E enjte, 26.11.2020, 12:50 AM (GMT)

Komente

Xhevat Rexhaj: Shqiptarët në Zvicër - dje dhe sot

E shtune, 13.06.2009, 07:25 PM


Shqiptarët në Zvicër - dje dhe sot

Nga Xhevat Rexhaj
 
Na ishte dikur një gjendje kur shqiptarët në përgjithësi e ata të Kosovës në veqanti ishin vetëm numër në zyret e shtetit të quajtur Zvicerr. Në vitet e 70 ta e mëpastaj këtij shteti ia mësyen shumë shqiptarë nga viset e ndryshme të trojeve etnike që ishin nën pushtim. Ata vinin si punëtor krahu dhe me shpejtësi integroheshin në tregun e punës, pra e them me potencim në tregun e punës duke ditur se ishin punëtor të vyeshëm. Si puntorë krahu ata ishin të detyruar që të gëlltitnin shumë padrejtësi në rrafshe tjera si nga aspekti njerëzor ashtu edhe ai migrues, pra si migrant me të drejta të garantuara me konventa të caktuara nderkombtare. Ato kohë mërgimtarët tanë ishin të vetem pa familje dhe e tëra që ishte me interes për ta ishte që të tubonin para dhe në fund të vitit të i sjellnin në vendlindje. Jeta e tyre këtu, si edhe në shtetet tjara ishte jo e lehtë, ata banonin bashkarishtë në disa baraka apo banesa të lira me mundësin që të ruanin paratë më shumë. Shumica e tyre nuk kishte mundësi besa edhe predispozita që të merreshin me ndonjë shkollim apo profesionalizim për punë të ndryshme, pra mbeten fatkeqësishtë vetëm punëtorë të thjeshtë duke punuar punë të renda ku kinse paguheshin më shumë, çka nga ana tjeter migrantet e viseve dhe nacionaliteve të tjera futeshin neper fabrika dhe vende tjera ku mund e ruanin shëndetin e tyre më shumë.
Fundi i viteve të 80 dhe fillimi i viteve 90 të solli një ndryshim fundamentalë në strukturën dhe përbamjen e migrantëve. Këto vite pos njerëzve që vinin për të punuar erdhen edhe shumë shqiptarë " të ashtuquajturë" refugjatë. Në këtë mes kishte njerëz me përgatitje të ndryshme shkollore deri edhe intelektual të spikatur. Me ardhjen e tyre në këtë vend filloi edhe ndryshimi i mendimit të mirë zvicerranë për puntorët e vyeshëm nga Ballkani. Zvicerranët kishin mendimn se " gastarbeiteret" ishin të urtë dhe punëtor por këta të ardhurit tjerë kanë filluar të flasin dhe të kërkojnë më shumë të drejta. Realishtë edhe ndodhi kështu, shqiptarët filluan të organizohen në mes veti në rrafshe të ndryshme, filluan të formohen klube shqiptare kornizave jugosllave, u formuan shoqatat e ndryshme dhe me 1991 u formua Lidhja Demokratike e Kosvës që pos aspektit të sensibilizimit të qështjesë së Kosovës përparësi fitoi edhe kujdesi për shqiptarët dhe të drejtat e tyre të ndryshme në këtë shtet ku ata do të konsideroheshin të barabartë me migrantët tjerë, dhe të mos shikoheshin më si jugosllavë, thënë të drejten edhe suksesi në vtet në vijim ishte i jashtëzakonshëm, ne që jetojmë në Zvicerr i dimë shumë mirë rezultatet konkrete.
Gjatë këtyre viteve ne na vizitonin delegacione të ndryshme nga Kosova e më së shumti Njeriu i Madh i kombit shqiptarë Presidenti Ibrahim Rugova dhe porosia e tij gjithhere ishte" luftoni për të drejtat tuaja por edhe respektoni ligjet dhe shoqërin zvicerrane se është popull mik i yni"
Atyre viteve numri i shqiptarëve arriti gjer në 170 000 shqiptarë, familjet dhe fëmijët filluan me vështirësi integrimin e tyre, shkollat zvicerrane u mbushen me fëmijë shqiptarë, LAPSH kryente misionin e vetë si më së miri, pra edhe këtu funksiononte Institucioni i Minstrisë së arsimit. Zvicerranët filluan të shohin se ky popull i shtypur nga serbet paska kapacitete të mëdha. Intelektualët që erdhen kryenin misionin e tyre në shumë fusha dhe shqiptarët shiheshin nga vendasit si një potencial që në të ardhmën do u krijonte kapital edhe në përtrirje popullore edhe në sferë të ekonomizimit shoqëror zvicerranë.
Dituria dhe shkollimi të trimërojnë
Pas përfundimit të luftës në Kosvë dhe pas mikpritjesë zvicerrane për afër 100 000 refugjatë filloi një ndryshim edhe më i madh pozitiv. të gjithë refugjatet e luftes u kthyen me shumë ndihma të mëdha financiare që të përtërinin shkatërrimet nga lufta në shtëpi dhe jetë më të mirë. Shqiptarët që tani më shin 200 000 në këtë vend, pas italianëve grupi më i madh i të huajve ë Zvicerr, filluan të merren më shumë me vehtene tyre e konkretishtë me familjet e tyre. Tani më shihej se fëmijët ishin pasuri më e madhe e jo paraja, kështu filloi investimi i nduarduarshëm në fëmij. me gjithë problemet, me gjithë emrin ende aty këtu si problematik( mendoi për disa të rinjë që gjenden në vepra të ndryshme kriminale) shumica absolute e fëmijëve shqiptarë iu dha shkollimit, dhe ja tani rezultatet janë më se evidente.
Një ditë në vizitë nepër Institucione dhe firma zvicerrane në një njesi federale të quajtur Schaffhausen:
Në adminstraten federale dhe në disa komunale shqiptarë dhe shqiptare duke punuar, në spital shqiptare, në radio shqiptarë, stomatologe shqiptare, në shkollën kantonale shqiptarë, ligjërues në shkolla private shqiptari, në agjenci sigurimesh shqiptarë, udhëheqes firmash të njohuar shiptarë, në futboll shumë shqiptarë, në grupe vallëzimi shqiptare, në ente sociale sociolog shqiptarë, në banka të ndryshme shqiptarë në post shqiptarë, kudo shqiptarë dhe shqiptare, dhe prej 1. korriku një shqiptare nga Cerrca e Istogut do të jetë shqiptarja e parë që do të punoi në Ministrinë e Financave të Zvicrresë,vërtet mrekulli.
Fenomeni tjeter, më se 30% e shqiptarëve fiton nënshtetësin, shumë shqiptarë blejnë shtëpia dhe imobilie të ndryshme, dhe çka është më e rëndësishmja shqiptarët tani më jetojnë mirë dhe në një nivel të duhur jetësorë.
 
Një koleg imi S. Rragami më tha një ditë; shiko Xhevat rezultatet e punës dhe angazhimit tonë si shqiptarë që punuam për dhe me Institucionet e Republikës së Kosovës prej vitit 1991 e këtej, nuk fola asgjë,  vetëm më shkuan lotët...
Dr. phil. M. Wütrich më tha, nuk po mplaket Zvicrra se po përtrihet nga rinia shqiptare, lumë ne dhe lum ju për të ardhmen.
 
Unë u ndala për të mirat që  i kemi, për të këqijat dhe dobësit një here tjeter.
 
Xhevat Rexhaj - migrant nga Republika e Kosovës formuar me 1992



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Entela Binjaku: Denonconi dhunen kunder gruas


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora