E enjte, 28.03.2024, 04:30 PM (GMT)

Kulturë

Agim Gashi: Në spital

E shtune, 13.06.2009, 04:02 PM


Agim Gashi

NE SPITAL

„Para kafeneve ke shumë shokë, para burgut e spitalit asnjë“!
Sami Frashëri

I shtrirë e me dhimbje
I operum e i sakatosun,
Buzët shkrum, shkrum,
Kurbet i thonë edhe këtij
Por ka edhe më keq!

Kaluan dhetë ditë
Do t´kalojnë edhe njizet,
Përpos Azalesë sime
Asnjë afër smu gjet.

Me dhimbje e zjarmi
Me mall për nji fjalë që të lumtun të banë ,
Mendja më shkon tek shokët
Vallë ata si janë.

Kur kisha me bollak
Raki, mish e verë,
Hej, shokët ku të ulën
Në dhomë skishte vend.

Tani ska asnja
Nga ata që deheshim dikur,
Për ta njoftë mikun
Ma mirë ashtë vonë se kurrë.

Dhe nuk ka ma nder pra
Se kur e njef mikun,
Nga ai që se ke ruejt shpinën
T´bahet tash si anmiku.

Grazhdi kur i ndalet
Lopës e gomarit,
I shpeshtojnë shqelmimet
Dhe disi ndryshe pallin.

Pallin vend e pa vend
E nuk të njofin ma,
As fëmiut po si dhe
Nuk të thirrë baba.

Ka ardhë kohë e keqe
Kohë nervash e stresi,
Sot po sundon dhuna
Dhe “baba” interesi.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora