E marte, 19.01.2021, 08:43 AM (GMT)

Mendime

Xhevat Rexhaj: LDK ka ende - A do të ketë pas zgjedhjeve lokale LDK

E enjte, 11.06.2009, 06:55 PM


LDK  KA ENDE- A DO TË KETË PAS ZGJEDJEVE LOKALE LDK

Nga Xhevat Rexhaj

Ku dhemb dhami shkon guha, kështu thotë populli i ynë i menqur.

Ka kohë që mua më dhemb jo vetëm dhembi por ama krejtë koka ime, çpo luhet në dhe me LDK në. Shumë gjëra u panë, u thanë u trilluan por problemi ende është i madh, virusi shkatërrimtarë që iu ka futë në organizëm LDKsë po zgjerohet, po forcohet dhe thjeshtë po ia brenë tërë mushkërit dhe zemren LDKsë.

Partia e parë pluraliste, demokratike e kombëtare jo vetëm në Kosovë po lëkundet nga një stuhi marramendëse për tu shtri për toke një here e përgjithmonë.

Kam shkruar shumë here për këtë fenomen fatkeq, gjërat në vend që të përmirësoheshin ato vetëm se përkeqësohen, antarët e vërtet të LDKsë kanë mbetur me gojë hapur, a ka ndalje kjo marri që po i ndodhë partisë, subjektit që kishte dhe ende në zemrat shqiptare ka një përkrahje të fortë, në të gjitha moshat dhe gjinitë njerëzore në Kosovë. Antarësia pyetet vallë si mund të quhet tani më demokratike kur pas gjithë asaj katrahure pas kuvendit të VI të nuk u mblodh KP, apo një Kuvend punues ku do të diheshin gabimet dhe do të bëheshin përmirësimet e duhura, si të quhet më demokratike kur atë e kanë uzurpuar antidemokratikët, njerëzit e vjetër pa ide, karrierstë dhe të korruptuar në afera të ndryshme, njerëz të dëgjueshëm të partisë në koalicion që në një të kaluar të afërt mu këta i thirrte me epitete tradhtarësh e çka jo tjeter. Antarësia e dinë se kjo parti ishte demokratike dhe shtetëformuese e Kosovës, antarësia e dinë që edhe këta që sot udhëheqin partinë ishin pjesë e sukseseve të kaluara, por antarësia nuk po e dinë dhe nuk po e kuptonë se si këta tani me vetëdije të plotë po e qojnë kah gremina shtëpinë e cila nuk është vetëm e tyre por e qindra mijra antarëve dhe simpatizantëve. Antarësia ishte dhe është përkrahëse e programit dhe statutit që kishte bërë elita e LDKsë në krye me të Madhin e kombit shqiptarë Presidentin Ibrahim Rugova, antarësia ishte e interesuar që edhe pas shkuarjes në amshim para kohe të Presidentit tonë historikë të vazhdonte angazhimin dhe punën në LDK, pra antarësia e dëshironte vazhdimin e historisë pse jo edhe me program të ndryshuar karshi ndryshimeve historike që ndodhen, pra thjeshtë antarësia e donte vazhdimësin Rugoviane.

Pse vallë po luhet kjo tragji-komedi me LDKnë, pse njerëzit që tani më kinse udhëheqin LDKnë bajnë thjeshtë hajgare në paraqitje të ndryshme para mjeteve të informimit kur disa prej tyre me llafe odash e me vica provinciale luajnë k... me  LDKnë dhe me antarësin e gjërë. Vallë këta mjeranë dhe babgjysh të LDKsë nuk shohin më larg se hunda e tyre, apo me vetëdije të plotë janë pjesë aktive e kësaj tragjikomedie fatale.

Kjo thjeshtë edhe u vërejtë në një maskaradë të quajtur Konferenca e LDKsë- vizioni i reformave; me kend, Me Sejdiun, Eqremin, Kolen , Sabriun, Nekiben, Luten, S. Feratin dhe me të madhërishmin e të gjithdijshmin që se kishim pas njohur përpara Ramë Manaj. Ky njeri i cili erdhi nga një degë e LDKsë që kishte humbur votat( si gjithë të tjerët) tani më edhe i jap vetes të drejtë që të merret me reformat në LDK, a ka mjerim më të madh se një njeri që ka kaluar moshen e të reformuarit të merret më një qështje kaq madhore kur sigurishtë edhe vetë referencat e tija nuk ia lejojnë një gjë të tillë, por ja që është i dashur i Z. Sejdiu dhe ec bablok ka të mundesh.

Ku ishin përpara këta farë aktivista të fortë të LDKsë

Tjetër e veqantë ishte se në këtë konferencë nuk foli i përzgjedhuri për reforma Z. S. Ferati një ish antarë i thjeshtë i LDKsë në të kaluarën( nuk ia mohoi asnjë vlerë si antarë i denjë i LDKsë), por fjalimin kryesorë e bëri Kryetari i Prishtinës dhe tani më antari i fortë i LDKsë Z. Isa Mustafa. Duke ditur profesionalizmin, njerëzin dhe kapacitetin intelektual pakëz u gëzova që ky njeri edhe me përvojen që ka fituar( ndoshta) në perëndim do të sjell diq të veqantë dhe diçka që do të rrezatoi shpresë për një reformim të thellë të LDKsë për të ardhmën. Gjatë leximit të fjalës së tij vërejta se ai kishte harruar shumë nga e kaluara dhe duke shfletuar gazeta dhe procesverbale të ndryshme gjatë kohës sa LDKja në Zvicerr ishte bërtham kryesore e organizimit të shumë gjërave vërejta se Zotëriu harroi mërgaten, por kjo nuk më befasoi se thënë të drejten me sinqeritet, ne shumë aktivistë të LDKsë as athere e as sot nuk e kemi shumë të kjartë se a ishte ish Zotëri Ministri i Financave në qeverinë Bukoshi vërtet aktivistë i LDKsë. Nga shumë fakte dhe dokumente z. Mustafa disi ka qenë si të thuhet jo partiak, ka qenë të them thjeshtë, ntana anët ka pak... . Po mirë pas vdekjes së Presidentit Rugova na u paraqiten shumë figura që përpara si kishim ditur se janë aq të fortë për LDKnë, sidomos në kohra kur edhe të shkonte kryet me folë për LDK në. Të tillët e gjetën rastin dhe u futen në majen e LDKsë, tani më po bajnë çpo duan, po duan kinse edhe reforma të bëjnë por pyetja shtrohet me kendë dhe për kendë po duan ti bajnë kinse reformat?

Unë mendoi se ata që të gjithë janë të vetëdijshëm se me këso maskarallaqesh do të mbesin në pozita edhe ca kohë, kur dihet se në Kosovë nëse ke një autobusë me antarë ti je dikushi sepse mjel para nga shteti dhe organizmat e ndryshëm nderkombëtarë. Ata po e shohin se me ta do të humbet edhe LDKja, ndoshta e kanë mision dhe duhet ta përmbushin, ndoshta, ndoshta, dhe vërtet këtë po e bëjnë.

Vetë auditoriumi që u pa në këtë eveniment të jepte të kuptosh se me fytyra të tilla të mplakura dhe të sterkequra nuk ka reforma, nuk ka ardhmëri dhe forcim të LDKsë. Por le ta dijnë këta pleqë e plaka të LDKsë se do jenë të shenuar në historikun e LDKsë si shkatërrues me vetëdije  të plotë,të një projekti nacional që quhej , Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ku jeni ju të Forumit Rinor të LDKsë.

Ndoshta ka ardhur koha që dikush që duhet të thotë diçka për këtë gjendje ku gjindet LDKja.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora