Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhenc Bezhi: Atëherë ardhmëria ka qenë më e bukur!

| E enjte, 11.06.2009, 09:05 PM |


Atëherë ardhmëria ka qenë më e bukur!

Nga Xhenc Bezhi

Sot kur Kosova është shtet i pa varur dhe demokratik, kur gjashtëdhjetë shtete  te  botes e kanë njohur si te tille, sot kur  me tepër se kurrë kemi miq qe na përkrahin ne botë,sot kur ndihma po vijnë nga te gjitha anët, Kosova secilën here e me shume i përngjan një xhepi te shqyer i cili kurrë nuk mbushet. Lakmia dhe bajraktarizmi  janë frenuesit ma kryesor te mos ecjes përpara.
Lakmia  personale beri qe ata njerëz qe patën mundësi te rrjepin popullin e vete, e bene këtë pa pikë mëshire, bile ja hoqën shtate lëkur. Këta njerëz nuk na piken prej qielli as nuk na erdhën si princ Vidi nga jashtë  jo këta janë bashkë fshataret tanë, bashke qytetaret tanë qe deri  dje ecnin me opinga te grisura e sot u bënë milioner, njerëz qe i njihnim e i njohim mirë. Njerëz qe deri dje na mëshironin e i mëshironim e qe sot janë shndërruar ne “kanibal”. Me siguri qe pasurinë nuk  e kanë fituar ne loto, por kanë heke mund te madh ta fitojnë duke  mashtruar e vjedhur .
Bajraktarizmin e kemi disi si trashëgim ne shqiptaret, kemi pas dëshire  gjithmonë qe lavdin te ia lamë vetit prandaj edhe nuk ua zë për te madhe politikanëve kur meritat për shpalljen e shtetit  te ri te Kosovës ja lan vetit dhe partive te tyre. E qe ne te vërtete se cili prej nesh ka dhëne nga pak kontribut për ketë dite te sotme por jo te këtij soji.
Kishte edhe te tjerë qe  demonstruan kundër regjimit shovinist serbe ,kishte edhe te tjerë  qe mbushen mushkëritë me gaz  lotsjellës e qe përjetuan ore policore e tmerr ,kishte edhe te tjerë qe u helmuan , vranë e u zhduken për gjithmonë e sot nuk ua dimë as varret,kishte edhe te tjerë  qe u burgosen e u keq trajtuan,kishte edhe te tjerë qe u dëbuan nga puna e nga shkolla, kishte edhe te tjerë  qe vuajtën te zitë e ullirit ne ushtrinë Jugosllave ku me qindra here u morën  ne pyetje, me vite te tëra u dënuan, ku sa e sa here u kërcënuan me likuidim .
Me gojën e tyre shpesh herë  pohuan se ne jemi armiq te tyre,  provuan te na ndalojnë te flasim shqip e na konsideruan si njerëz te dorës se dyte. Ishin dhe vëllezërit tanë ata qe familjeve te tyre ju kthyen ne arkivole kinse kanë bere vete vrasje, pra ishim edhe ne ata qe kaluam Golgotën gjane e gjate duke shpresuar se dite ma te mira do te vijnë, për një te ardhme ma te mire për një Shqipëri etnike, pra ishim një popull i tërë. Ishim  edhe ne ata qe protestuan për çdo padrejtësi qe na behej, jemi  ne qe as tani  nuk heshtim por protestojmë kundër çdo te keqe qe shohim , kundër çdo kujt qe guxon te luaj me fatin e popullit, me eshtrat e dëshmorëve, me te ardhmen tonë. Prandaj sot themi ne emër  te kombit e ne emër te Zotit  mjaft.
Atëherë ishim te robëruar, te shtypur te persekutuar pa te drejta njerëzore e lere  ma nacionale,atëherë kemi qene ma te bashkuar ( ne e keqja na bashkon, e interesi na ndanë). Ishim te vendosur te qëndronim e te mos e lëshonim Kosovën. Ardhmëria atëherë ka qenë ma e bukur . Sot jetojmë te lirë, me siguri ma mire se atëherë , por me një ardhmëri te zbehtë.
Po te thuhej ne mjetet e informimit se kush ka dëshirë te dal jashtë shtetit ka afat tri dite e do ti rregullohen letrat e punës e te qëndrimit ne ndonjë shtet perëndimorë. Sa njerëz  do te dalin,  e sa njerëz do te mbesin ne Kosovë?
Kjo shprehë ma se miri se sa i lumtur është populli me politiken qe udhëhiqet  sot.