E enjte, 25.04.2024, 02:26 PM (GMT+1)

Faleminderit

Atdhetari Sotir Peci

E shtune, 13.06.2009, 02:39 PM


Nga prof. dr. Uran Asllani
 
Sotir Peci, rilindas i shquar, kjo figurë e madhe e arsimit, kulturës shqiptare, ka lindur në Dardhë, më 13 korrik 1873, në familjen e tregtarit te pasur të qerestesë Jovan Pecit. Mbeti jetim qysh në moshë shumë të vogël, por u rrit nën një përkujdesje të madhe nga të afërmit të tij. Shkollimin fillestar dhe atë të mesëm i përfundoi në shkollat greke në Korçë. Kur mbushi moshen 17 vjeçare, Sotiri dërgohet në Athinë për të studiuar në universitet, ose siç e quajnë grekët, Penepistimion, për shkencat e natyrës. Në periudhen 15 vjeçare të qëndrimit ne Athinë, ai u aktivizua intensivisht me problemet e migracionit shqiptar si edhe me përhapjen e gjuhës shqipe midis tyre, por edhe midis arvanitasëve (barbaçëve). Madje, Sotiri fillim të shekullit XX, në vitet 1902-1903 ai u përpoq të krijonte një komitet të fshehtë për çlirimin e Shqipërisë, me shqiptarë dhe barbaçë. Arritja më e madhe në veprimtarinë atdhetare, të Sotir Pecit, ka qenë shtypja e Fjalorit të Konstandin Kristoforidhit. Ai ndermjetësoi deri tek ministri i jashtëm grek, me anë tjeter morri persiper edhe shpenzimet e botimit. Veprimtaria atdhetare e tij ra në sy edhe për ti shpetuar ndjekjeve osmano-greke, në fillim te shtatorit te vitit 1905, migroi në SHBA. Ishte koha, kur shqiptarët e Amerikës filluan te organizoheshin nëpër shoqata, për të ndihmuar sa më shumë dhe sa më mirë luftën për çlirimin kombëtar. Shoqata « Vëllazëria Mirêbêrse Dardharare » vendosi te botonte nje gazetë « kombëtare » dhe drejtor të saj zgjodhën Sotir Pecin, shqiptarin më të shkolluar dhe më të kulturuar. Gazeta, dyjavore, me emrin « Kombi » u botua për herë të parë, më 15.06.1906, në Boston, e vijoi deri në vitin 1909, me 110 numra të botuara. Në fillim, Peci i kryente që të gjithë punët e një gazete, drejtor, redaktor, korrektor, tipograf dhe palosës. Më pas ato pune u ndan midis tre personave : S.Pecit, At Fan S.Nolit dhe Efthim Naçit. Nga nr.41 i saj filloi të botohej edhe nje shtese e titulluar « fleta letrare », ku bashkepunuan Fan S.Noli me pseudonimin Ali Baba Qyteza, Kristo Dako, Petro Nini, Mihal Grameno, Nuçi Naçi. Shumë shpejt,gazeta u bë organ ï rëndësishëm atdhetar. Që ne numrin e pare, S.Peci i dha gazetës një drejtim antiosman dhe antishovinist grekomadh. Ai besonte se populli shqiptar kishte forca të brëndëshme, qe të mund të shporte pushtimin osman. Ndërkohë, duke njohur dëmin e madh që i sillnin çeshtjes shqiptare, armiqt e brëndshëm të saj, keshillonte kunder tyre kërbaçin dhe dhunën. Në shkrimet e tij, S.Peci, paraqitet si idhëtar i luftes së armatosur, duke përkrahur çetat e para atdhetare. Gazeta, per dy vjet veprimtari, perhapi, nxiti dhe edukoi mërgimtarët e Amerikës me atdhedashuri, u doli për zot të drejtave të shqiptarëve për vetqeverisje, duke luftuar pretendimet e shovinistëve grekë, nxiti dhe perkrahu lëvizjen e armatosur, luftoi për një kishë të pavarur orthodokse shqiptare, u përpoq për të themeluar shoqeri atdhetare dhe per bashkimin e tyre në një federate të vetme e të fuqishme. Në SHBA sëbashku me Fan S.Nolin dhe Petro Luarasin, më 1907 në Boston, themeluan shoqerinë “Besa-Besë”, ndërsa në Sen Luis, shoqërinë « Lidhja Orthodokse »Në atë shtypshkronjë të vogël, primitive, ku shtypej gazeta “Kombi”, Sotir Peci botoi edhe një « Methudhë për të mësuar gjuhën englezçe” dhe dramën e Fan S.Nolit “Izraelitë dhe filistinê”.Në vitin 1908 shtypshkronja dhe gazeta “Kombi” u ndodhën para vështirêsive të mëdha financiare, ndaj edhe Sotir Peci vendosi të ndërpres bashkëpunimin me “Kombin” dhe të kthehet në atdhe.

Asokohe, në Perandorinë Osmane, ishte shpallur “Hyrieti” dhe reformar e xhonturqeve. Atdhetarët shqiptarë, duke përfituar nga ajo gjëndje parapërgatiten Kongresin e Alfabetit në Manastir. Nê ate kongres do të merrnin pjesë atdhetarë nga gegëria, toskëria, nga diaspora në Itali (arbëreshët) dhe në Greqi (arvanitasit), nga përfaqësuesit e kolonive shqiptare të SHBA, Stambollit, Rumanisë, Egjiptit

Kolonitë shqiptare të Amerikes, të mbledhura datë 13 shtator 1908, në sallën « Phonix Hall” të Bostonit, vendosën me unanimitet , që në atë kongres të dërgohej, si përfaqësues i tyre, Sotir Peci. Nisja e Sotirit nga SHBA u bë më 30 shtator dhe u kthye në një manifestim të vetvetishëm të atdhetashurisë..

Në fillim të tetorit, Sotiri ishte në Bukuresht, ku mori pjesë edhe në mbledhjet e Kolonisë Shqiptare të Bukureshtit. Shqiptarët e Rumanisë, ashtu si edhe ata të SHBA, vendosën që të përfaqësoheshin nga ish drejtori i gazetes « Kombi », atdhetari i mirënjohur, Sotir Peci.

Ky kongres filloi më 14 nentor dhe perfundoi me 22 nentor 1908.Në kon

-gres morën pjesë 32 delegatë, nga 22 qytete dhe shoqata.

C’perfaqësoi dhe ç’farë solli Peci në atë kongres ?

Mendimet e tij S.Peci i kishte trajtuar, kohë më parë, në faqet e gazetës “Kombi”. Ai ishte i bindur dhe i vendosur për një alfabet të gjuhës shqipe, krejtësisht, me germa latine. Po të kemi parasysh përberjen heterogjene të shoërive dhe klubeve, që u përfaqësuan atje, bëhet menjëherë e qartë se S.Peci përfaqësonte atje rrymën më përparimtare të kohës. Pa mëdyshje u zgjodh alfabeti thjesht latin, me diagrame, krejt ashtu siç ishte ai i shoqërisë “ Bashkimi” të Shkodrës. Vendimi për një alfabet latin, që i vendos autorët e tij, mbi një piedestal të ndriçuar kombëtar, ishte një vendim me rezonancë të gjatë historike, që vjen në mbështetje tê tezave aktuale, për një Shqipëri të orientuar, gjithmonë, drejt perëndimit, shënon një nga momentet më kulmore të historisë, kulturës dhe arsimit kombëtar.

Kongresi i Manastirit nuk mund të linte mënjanë dhe problemet e tjera politike të kohës, që lidheshin me rrugët dhe kërkesat për të arritur tek pavarësia aq e shumë pritur. Ato ishin : njohja zyrtare e kombit shqiptar dhe e gjuhës shqipe, zgjerimi i të drejtës së organeve lokale në çështjet e taksave, kufizimi i detyrimit ushtarak e tj.

Klubi “Bashkimi” i Manastirit bënte plane për të kaluar në zbatimin praktik të vendimeve të kongresit. Tentonte të blinte një shtypshkronjë moderne për botimin e librave, sidomos të teksteve shkollore dhe do të nxirrte një gazetê.

Shumë muaj u përfol në rrethet atdhetare të publicistikës, se drejtori i gazetës së re do të ishte Sotir Peci, por kur doli në qarkullim ajo gazetë me emrin ” Bashkimi Kombit”, drejtor i saj ishte Feim Zavalani, një atdhetar i vjetër dhe shumë i nderuar në vilajetin e Manastirit e ne sanxhakun e Korçes e Kolonjës.

Sotir Peci kthehet në Korçë, me vendimin për tu bërë mësues në Shkollën qytetëse. Pikërisht, në këtë kohë, më 2 -9 shtator 1909, në Elbasan u zhvillua Kongresi « Arsimor », ku morën pjesë përfaqësuesë nga 35 klubet atdhetare te kohes. Atje u muar vendimi, hapja e një shkolle normale, e cila do te pergatiste mësuesit e shkollave fillore, që duheshin për hapjen e shkollave në të gjithë trojet shqiptare. Per mbarëvajtjen e asaj shkolle u ngrit në Elbasan një komision me ne krye Dervish bej Biçakun dhe me përkujdesjen e veçantë të Shoqerise « Perparimi » të Korçës. Kjo shoqëri do të përkujdesej për botimin e teksteve shkollore.

Pasi u vendos hapja e shkolles, u caktua edhe personeli pedagogjiko-më-simor, që do të drejtohej nga Luigj Gurakuqi dhe do të kishte në përbërjen e tij: Aleksandër Xhuvanin, Sotir Pecin, Hajdar Blloshmin, Hafiz Ibrahim Dalliun, Dhimitër Pararisto, Simon Shuteriqin, Petër Dodbibën dhe Hasan Mezen.

Sotir Peci do te jepte lendet : matematikë dhe shkencat e natyrës.

Megjithëse nuk u mungonte as pergatitja profesionale, as guximi atdhetar, mesuesit nuk e ndjenin veten të sigurtë dhe të mbështetur. Nuk ishin vetëm mungesat e teksteve e mjeteve mesimore dhe as terminologjia e munguar e shkencave natyrore dhe shoqërore, ata i ndruheshin ndërhyrjeve të administratës osmane, i druheshin vështrimeve dhe qëndrimeve armiqësore të autoriteteve fetare, që i shikonin me dyshim mësuesit laikë. Per veshtirësitë e punes se kesaj shkolle, e cila mbeti me emër ne historinë e arsimit shqiptar, kanë shkruar Luigj Gurakuqi, Lef Nossi e me vonë Mahir Domi.

Po citojmë çfarë shkruante gazeta “Tomorri” i L. Nossit, ne 1909.

« ….Pêr te mirën dhe perparimin në këtë shkollë, janë tue bamun theror pushimin dhe prehjen e ditës, qetësinë dhe gjumin e natë e që nga mungesa e librave të shtrëngohen për ti grumbulluar andej-këtej,…..të perkthejnë mësimet e nevojshme dhe ma së fundi te krijojnë një gjuhë të bukur dhe të embël, një gjuhë pothue të përbashkëme që të kuptohet si prej toskëve, ashtu edhe nga gegët Sigurisht, puna e vështirë e mësuesve nuk ishte vetem ajo. Nxënësve iu jepeshin mësimet të shaptilografuara, ne formë dispencash. Ato prodhoheshin nga 50-80 copë, për të iu shpërndarë nxënësve të Normales.

Për një shkollë të sapo çelur, të varfër në gjithçka, e vetmja rrugë e plo-tësimit te nevojave urgjente, mbetej tu kërkohej ndihma nga populli atdhetar. Dervish Biçaku dhe Sotir Peci, fulluan një fushatë në popull, për ti kërkuar libra, tekste dhe gazeta, për të pajisur një bibliotekë modeste.

Sotir Peci, si mësuesi i shkencave, formuloi dhe krijoi, për herë të parë në Shqipëri termonologjinë kimike, fizike dhe ate te shkencave natyrore.

Ai e ndjente, me shumë se mesuesit e tjerë, nevojën per mjete mesimore, ndaj ai iu drejtua shokëve dhe miqve të tij në SHBA. Ai i kërkonte gjëra të thjeshta: acide, baza, kripa të thjeshta, epruveta, pinceta, llampa alkooli, disa kampione mineralesh dhe koleksion insektesh.

Por shoket e tij ishin të varfer, “ dorëhollë” ose nuk arrinin ta kuptonin drejt këte kerkesë. Duhet pohuar me keqeardhje se shkollën po e sulmonin edhe disa elbasanas që ishin klerikë fanatikë, që s’mund të pranonin që nxënësit muhamedanë te mesoheshin nga pese mesues “mualime kaurr”. Madje edhe mesuesi i asaj shkolle Hafiz Ibrahim Dalliu, ndonese mesimet e fese i bente ne gjuhen shqipe, kerkonte qe brenda lokalit te shkolles te kishte nje vend falje dhe nxenesit te merrnin pese here “abdest”. Megjithatë këto forca të një naiviteti me sens fetar nuk do te kishin mundur të mposhtnin vullnetin e popullit elbasanas, per arsim, culture dhe perparim shoqeror, nëse nuk do te vinte me ushtrite osmane gjenerali famekeq xhon-turk, Shefqet Turgut Pasha, per te shtur dhe shpartalluar çdo levizje kombetare. Ky general i urryer i vuri çelsin edhe Shkolles Normale dhe rrahu në mes të pazarit disa mësues të gjuhes shqipe.

I dëshperuar, S.Peci la shkollen dhe Elbasanin dhe u kthye në Korçë.

Me kthimin e tij, S.Peci fillon te bashkepunojë vrullshëm me atdhetaert e tjere korçare, ne themelimin e “Lidhjes Orthodokse” si edhe krijimin e “Bandes lirisë”

Në vitet 1911-1912 ai ishte drejtori i Shkolles se pare Shqipe te Korçes, ku kishte mesues te devotshem koleg, si Thoma Avramin, Nisi Themelin, Stafan Kondillarin , Zef Kakariqin, që ishin figura te pasterta atdhetare.

Gjate Luftrave Ballkanik dhe pushtimit grek, Sotir Peci mbeti ne Korçe, madje edhe u burgos, sëbashku me Petro Zografin, Rifat Shtyllen dhe Nepsi Kerenxhin per pak kohe.

Aty nga mezi i gushtit 1913, Sotiri mundi me rruge klandestine te shkonte me problemet e arsimit te Qeverise se Vlores, si këshilltar i ministrit te asaj kohe, Luigj Gurakuqit. Vetë ky i fundit vite më vonë, ne kujtimet e tij, shkruante :« ……Peci do te merrej edhe me nje projekt bmbi themelimin e një Akademie Kombetare per shpikjen dhe zgjedgjen e shenjave teknike, qe i duhen gjuhës sone te shkruar e me perpilimin e programeve e te librave shkollore”Ai merr pjese aktive ne hapjen e Shkollave te reja ne gjuhen shqipe, në prefekturat e juridiksionit te Qeverise se Vlores, si ne Elbasan, Berat, Lushnje, Kavaje, Durrës dhe gjetkë

E kesaj kohe ishte edhe pergatitja dhe botimi i « Vitit premtar te gramatikës » per klasat e treta dhe të katerta, ne parathenjen e se ciles ai shkruante : « ….Idea qe mbreteron sot midis atdhetarëve per te krijuar nje gjuhe te perbashket kombetare nuk mbeshtet mbi asnje themel, po te marrim ndënë vështrim zhvillimin e gjuhrave te tjera. Gjithê gjuhet kane dialekte dhe ndënë dialekte, por asnje komp nuk ka pelqyer asnjë nga këta. Ata i kane bashkuar qe te benje një gjuhe kombetare……per ne eshte e mjaft qe ne te bashkohemi, tosket me njëren anë dhe geget te tjetren ane dhe duke mbledhur gjçthe nendialektet, sikush me nje gjuhe shkollare dhe le te leme kohen te benje punen e vet….

Sotir Peci ben pjese ne ate grup personalitetesh te asaj kohe te cilet perpilojne nje memorandum drejtuar qeverise duke evidentuar gabimet dhe te metat e veprimtarise se saj. Në kete grup merrnin pjese : Faik Konica, Mithad Frasheri, Mehdi Frasheri, Naxhi Libohova, Sabri Qyteza, Haki Glina e te tjere.

Gjate periudhes se Mbretit W.Wiedd, Sotiri vazhdoi te ishte nje nga organizatoret e arsimit shqiptar. Ai i sugjeroi mbretit domosdoshmerine e nje trupi Kosturin, Sali Nivicen, Muço Qullin (Leskovikun)e tjere, per te luftuar çdo qendrim apo veprim antikombetar. Veçanerisht kunder pushtuesit malazez. Ndaj, ne 15 korrik 1915, Sotir Peci, Aqif Pashë Biçaku, Luigj Gurakuqi, Eshref Frasheri, Fejzi Alizoti arrestohen nga vautoritetet malazeze dhe mbahen te ushtrie nderkombetare per te mbeshtetiur shtetin e ri, ashtu siç ishte vepruar me mbretin grek Jorgon. Mbas largimit te mbretit Shqiperia mbeti nen nje anarki te plote dhe nen nje pushtet te eger te Esad Pasgë Toptanit. Ndaj nje grup i madh atdhetaresh u larguan nga Duurësi, per ne Shkoder e cila asokohe ishte nen mbikqyrjen e nje Komisioni Nderkombetar te Kontrollit. Në vitin 1915 ne Shkoder u be antar i Komitetit te Fshehtë Atdhetar, së bashku me Salih Vuçiternin, Halim Gostivarin, Filip Krajën, Sejfi Vllamsein, Idhomene burgosur ne Podgorice.Ata lirohen në janar te vitit 1916, nga Ushtria Austro Hungareze dhe vijne e vendosen ne Shqipërine Veriore e deri ne Vjosë e Berat.Administrata Shqiptare e Shkodres, me drejtor te arsimit Luigj Gurakuqin, në vitet 1916-1918 e kishte emëruar Sotir Pecin antar i Komisies Letrare te Shkodres, nënpunes me rrogë, ku benin pjese : Gjergj Pekmezi, At Gjergj Fishta, Mati Logoreci, Hilê Mosi, At Ambroz Marlaskaj, Dom Ndre Mjeda, Luigj Naraçi dhe kishin per konsulencë gjuhëtaret austro-gjermanë M.Lambertz e R.Nachtingal. Ne ato kushte te favorshme, ne Shkoder u vune ne perdorim disa tekste mesimore, të përgatitura nga Sotir Peci dhe nga mesueset shkodrane te arsimuar në Austri. »Abetare » e Ndue Paluces, librat e II dhe te III te kendimit nga Sotir Peci, Gramatikat e A.Xhuvanit dhe te shtypura ne Vienë.

Në mbarim te Luftes I Boterore u krijua ne Durres Qeveria Turhan Pashës, e cila ne shkurt te vitit 1919 e emeroi Sotir Pecin, drejtor tearsimit ne Tirane dhe pas dy muajve, ai u emërua keshilltar i perkohshem i Delegatesise (ministrise) se Arsimit, me nje shperblim te veçante, bashke me titullin drejtor i arsimit per prefekturen e arsimit. Ai menjëhere u impenjua thellesisht me problemet e arsimit te asaj kohe, madjhe beri edhe bpropozime konkrete per nje organizim më te mirë te sistemit shkollor.

Sotir Peci, ndonese ishte nenpunes i Qeverise se Durresit, ishte kundra politikes se saj proitaliane, ndaj edhe kur priti ne Tiranë, majorin anglez M.Eden, ai e mbeshteti ate dhe sugjerimet e tij, per organizimin e nje kongresi kombetar qe do te konsiferonte qeverine aktuale te papranueshme nga populli shqiptar. Ndaj Sotir Peci ishte nje nga organizatoret e Kongresit te Lushnjes, madje ai u zgjodh delegat edhe nenkryetar i kongresit, mbas Aqif Pashë Biçakut .

Ne Qeverine e Sulejman Delvines, qe doli nga Kongresi i Lushnjes, Sotir Peci ishte ministri i arsimit i saj. Me kete detyre Sotir Peci ishte me shumë se kudo ne fushen e tij te veprimtarise me prodhimtare.

Ai organizoi Kongresin e pare arsimor, me 1920, ne Tiranë si edhe fillesat sistemin arsimor modern shqiptar. Por Sotir Peci u ngarkua qeveria edhe me detyra te diplomacise, duke e derguar ne Rome, me « punera te lidhura me veprimin e qeverise sonë dhe pergjithësisht me çështjen shqiptare, e cila për fat të keq s’është zgjidhur ende »

Merr pjese edhe në Kongreset e arsimit te viteve 1922 dhe 1924.

Ne vitin 1921 zgjidhet si deputet i Korçes ne Parlamentin e pare shqiptar dhe nga 24 dhjetori i 1922 zgjidhet antar i Keshillit te Nalte, nje nga të katër regjentët

Sotir Peci, mbas vrasjes se Avni Rustemit u bashkua me opozitën antizogiste dhe si tille qendroi si regjent gjate periudhes se Qeverise se Fan Nolit, por kurdohere i papajtuar me veprimet jo legale dhe ato te dhunshme të asaj qeverie. Ai ishte nje demokrat liberal, kunder dhunes dhe perdoruimit te forces. Te tille opozitar lkishte shume si Stavro Vinjahu, Agjah Libohova, Fuad Asllani e tjere. Në 24 dhjetor 1924 ai migroi ne Itali edhe u vendos në Bari.

Ai nuk pranoi te futej ne rradhet e « Konares » qe udheiqej nga Fan Noli, Koste Boshnjaku, Zai Fundo e tjere, sepse e dinte qe ajo organizate subvensionohej nga Internacionalja Komuniste (Kominterni) ne Moske.

Sotir Peci edhe pse jetonte ne Itali nuk pranoi te merrte rrogë nga italianet, apo edhe nga Beografi, ashtu sikurse kishin bere shume antizogistë.

Në Bari ai krijoi nje grupin me personalitetet te pa angazhuar politikisht, qe u quajt « Bashkimi Kombetar ». Në atë grupim, me kryetar Sotir Pecin, bënin pjesë : Stavro Vinjahu, Kostë Paftali, Rexhep Mitrovica, Spiro Koleka, Ali Këlcyra, Leonidha Frasheri, Xhemal Bushatin, Riza Danin, oficerët : Dhimter Bala, Hysni Peja, Lekë Margjini, Koço Muka, Xhelal Preveza e tjere.

Ne emigracion Sotir Peci mbajti nje qendrim te paepur ndaj Ahmed Zogut. Madje ne vjeshten e vitit 1925 Grupimi « Bashkimi Kombetar » i Sotir Pecit, botoi nje « Proklamatë » te forte antizogiste, anti feudale.

Qendrimin e tij mospajtues e mbajti vazhdimisht edhe kur per nje pajtim kombetare u angazhuan Faik Konica, Hilë Mosi, Leonidha Naçi, Faslli Frasheri. Në vitin 1929, pas keter vitesh vuajtjesh dhe privacionesh ekonomike dhe shoqerore në Itali, Sotir Peci e pranoi amnistinë e dyte te Zogut dhe morri pasaporten shqiptare, por ne atdhe nuk u kthye i gjallë. Ai shkoi dhe jetoi ne Athinë, ku kishte pasuri te medha, por që ai nuk i gëzoi. Vitet e fundit te jetes së tij i kaloi ne varferi dhe shpesh i sëmurë. Sotir Peci vdiq pas nje sëmundje te rende, ne Follorinë, me 9 prill 1932 dhe u varros ne Korçë, me shumë nderime, ne 10 prill. Ai dha nje kontribut shumë të rëndësishëm ne problemet e arsimit, si publicist, si autor tekstesh shkollore. Ai per here te pare futi ne shkolle eksperimentin ne shkencat e natyres. Sotir Pecit i kanë dhene titullin « Mesues i Popullit ».



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora