E shtune, 20.04.2024, 10:54 AM (GMT+1)

Kulturë

Hysen Këqiku: Nervin Vlora Falaski: ''Pellazgët, Ilirët, Etruskët, Shqiptarët''

E shtune, 13.06.2009, 02:43 PM


NERMIN VLORA FALASKI: ”PELLAZGËT, ILIRËT, ETRUSKËT, SHQIPTARËT”

Vështrim nga Hysen Këqiku

Përgatitur për shtyp nga shkrimtari i mirënjohur Hasan Hasani, Botoi Shtëpia Botuese “Faik Konica” Prishtinë 2004.
Studjuesja dhe shkrimtarja e njohur Nermin Vlora – e mbesa e të madhit Ismail Qemajli, është nderi i shkencës dhe i letërsisë shqiptare sepse me veprat që i botoi bëri vend nderi dhe hapi shtigje të shumëta studimi. Nuk është rastësi që shumë studjues të jetës dhe të veprës së Nermin Vlorës i vunë shumë epitete si: “Ndriçuese  e qytetërimeve të vdekura”, “Muzg i hyjneshës”, Harfë e antikës” etj.
Një vepër shumë me rëndësi për historinë dhe shkencën  shqiptare në fushën e hulumtimeve të qytetërimeve të lashta mesdhetare, me një fokusim dhe orientim të përqëndruar në zbulimet e së vërtetës për pellazgët, ilirët, etruskët dhe për shqiptarët. Ç’është e vërteta kësaj fushe hulumtimi iu kanë rrekur shumë studjues si të pasardhësve të tyre po ashtu edhe të huaj por me veprën “Pellazgët, Ilirët, Etuskët, Shqiptarët” Nermin Vlora  ka dhënë një kontribut shumë të madh  duke vënë në spikamë shumë zbulime  të cilat deri vonë kanë qenë sa diskutabile po aq edhe të panjohura. Ajo konstaton se ”shqipja  që flitet në trojet indigjente Shqiptare ishte gjuhë e përbashkët e pellazgëve, ilirëve dhe e etruskëve të lashtë, prandaj nëpërmjet saj mund të rindërtohet edhe historia e tyre”.
 Në veprën që po ua propozojmë, të nderuar lexues, do t’i gjeni këta kapituj: “Qytetërimet e lashta mesdhetare”, “Etruskishtja gjuhë e gjallë”, “Lashtësia e gjuhës shqipe”, “Shqipja çelësi i gjuhëve” dhe “Prona gjuhësore dhe gjenetika”.
Përmes këtyre kapitujve Nermin Vlora ec e sigurtë  me krenarinë e trashëguar brez pas brezi nga të parët e saj që ishin racë e dijes, e shkencës dhe e arteve të bukura. Ajo lidhur me këtë  jep një hartë në të cilën  janë shënuar me pika vendbanimet e pellazgëve. Sipas kësaj harte, pellazgët – ilirët jetonin në radhë të parë, në Gadishullin Ballkanik dhe në ishujt e Detit Mesdhe dhe të Detit Egje, nga janë përhapur në Gadishullin Apenin deri në Anadoll etj. Na heq vëmendjen sidomos mendimi i autores sipas së cilës :” gjuha ilire, nëpërmjet gjuhës etruske, ka ndikuar në latinishten, e nëpërmjejt të saj në gjuhët e tjera që janë krijuar nga latinishtja”
Vend të posaçëm  Nermin Vlora u kushton mbishkrimeve ose shtyllave të varrezave të etruskëve, ku figuron, zakonisht, shprehja “HAIRE”.
Për shembull:
“TEI TOKE TEI MADHE NAT HAIRE.”
Kjo shprehje filozofike dhe figurative në shqipen e sotme do të thuhej:
“Të qoftë me hair nata e madhe  (e gjatë) (jeta në varr ose në botën e amshueshme)”.
Shprehja “HAIR”sipas N.Vlorës përdorej edhe tek ilirët antikë të Ballkanit. Kjo fjalë  ndodhej edhe në portet e qyteteve-shtete, për t’i thënë “ qoftë me hair” ardhja e mysafirëve.
Mos vallë kjo dukuri është e rastit, apo diçka tjetër, diçka që  është e thellë, madje-madje shumë e thellë. Si është e mundshme që mendimi filozofik i ilirëve të lashtë: “TEI TOKE TEI MADHE NAT HAIRE” të jetë në harmoni me ajetet e Kur’anit fisnik?!
Mos është futur kjo shprehje kuptimplote e pellazgjishtes –ilirishtes-shqipes së moçme në arabishte nëpërmjejt të ilirëve të dyndur nga Ballkani për në Azi në kohë të lashta, sikuse siç pohon  Nermin Vlora Falaschi, ndodhi që nëpërmjet ilirëve-etruskëve futeshin shumë fjalë ilire-shqipe në gjuhën latine dhe në gjuhët tjera që lindën nga latinishtja.
Kjo vepër në 559 faqe trajton mijëra probleme dhe zbulime me interes për historiaografin dhe gjuhësinë.
Nuk mbetet i varfër ai që e lexon.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora