Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zef Morina: Demokristianet e Bashkuar

| E shtune, 13.06.2009, 03:22 PM |


Demokristianet e Bashkuar

Nga Zef Morina

Jemi këtu që të nënshkruajmë marrëveshjen e bashkimit të dy subjekteve demokristineve, të cilat kanë vepruar në Kosovë tani e disa vite të ndara. Respektivisht ne sot po nënshkruhet marrëveshjen e bashkimit të PDKI-së dhe PSHDKI-së.

Është ky një shembull dhe model i fuqishëm, i cili demonstron se idealet dhe vlerat sublime demokristiane funksionojnë në Kosovë dhe atë në një nivel të lartë, duke mbet model për spektrin politikë në Kosovë. Kjo marrëveshje është edhe një hap më tutje dhe si e tillë hedh poshtë gjithashtu, gjitha tendencat dhe zhvillimet jo demokratike që kanë karakterizuar këto dy parti në të kaluarën, sikundër edhe demaskon grupe dhe individ në të shkuarën e afërt që me veprime jo demokratike e jo demokristiane e ndanë këtë parti. Madje, kjo marrëveshje demonstron fuqishëm së kultura e dialogut, parimet e bashkëpunimit, solidariteti për interesa të përbashkëta, janë vlera dhe virtyte sublime që triumfojnë kundruall ceneve  dhe interesat e çfarëdoshme të grupeve të ndryshme.

Kjo marrëveshje, është një sinjal i fuqishëm se zëri dhe influenca e filozofisë politike demokristiane në Kosovë po sforcohet, po shtohet karshi sfidave të shumëfishta me të cilat po ballafaqohet Kosova e sotme e sidomos Kosova e idealeve tona, e vizioneve tona për të qenë pjesë e familjes së madhe perëndimore. Madje, kjo marrëveshje demonstron fuqishëm si demokracia po konsolidohet gjithnjë e më shumë në Kosovë dhe zëri demokristian tani e tutje do të jetë unik, do të jetë i përbashkuar, për t’iu kontribuar proceseve politike në vend.

Demokristianët veprojnë në jetën politike të Kosovës që nga fillimi i jetës plurale dhe që ngaherë kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në jetën e brendshme politike, veçanërisht në planin ndërkombëtar, duke stigmatizuar fuqishëm gjitha tendencat e politikës serbe kundër popullit shqiptar. Ndërkaq sot, kur Bashkimin Europian e qeverisin shumica e partive simotra, në dëshirojmë të jemi ura lidhëse, e cila do të përshpejtojë rrugën tonë drejt integrimit  dhe përafrimit të vlerave tona me ato perëndimore.

Një parti demokristiane e fuqishme, unike, e konsoliduar domethënë se rruga për në Europë mund të jetë me e lehtë, më e afërt.

Në këtë  i bëjmë thirrje gjithë elektoratit tonë dhe atyre që përkrahin dhe besojnë në këto parime dhe vlera që të bashkohet rreth demokristianevë, me bindjen e fuqishme se këtu janë të sublimuara më së miri vlerat, trashëgimia dhe parimet e shëndosha e të mirëfillta të idealeve tona për të qenë pjesë shpirtërore e barabartë me botën Perëndimore.

Kosova tanimë është në rrugë të drejtë të sendërtimit të objektivave të saj për të formësuar një shtet të mirëfilltë demokratik, një shtet stabil e me perspektiva të gjithanshme dhe për gjithë qytetarët e Kosovës, pa asnjë dallim. Prandaj në këtë aspekt, nga këtu, si demokristian të bashkuar theksojmë qëndrimin tonë dhe mbështjetjen për institucionet e Kosovës, duke u mbështet fuqishëm në objektivat politike, ekonomike dhe integruese.