E shtune, 20.04.2024, 12:48 AM (GMT+1)

Kulturë

Milazim Kadriu: Krijime poetike për syrin e fëmijës, syrin e trimit, ëndrrën e gjatë për liri

E shtune, 13.06.2009, 09:44 AM


Recension

Krijime poetike për syrin e fëmijës, syrin e trimit, ëndrrën e gjatë për liri
 
Rrahim M. Sadiku
 
"Buzëqeshja e Erëmirës",poezi për fëmijë,botoi "Gutenberg" Prishtinë 2008

Nga Milazim Kadriu
 
Tash e një kohë të gajtë e sidomos nga koha kur ishte nxënës në shkollën e mesme , krijuesin Rrahim M. Sadiku e kemi prezent pothuajse në të gjitha gazeta dhe revistat që boteheshin e botohen tek ne. Ai është i pranishëm me shkrime letrare për të rritur dhe fëmijë si dhe me shkrime publicistike. Që nga ditët e hershme të rinis Rrahim M. Sadiku para lexuesve prezantohet me vjersha dhe tregime për të rritur dhe fëmijë të cilat i shkruan me një përkushtim dhe dashuri të madhe. Ky përkushtim dhe angazhim këmbngulës i krijuesit të miërnjohur disa herë u kurorzua me botimin e veprave të tij por edhe me mirënjohje dhe shpërblime të tjera në manifestime të ndryshme dhe konkurse letrare, ku ai është i pranishëm me pjesmarrjen e tij pothuajse në të gjitha manifestimet letrare që organizohen tek ne.
Këto ditë krijuesi Rrahim M. Sadiku para lexuesve kosovar erdhi me përmbledhjen me vjersha për fëmijë "Buzëqeshja e Erëmirës" që brenda kopërtinave ka 50 vjersha të bukura që me ëndje i lexojnë fëmijët. Këto vjersha bëjnë fjalë për lirinë e Kosovës, për dëshmorët, poetët, mësuesit,shkollën ,natyrën, lulet, zogjët, diellin, hënën, fshatin etj, dhe janë të kuptueshme e me rimë ashtu si kanë dëshirë fëmijët. Ata i lexojnë me ëndje po ashtu si i mbledhin lulet nëpër luadhe gjatë ditëve të pranverës. Si thotë edhe poeti këto vjersha burojnë nga shpirti i tij krijues dhe i shkruan me shumë dashuri sepse ato u dedikohen pasardhësve , fëmijëve tanë. Ai thot:
"mezjarr filluan / emorën shtegtim / këngët e shpirtit tim."
Ashtu si kanë lulet lloj-lloj ngjyrash, aromash të ndryshme të këndëshme, të larta e të shkurtëra nga shtati, ashtu janë edhe vjershat e këti vëllimi.
Prezantimi me sukses i çasteve të ritmit të jetës dëshmon përvojën e gajtë të autorit që para lexuesit artistikisht të paraqes jetën, punën dhe dashurin e të gjithë atyre që ua kushton këto vjersha. Në vjershat e tij ai prek çdo gëj që i intereson lexuesit, gëzimin, hidhrimin, të bukurën, mikun, shkollën, mësimin, cicërimën e zogut, rrjedhën e lumit, blerimin e natyrës, qiellin e kaltër, buzëqeshjen e fëmijës, ëndrrat dhe dëshirat e fëmijëve, por edhe për hallet dhe vështërsit e prindërve në këtë kohë krize … Autori në shumicën e poezive lexuesit e vegjël i porosit që ta duan atdheun, ti duan prindrit, ta duan çdo gjë dhe asesi të mos e harrojnë shkollën por të jenë nxënës të mirë dhe të punojnë sa më shumë. Njëri ndër personazhet që autori përmend në këto vjersha është edhe Erëmira ku në vjershën kushtesë thuhet :
"Erdhi Erëmira krahartë / E ran ë një moillë / plot me buzëqeshje fëmijëve / ua bënë me dorë / ua bënë me dorë / ejani në shkollë! "/
Redaktori i librit Sadri A. Kelmendi duke folur për librin ndër tjera thot se " Rrahim M. Sadiku është poet i ambientit kosovar, poet i lules, i agut, i dritës, poet i Dukagjinit, i Llapit, i Drenicës … i rrethit të vet, poet i buzëqeshjes dhe pikëllimit të njerëzve që e rrethojnë, është poet i syrit të fëmijës, i syrit të trimit, i ëndrrës së gjatë për lirinë …" Mbi të gjitha është një përmbledhje me vjersha që nga lexuesi është pritur mirë duke pasur parasysh se për lexuesit e vegjël poeti është i njohur sepse në revistat e fëmijëve ai është shumë prezent me krijimet e tij.

BOX:
Rrahim M. Sadiku u lind më 1954 në Vendenis të Besianës , kurse tash jeton në Drenas. Shkollën fillore e kreu në vendlindje , ndërsa gjimnazin në Besianë, studioi Letërsi e Gjuhë Shqipe në Universitetin e Prishtinës. Shkruan vjersha për fëmijë dhe për të rritur, që nga koha kur ishte nxënës. Përveç poezisë ai shkruan edhe prozë. Ëshët fitues i shumë shpërblimeve letrare. Në konkursin për roman e dramë të SHB "Buzuku", më 2006 iu mor për botim romani "Më shumë se diell…" Po nga ky botues pritet që së shpejti ti dalë nga shtypi edhe libri me poezi për të rritur "Mbetur në maje". Në konkursin letrar Sofra poetike "Ymer Elshani" dy herë ka zënë vendin e tretë .Sadiku ëshë fitue sedhe I shumë shpërblimeve në konkurset tjera letrare. 



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora