E marte, 19.01.2021, 08:18 AM (GMT)

Mendime

D. Kokonozi: Sa nofulla te bukura qe ke!

E shtune, 13.06.2009, 10:45 AM


Sa nofulla te bukura qe ke!

Nga D. Kokonozi
kokonozi@gmail.com

Vitin e kaluar prof. Tamash Bereckei dhe bashkepuntoret e tij të universitetit të Pecs në Hungari botuan te Proceedings of the Royal Society B,  një artikull, ku nëpermjet statistikave tregohej se një burrre apo një grua i zgjidhnin bashkëshortët respektive nga ngjashmeria e tiparve me ato të babait apo të nënës së tyre, sipas rastit.
Revistat e ndryshme thonë se edhepse vetë autorët e artikullit nuk nxituan të nxjerrin përfundime  absolute, megjithatë pati shumë entuziastë që analizat e grupit, i panë si jehonë e kompleksit ëEdipit, të analizuar së pari nga Z. Frojdi, sipas të   cilit në një fazë të hereshme të jetës sonë, ne jemi më të prirur të duam më shumë prindin me seks të kundërt, duke e cilësuar tjetrin si një lloj rivali...
Përgjithësisht thuhet se është krejt e pamundur që të kuptohet e analizohet një dashuri e tillë, por ajo lë gjurmë të pashlyeshme në subkoshiencën tonë dhe një dashuri e tillë e ndaluar, shpeshherë është në origjinë të neurozave në moshë të rritur. Këtu është e panevojeshme të zgjatemi, sepse është fjala për analiza dhe ide të Frojdit, që mund të gjenden në qindra libra, të cialat  mund t’ua shpjegojnë më mirë se unë.
Por fakti që zgjedhja e bashkëshortit-tes, na kujton domosdoshmërisht dëshirën edipiane në zgjidhjen që bëjmë në jetë, ka ngjallur dyshime te psikologu finlandez M. Rantala. Ai është ulur të analizojë veçanërisht idenë e studimit të grupit të psikologëve hungarezë, sipas të cilit 92.8 përqind e njerëzve i zgjedhin bashkëshortët nga ngjashmëria e nofullave me ato të babait apo të nënës së tyre.
Në këto kushte, revista e sipërcituar, Proceedings of the Royal Society B, caktoi një specialist të paanshëm, i cili vërejti gabime të rënda në trajtimin e të dhënave të bëra nga grupi i Bereckeit. Ky i fundit e tërhoqi artikullin, duke pranuar se ishte nxituar dhe ishte entuziazmuar pak si teper nga statistikat që kishte në dorë. Por megjithatë këmbëngul se ngjashmeria e nofullave luan rol në masën 70 përqind te njerëzve. Një përqindje që gjithësesi mbetet e rëndësishme.
Ndërkohë, psikologia angleze, Lynda Boothroyd, vjen në mbështetje të përfundimeve të grupit të studiuesve hungarezë, duke pohuar se në kërkimet e saja del që vajzat në masën 20 deri 40 përqind tërhiqen nga partenerë, tiparet e të cilëve u kujtojnë ato të babait të tyre.

Përseri plaku Z. Frojd del që ka të drejtë...

dk

ps

Ja një nyje te ata që janë të interesuar të mesojnë më tej mbi punimet e Tamás Bereczkei. Aty është edhe artikulli i tërhequr nga botimi.

http://www.bereczkei.hu/publication_2.html



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora