha bibliotekat si publike ashtu edhe private, sepse iu shërben të gjithë lexuesve të çfarëdo profili profesional, sepse ka një univerzalitet të gjërë për shoqërinë në përgjithësi.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora